Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Arsyeshmëria e teksteve
Për këtë temë ekziston mospajtimi i dijetarëve të kelamit në njërën anë, po ashtu ekziston edhe mospajtimi në mes të fukahenjve të ixhtihadit në anën tjetër. Për këtë arsye, të parën do ta sqaroj shkurtazi, ndërsa të dytën gjerësisht.
E para: Drejtimi i mutekeliminëve për analitikën e veprave të Allahut, e prej tyre edhe ligjet e tij.
Në shkencën e kelamit për këtë çështje kanë dhënë mendime të ndryshme, si: Është arsye e panjohur e cila rezulton ligjësimin e ligjit e cila pasqyron për objektivin e Ligjvënësit në ligjësime.
Mospajtimi bashkohet në pikën se, të gjithë pajtohen se prej atyre ligjësimeve rezulton dobia.
Mospajtimi i tyre përkufizohet në atë se, ato interesa a kanë ndikuar apo nuk kanë ndikuar te Ligjvënësi që t’i ligjësoj ato ligje:
Esharijtë e mohojnë faktin se kanë ndikuar, sepse sipas tyre ligjet arsyetohen për dobi për shkak të respektit dhe mirësisë dhe Zoti nuk ka për obligim asgjë.
Muëtezilët: Deklarohen pro ndikimit për t’u ligjësuar dhe se veprimet e Allahut duhet arsyetuar dhe ligjësimi i atyre veprimeve është i bazuar në parimin e tyre dhe veprimi i mirësisë është obligim dhe përmirësim nga Allahu i Lartmadhëruar.
Maturidijtë, shprehen sikurse fukahatë, thonë se kanë ndikuar, por jo domosdoshmërisht, por se ato i japin kuptimin se ato dobi, për të cilat është bërë ligjësimi, po mos të kishin qenë ato dobi, nuk do të kishin qenë ato ligje. Zoti i Lartmadhëruar ka dashur që të realizohet dobia e robërve me atë çka ka dashur të realizohet dobia e robërve me atë çka ligjëson, por si respektim, vlerësim dhe bamirësi ndaj robërve, e disa prej atyre arsyeve na janë paraqitur, ndërsa disa prej tyre janë të fshehura për ne, por jo se kjo është dosmosdoshmëri siç mendojnë muëtezilët. Ky mendim është më i drejtë dhe nuk është i ekzagjeruar.
Të gjithë janë pajtuar për arsyeshmërinë e kijasit. Këtu ekziston çështje tjetër e mospajtimit.
E dyta: Drejtimet e dijetarëve të usulit sa i përket arsyeshmërisë së teksteve.
Papajtueshmëria ka të bëjë në arsyen e cila është bazë themelore e kijasit, në kuptimin e atributit i cili e bën ligjin për të cilin paramendohet urtësia dhe i cili kur të ligjësohet ligji, tek ai rezulton dobia e pikësynuar ose e kemi ditur arsyen e cila i jep kuptimin me të cilën ka të bëjë ligji i tekstit. Duke e ditur se drejtimi i shumicës absolute të dijetarëve është i mendimit se: ligjet e Allahut të Lartmadhëruar janë të ndërtuara mbi bazën e sigurimit të ligjit për dobinë e robërve. Sa i përket asaj se baza e teksteve është arsyeshmëria dhe jo vetëm adhurimi, dijetarët e usulit kanë dhënë mendime të ndryshme dhe janë ndarë në katër drejtime.
E para: Drejtimi i disa dijetarëve të usulit, e prej tyre dhahirijtë.
Esenciale është paarsyeshmëria deri sa të paraqitet argumenti i arsyeshmërisë sepse teksti obligon ligjin me formulimin e tij dhe jo me arsyeshmërinë e tij pasi që arsyeshmëritë e sheriatit nuk janë prej tregueshmërive të tekstit dhe me arsyeshmëri bartet ligji prej formulimit te arsyeshmëria apo te koncepti ligjor, si f.v., transformimi prej fjalës në kuptim të plotë në fjalë alegorike. Kjo bëhet vetëm se me argument. Kuptimi i hadithit: “Kokërr për kokërr, e ngjashme me të ngjashme, ndërsa teprica është kamatë.” tregon ndalimin e kamatës në blerjen e kokrrës me kokërr, kështu me arsyetim aprovohet ligji i saj. Sipas mendimit të hanefijëve, p.sh., shitblerja në masë të njëjtë e llojit të njëjtë pa marrë parasysh kokërr apo diçka tjetër.
E dyta: Disa dijetarë tjerë të usulit, të cilët e deklarojnë të kundërtën e mendimit të parë.
Esenciale në tekste, arsyeshmëria me çdo atribut të vlefshëm i cili i bashkëngjitet ligjit, deri sa të gjendet ndonjë pengesë sepse argumentet e sheriatit kanë treguar argumentin e kijasit pa përjashtim në mes të tekstit prej tekstit, kështu që baza është arsyeshmëria sepse nuk mund të vjen deri te kijasi deri sa të mësohet koncepti i cili është i vlefshëm si arsyetim prej tekstit.
