Mënyra e tejkalimit të kundërshtimeve

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Mënyra e tejkalimit të kundërshtimeve

 

 

Nëse në shikim të muxhtehidit paraqitet kundërshtim në mes të argumenteve, ai duhet të hulumtoj për tejkalimin e kundërshtimeve. Për të realizuar këtë pikësynim janë dy rrugë:

– rruga e hanefijëve dhe

– rruga e shafiijëve.

 

E para: Rruga e hanefijëve.

Hanefijtë deklarojnë: Kundërshtimi mund të jetë:

– ose në mes të teksteve të sheriatit,

– ose në argumente tjera.

Nëse kundërshtimi është në mes të dy teksteve, muxhtehidi i kalon argumentet nëpër katër faza në bazë të kësaj renditjeje:

  1. Shfuqizimi.

Është rruga kur muxhtehidi e hulumton kronologjinë e dy teksteve, kur ta mësoj, i jep përparësi të dytit ndaj të parit. Gjykon në atë mënyrë që i mëvonshmi e shfuqizon të mëhershmin, nëse janë të barabartë në fuqinë e tyre, ashtu që vjen në pyetje që njëra ta shfuqizoj tjetrën, si p.sh., me rastin e dy ajeteve apo ajetit me sunetin mutevatir apo meshhurë ose dy haditheve të vetmuara, si f.v., rasti i dy ajeteve, njëri i cili tregon idetin e gruas së cilës i vdes burri dhe tjetri kur gruaja e shkurorëzuar është shtatzënë. Ajeti i parë:

وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا

“E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë…” (El-Bekare : 234)

Ajeti në mënyrë të përgjithshme tregon se gruas së cilës i vdes burri duhet të pres afatin prej katër muaj e dhjetë ditëve, pa marrë parasysh se a është apo nuk është shtatzënë.

Ndërsa ajeti i dytë është:

وَأُولَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ ا

“…për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin..” (Et-Talakë : 4)

Ky ajet tregon se gruas shtatzënë i përfundon ideti pasi të lindë, pa marrë parasysh a i vdes burri i saj apo shkurorëzohet.

Nga aspekti i jashtëm këto dy ajete kundërshtohen në mes vete. Transmeton Ibni Mes’udi se ajeti i dytë është më i mëvonshëm nga ajeti i parë në zbritje, dhe e shfuqizon pjesën që duhet shfuqizuar, e ajo pjesë është shfuqizimi për gruan shtatzënë të cilës i vdes burri dhe ideti i saj përfundon pasi të lind, këtë mendim e kanë edhe shumica absolute e dijetarëve.

 

  1. Përparësia.

Nëse muxhtehidi nuk e di kronologjinë e dy teksteve kundërshtuese, nëse ka mundësi, i jep përparësi njërit ndaj tjetrit në mënyrën të cilën do ta shpjegojmë se si duhet dhënë përparësi, si f.v.:

– përparësia e tekstit absolut ndaj tekstit interpretues,

– përparësia e tekstit ndalues ndaj atij lejues.

– përparësia e dy haditheve, ku secili është i vetëm, mirëpo transmetuesi i njërit është më i drejtë dhe më dijetar në fikh, e të ngjashme.

Hanefijtë i japin më shumë përparësi njërit prej dy argumenteve se sa bashkimit të tyre, sepse favorizimi i favorizuesit është çështje logjike. Shembull i kësaj është se Ebu Hanife i ka dhënë përparësi hadithit: “Largohuni nga urina në atë çka është thënë për pirjen e irnijinëve (urinën e devesë).” duke i dhënë përparësi ndalesës edhe pse ekziston mundësi që të përgjithshmen ta bartim në të interpretuarën ose vetëm në rast përdorimi si shërim sepse largimi i dëmit ka përparësi ndaj sjelljes së dobisë.

 

 

 

  1. Bashkimi dhe harmonizimi.

Kur është i pamundur favorizimi i ndonjërit prej argumenteve, muxhtehidi orientohet në bashkimin dhe harmonizimin në mes të dy teksteve sepse të vepruarit me njërin prej dy argumenteve ka përparësi ndaj lënies së argumenteve anash. Siç tregohet në librin “Muslimu Thubut” dhe në librat tjerë, mënyra e bashkimit dhe harmonizimit varet prej natyrshmërisë së teksteve:

– Muxhtehidi i bashkon dy tekste të përgjithshme duke shikuar llojin e njërit prej tyre.

– Muxhtehidi bashkon dy tekste të papërcaktuara duke shikuar se cili prej tyre është përcaktues.

– Në rastin e dy teksteve të posaçme, e bën pjesëzimin e specifikimit.

– Në rastin kur janë dy tekste, njëri i përgjithshëm, atëherë i jep përparësi tekstit specifikues ndaj atij të përgjithshëm.

Shembull i rastit të parë: Kur një person thotë “jepi të varfërve”. Ndërsa herën tjetër, i njëjti person thotë “mos i jepni të varfërve”, dhe nuk dihet se cila thënie ka qenë para tjetrës dhe secilës thënie ia jep kuptimin ashtu që:

– urdhri ka të bëjë për të varfrit jo lypës dhe të urtë e të moralshëm. ndërsa

– ndalesës ia jep kuptimin për ata të cilët zgjatin dorën duke kërkuar prej tjerëve.

Shembull nga suneti:

Thënia e Muhamedit a.s.: “A dëshironi të ju tregoj për dëshmorët më të mirë? Është ai i cili bëhet dëshmitarë para se të kërkohet dëshmia prej tij.”

Dhe thënia e Muhamedit a.s.: “Më të mirët prej jush janë ata të cilët janë të gjeneratës sime, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj do të ketë popull të cilët bien dëshmorë dhe të cilët nuk dëshmojnë dhe nuk kërkojnë të dëshmojnë, mashtrojnë dhe atyre nuk u besohet.” (Hadithë)

Hadithi i parë lejon pranimin e dëshmisë para se të kërkojë pronari i së drejtës, pa marrë parasysh në të drejtat ndaj Allahut apo në të drejtat ndaj robërve.

Hadithi i dytë në esencë nuk e lejon. Kështu që hadithit të parë i jepet kuptimi i llojit të të drejtave e ai lloj është, të drejtat ndaj Allahut të Lartmadhëruar dhe dëshmia ka të bëjë me dëshminë e Hisbes (kontrollimit dhe inspektimit), ndërsa hadithit të dytë i jepet kuptimi i llojit të dytë, e ajo është dëshmia për të drejtat e robërve.

Shembull i së dytës – kur një person thotë: “jepi të varfrit”,

ndërsa herën tjetër thotë “mos i jep të vafrit”,

urdhri është për të varfërin jolypës, ndërsa

ndalesa për lypësin.

Shembull i së tretës: Kur një person thotë: “jepi Halidit”

dhe herën tjetër thotë “mos i jep Halidit”,

– urdhri i jepet rastit kur ai është i qëndrueshëm dhe i devotshëm, ndërsa

– ndalesa është kur ai devijon.

 

Shembull i së katërtës – thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَاثَةَ قُرُوءٍ

“E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tri menstruacione..” (El-Bekare : 228)

Ky tekst është i përgjithshëm dhe tregon për obligueshmërinë e idetit për çdo grua, pa marrë parasysh kontaktimin apo moskontaktimin me të, mirëpo me ajet tjetër është specifikuar pas kontaktimit. Ky specifikim ka ndodhur me thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نَكَحْتُمُ الْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍ تَعْتَدُّونَهَا ا

“O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin).” (El-Ahzab : 49)

Ajeti i përgjithshëm vazhdon të veprohet edhe pas specifikimit.

 

Nëse njëri prej teksteve është i papërcaktuar, ndërsa tjetri i përcaktuar, atëherë i papërcaktuari bartet te i përcaktuari, siç dihet në këtë tematikë, thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

حُرِّمَتْ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةُ وَالدَّمُ وَلَحْمُ الْخِنزِيرِ

“Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit…” (El-Maide : 3)

dhe ajeti tjetër:

إِلَّا أَن يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَّسْفُوحًا

 “…përveç në qoftë se është: cofëtinë ose gjak rrjedhës…” (El-En’am : 145)

Ajeti i parë është i papërcaktuar (gjaku) i cili përcaktohet me ajetin e dytë, ashtu që gjaku i cili ndalohet është ai rrjedhës.

 

  1. I le anash të dy argumentet dhe argumentohet me argument të kategorisë më të ulët.

Nëse dy argumente kundërshtohen dhe rrugët e mëparshme nuk mund ta favorizojnë njërin prej tjetrit, atëherë i lëmë anash ato dy argumente duke pasur parasysh kundërshtimin mes vete dhe atëherë muxhtehidi i drejtohet argumenteve të cilat janë në kategorinë më të ulët.