Dhe atëherë kur të bëhet arsyeshmëria bazë dhe nuk mund të bëhet arsyeshmëria e të gjitha atributeve përpos të dërgohet te parandalimi dhe ndalimi i kijasit sepse nuk ka arsyeshmëri për disa atribute e në disa jo, për shkak të paditurisë dhe moslejimi i favorizimit të një çështje pa pasur favorizues, bëhen që të gjitha atributet të vlefshme si arsyeshmëri. Kjo do të thotë se secili atribut është i vlefshëm që të jetë arsyeshmëri. Kjo do të thotë se secili atribut është i vlefshëm që të jetë arsyeshmëri, përpos nëse paraqitet ndonjë pengesë, si f.v., diçka që bie ndesh me tekstin ose ixhmain ose që kundërshtohet me atributet.
Njësoj sikurse transmetimi i hadithit kur hadithi të jetë argument dhe të vepruarit me të është gabim, hadithi nuk mund të fuqizohet deri sa ta transmetojnë transmetuesit, bashkimi i transmetuesit me transmetimin për secilin hadith arsyetues dhe transmetim arrin nivelin e argumentimit për shkak të saktësisë dhe nuk anashkalohet përpos nëse paraqitet ndonjë pengesë, si f.v., bie në kundërshtim me argumentin e prerë të tekstit ose ixhmait ose paraqitjes së mëkatimit të madh të transmetuesit.
E treta: Drejtimi i shumicës absolute të dijetarëve të usulit, e në mesin e tyre shafiijtë dhe disa hanefijë.
Esenciale në tekste është arsyetimi me atributin ose natyrshmëria e saj arsyetuese, mirëpo patjetër duhet të ketë argument i cili e dallon atributin i cili është arsye në mesin e të gjitha atributeve të cilat ndërlidhen me ligjin.
Argumentimi i tyre:
Nuk mund të bëhet arsyetimi me të gjitha atributet, siç u sqarua te drejtimi i dytë dhe as me secilin prej tyre sepse disa atribute janë të mangët dhe shpijnë te pengimi i kijasit, disa janë të fuqishëm dhe duhet të transferohen te dega, kështu që arsyeshmëria bëhet obligative me disa atribute (dhe në disa tjera jo).
Po ashtu, janë pajtuar sehabet, se arsyeshmëria e ligjit është një pjesë (jo e tëra), kjo në bazë të argumentimit se ato nuk janë në pajtueshmëri në çështje degëzore (sekondare), për shkak se nuk janë dakorduar për arsyen (e ligjit). Atëherë patjetër duhet të dallohet (saktësohet) dhe të sqarohet.
Drejtimi i katërt: Mendimi të cilin e favorizojnë hanefijtë.
Esenciale në tekste është arsyetimi, përpos nëse në tekst ka ndonjë pengesë (të arsyetimit) si f.v., tekstet të cilat përcaktohen në adhurime dhe në vepra penale, mirëpo siç deklarojnë shumica absolute e dijetarëve, patjetër se duhet të ketë argument i cili e dallon (saktëson) atributin ndikues ndaj atributeve tjera. Po ashtu, para ligjësimit me arsyeshmëri, patjetër duhet të saktësohet atributi ndikues për të pasur si argument se teksti i cili përpilohet prej arsyeshmërisë është arsyetuar në përgjithësi dhe nuk është përkufizuar në atë arsyetim por mund të transferohet, që do të thotë mund ta transferoj ligjin e tij te një ligj tjetër, si f.v., ligji i aprovuar (prishja e abdesit), çdo gjë e cila del nga dy organe intime, ka kaluar në pjesën nën kërthizë, sipas ixhmait. Kështu që pas kësaj lejohet argumentimi me arsyeshmëri të atributit, me të cilin atribut është vendos argumenti si arsye sepse baza është në tekste dhe pse ai atribut është arsyetimi, vetëm se ne i kemi gjetur nga tekstet të cilat nuk kanë arsyeshmëri, për të cilën çështje janë pajtuar të gjithë (se nuk kanë tekstet arsyeshmëri) dhe është e mundur që ai tekst të përcaktohet nga ai grumbull atributesh dhe nuk është e drejtë të bazohemi në atë bazë dhe t’ia bashkëngjisim asaj, pasi që kjo është vetëm mundësi alternative, sepse aspekti i jashtëm i situatës (çështja e arsyeshmërisë së teksteve) përdoret si argument për shtyrje dhe jo për bashkëngjitje, saktësisht sikurse te ligji i istis’habit sepse te istis’habi pasi që përcillet nga aspekti i jashtëm lejohet si argument për të shtyrë (mënjanuar) dhe jo për të tërhequr, siç është rasti me jetën e të pagjeturit (të humburit) pasi që e vështrojmë nëpërmjet rrugës së istis’habit, e bën atë rast argument për të shtyrë (ligjin) dhe jo për aprovimin e dispozitës (për realizimin e dispozitës për shpërndarjen e pasurisë) dhe pasuria e tij nuk trashëgohet, nuk meriton të jetë shkak i realizimit të trashëgimisë. Po që se i vdes i afërti (i të pagjeturit), i pagjeturi nuk trashëgon, për shkak se mund të jetë i vdekur.