Nëse dy ajete kundërshtohen mes vete, atëherë merret në konsideratë se si i parasheh suneti ato argumente.

Nëse dy hadithe kundërshtohen mes vete, atëherë ato dy hadithe lihen anash, duke shikuar në argumentimin e sehabiut, tek ata të cilët e marrin medhhebin e sehabiut si argument, ose duke shikuar në argumentimin e kijasit tek ata të cilët argumentohen me kijasë.

Arsyeja se muxhtehidi orientohet në argumentin e kategorisë më të ulët, për shkak të kundërshtimit mes vete dhe se të argumentuarit me njërin prej dy argumenteve kundërshtuese është favorizim me pa të drejtë favorizimi dhe ajo ndodhi mbetet pa dispozitë në rangun e kategorive më të larta.

Nëse nuk ka argument të kategorisë më të ulët të argumenteve kundërshtuese, atëherë veprohet me bazën e përgjithshme të asaj çështjeje, thuaja se në esencë nuk ka dispozitë në atë çështje.

Shembull të kategorisë më të ulët: Hadithet të cilat janë transmetuar me transmetime të kundërta me rastin e namazit të zënies së diellit me hënën.

Hadithi i parë është hadithi nga Nuëman bin Beshijr r.a. se pejgamberi s.a.v.s. ka falur namazin e zënies së diellit me hënën ashtu siç falemi me një rukuë dhe dy sexhde.

Hadithi i dytë i transmetuar nga Aishja r.a. se pejgamberi s.a.v.s. i ka falur dy rekate me katër rukuë dhe katër sexhde.

Hadithi i parë tregon për mënyrën e faljes së namazit të zënies së diellit me hënën është me një ruku, një qëndrim në këmbë siç është rasti me namazet.

Hadithi i dytë tregon se namazi falet me dy rukuë, dy në secilin qëndrim në këmbë të secilit rekat.

Nuk ka favorizues të njërit prej dy haditheve, atëherë nuk veprohet me asnjërin prej tyre, por veprohet me kijasin, e në bazë të kijasit namazi i zënies së diellit me hënën falet sikurse me rastin e namazeve tjera.

Shembull i të vepruarit me bazën e përgjithshme: Ajo çka është gjurmuar rreth dispozitës së lëpirjes së gomarit në enë. Nga Ibn Umeri, është i papastër, nga Ibni Abasi, është i pastër. Hanefijtë nuk kanë vepruar me këto dy gjurmime duke vepruar me bazën e përgjithshme të ujit dhe se uji është i pastër në bazë të bazës së saj të përgjithshme.

Përderisa, sa i përket kundërshtimit të argumenteve përpos dy teksteve dhe dy analogjive, muxhtehidi duhet të favorizoj prej tyre në bazë të favorizimit të kijasit, si p.sh., favorizohet arsyeshmëria e tekstit ndaj arsyeshmërisë së përfituar i cili është prodhuar nga harmonizimi i arsyeshmërisë së tekstit.

Nëse ndonjëri prej analogjive nuk favorizohet ndaj analogjisë tjetër, muxhtehidi duhet vet të anoj se në cilin prej analogjive i pushon zemra dhe atëherë vepron me atë në të cilin i qetësohet zemra dhe nuk lejohet të largohet nga ai derisa ta sheh tjetrin i cili është më i mirë dhe e ndryshon ixhtihadin e tij.

Shkaku se pse muxhtehidi duhet të kërkoj në veten e tij në cilin argument të anoj është se, të dy anët e këtyre analogjive kundërshtohen, andaj duhet të veproj me njërin prej dy analogjive e në të cilat nuk peshon asnjëra ndaj tjetrës, dhe i bie sikurse te e drejta e zgjedhjes së kompensimeve sepse Ligjvënësi e ka vendos si argument të sheriatit me të cilën muxhtehidi duhet të veproj me të dhe në anën tjetër duhet t’i anashkaloj për shkak të kundërshtimit në mes tyre, si te rasti i kundërshtimeve të dy teksteve dhe thonë, muxhtehidi gjykon dhe vepron në bazë të zemrës së tij.