Shembull: Ndalesa e kamatës e cila është e ligjësuar: “…ari me ari, argjendi me argjend… shitblerje e menjëhershme.”, nuk mjafton që të thuhet se bazë në tekste është arsyetimi, mirëpo patjetër duhet të sillet argument i cili duhet të jetë bazë e arsyeshmërisë. Argument i arsyeshmërisë: Përfshirja e tekstit në ligj quhet përcaktimi i këmbimit të mallrave kamatore për t’u realizuar ngjashmëria apo barazimi mes tyre, e cila rezulton nga thënia e pejgamberit s.a.v.s.: “dorë në dorë”, kështu pra qëllimi prej saj është përcaktimi, ku dora (pagesa kesh) është mjeti përcaktues si sinjalizim dhe si paraqitje e arsyeshmërisë, sikurse, teksti përmban ligjin tjetër e ai është obligueshmëria e barazimit e cila rezulton prej thënies së pejgamberit s.a.v.s. “e njëjta me të njëjtën.”
Ne e kemi kuptuar natyrën e këtij teksti si arsyeshmëri nëpërmjet kalimit të arsyes prej bazës te dega, që do të thotë se koncepti i saj është përcaktimi i arsyeshmërisë jo nga baza sepse kushtëzimi i përcaktimit të njërit prej mallrave në çdo shitblerje të rëndomtë për t’u përjashtuar shitblerja e borxhit me borxh, sepse pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar shitblerjen “kjalil bil kjali” sepse shuma e të hollave (e cila paguhet në dorë) është specifikë e kamatës (e cila paguhet në të ardhmen) ose shitblerja konkrete është më e mirë se borxhi edhe pse shitblerja është e menjëhershme ashtu që të dy kontraktuesit të mos bien në dyshim se kanë vepruar me kamatë (pagesë shtesë) e cila është kamatë e pastër. Nuk lejohet shitblerja e elbit konkret me grurin jokonkret dhe as shitblerjen e borxhit me borxh e cila është shtesë me shtesë e llojit të kamatës pasi që Muhamedi a.s. ka thënë: “Pa dyshim se kamatë llogaritet në shtesë.”
Po ashtu, shafiijtë e kanë kushtëzuar këmbimin e mallrave në një vend (në vendin e kontratës) me llojin e shitblerjes së ushqimit me ushqim, nëse ushqimet janë të njëjta apo të ndryshme, për të realizuar çështjen e përcaktimit (identifikimit).
Të gjithë janë pajtuar për kushtëzimin e përcaktimit (identifikimin) e këmbimit të mallrave në rastin edhe të mallrave të njëjtë edhe të mallrave të ndryshëm që të plotësohet kushti i përcaktimit.
Është bërë obligative përcaktimi i mallit nëpërmjet rrugës së obligueshmërisë së pranim-dorëzimit në vendin e ngjarjes, sepse malli i porositur gjithmonë mund të jetë borxh, ndërsa malli (jo i porositur) në të shumtën e rasteve është dërhem, ose dinarë (monedha), dhe kjo nuk përcaktohet ndryshe përpos me pranim-dorëzim. Ndërsa kushtëzimi i pranim-dorëzimit në mallin (pasuri) e prodhimit të porositur bëhet me qëllim që me të të arrihet përcaktimi dhe të mos dallohen kontraktuesit prej një borxhi në borxh tjetër.
Atë që e cekëm më lartë është bërë që të dihet përcaktimi i të “kuptuarës” nga hadithi i kamatës. Kështu që është transferuar prej ligjit bazë në ligj degëzor sepse nuk do të kishte kuptim ndryshe përpos se të gjendet ligji i tekstit në ligjin e patekstualizuar dhe të mospërkufizimit vetëm me tekst.
Kur të konfirmohet (ekzistimi i arsyetimit në fushën në të cilën nuk ka tekst) dhe gjykojmë në përcaktim (të çështjes), atëherë vërtetohet se tekst është hadithi i kamatës dhe arsyetimi është se nuk bartet dispozita bazë në dispozitën degëzore, pa arsyeshmërinë e bazës dhe për këtë ekziston pajtueshmëria e të gjithëve.
Dhe kur të vërtetohet se domosdoshmërisht është transferuar dispozita e përcaktuar, atëherë domosdoshmërisht vërtetohet edhe transferimi i dispozitës së ngjashme te të gjitha mallrat të cilat peshohen (maten në vagë) sepse qëllimi është në kushtëzimin e përcaktimit dhe barazimin në artikujt kamator, e ai pikësynim është ekuivalenca (barazimi) në mes të dy kontratave, të cilat mund të shpijnë deri te realizimi i kamatës, bile kamata shtesë mund të realizohet më lehtë se kamata e shumëfishuar, sepse shtesa përmban në vete realizimin e shtesës, pra të pjesës shtesë dhe kamata e shumëfishtë bazohet në “dyshimin e shtesës”. Ajo çka është e sigurt ka prioritet ndaj asaj e cila është e dyshimtë.