Shafiiju ka thënë: “Muxhtehidi zgjedh dhe jep fetva me cilindo prej dy mendimeve, nëse nuk mund të hasë në njërën prej dy analogjive sepse nuk do të kishte kuptim asgjësimi i tyre sepse do të rezultonte që çështja të mbetet pa dispozitë dhe nuk do të kishte kuptim të vepruarit me njërin prej tyre konkretisht sepse kjo është favorizimi me pa të drejtë favorizimi, andaj mbetet alternativa e zgjedhjes së njërës prej tyre.”

Hudariju ka thënë: “Tek ne nuk paraqet ndonjë domethënie ky anim të cilin e kanë paraparë hanefijtë si zgjedhje të njërës prej tyre sepse animi në ixhtihadë është deri sa të arrihet te tjetra. Është obligative që kur të jenë dy analogji nuk ka përparësi njëra nga tjetra. Dhe nuk ka çka të thuhet tjetër përpos të thuhet: “Ai le të zgjedh njërën prej dy dispozitave.” Dallimi në mes të hanefijve dhe shafiijve është te rezultati:

Hanefijtë thonë: Nuk lejohet të ndryshoj mendimin nga ajo çka e ka zgjedhur, përpos nëse i paraqitet argument i cili është shkak i ndryshimit.

 

Shafiijtë thonë: Ai ka të drejtë të zgjedhë atë që e ka zgjedhur më parë, përpos nëse është qëllim që muxhtehidi të pengohet që të pasoj epshin në ligjësimin e ligjeve. Kur njëra prej dy analogjive harmonizohet me dëshirën e tij veprohet me të dhe kur harmonizohet me tjetrën e ndryshon mendimin dhe nuk mendojmë se ndonjëri do ta lejonte këtë.

 

 

E dyta: Rruga e shafiijve në mënjanimin e kundërshtimeve.

Medhhebi shafiijë ka sqaruar se kur dy analogji kundërshtohen në mes vete, muxhtehidi e favorizon njërën prej tyre siç do ta shpjegojmë, përderisa sa i përket asaj kur të kundërshtohen dy tekste, ashtu siç e parasheh muxhtehidi, sipas medhhebit shafiijë, malikijë, hanbelijë dhe dhahirijë, muxhtehidi duhet të hulumtoj nëpërmjet këtij procesi dhe në këtë renditje:

  1. Bashkimi dhe harmonizimi në mes të kundërshtimeve në aspektin të cilin e pranon arsyeja, sa të ketë mundësi, qoftë edhe në disa aspekte, atëherë veprohet me secilin prej tyre në raste konkrete dhe nuk lejohet favorizimi i tyre sepse të vepruarit me të dy argumentet ka përparësi ndaj asgjësimit të njërit prej tyre dhe në favorizimin e njërit prej tyre për shkak të faktit bazik se, të vepruarit me argument ka përparësi nga mosveprimi me të.

Mund të veprohet me të dy argumentet në tri raste:

  1. Që dispozita nga të dy argumentet kundërthënëse mund të veprohet në disa pjesë si f.v.: Gjatë mosmarrëveshjes së dy personave ku, secili pretendon se shtëpia është e tij.

Është i pamundur të vepruarit me të dy pretendimet dhe me argumentet e secilit prej tyre. Gjykimi se shtëpia është pronë e njërit do të nënkuptonte se shtëpia nuk është e tjetrit

Ndodhemi në situatë ku nuk mund të bëhet bashkimi i dy argumenteve, mirëpo të vepruarit me ato dy argumente është i mundur në disa aspekte, bëhet përgjysmimi, sepse pronësia mund të pjesëzohët.

Shtëpia ndahet në mënyrë të përgjysmuar për secilin prej tyre, sepse e drejta në atë shtëpi në secilin prej tyre tregon argument se ka të drejtë pronësie, atëherë pronësia i nënshtrohet përgjysmimit dhe përgjysmohet, duke e bërë kështu bashkimin në mes të dy argumenteve në një aspekt prej aspekteve.

  1. Që dispozita e secilit prej argumenteve është e shumënumërt, që do të thotë argumenti jep alternativa të dispozitave të shumta, atëherë është e mundur të veprohet me të dy argumentet dhe me secilin prej tyre vendoset nënligj sikurse thënia e pejgamberit s.a.v.s.: “Për fqinjin e xhamisë nuk ka namaz pos në xhami.”

Ky hadith është në kundërshtim me pranimin apo miratimin e pejgamberit s.a.v.s. për atë i cili nuk falet në xhami por falet jashtë xhamisë edhe pse është fqinj me xhaminë.

Këto dy argumente përmbajnë dispozita të ndryshme, varësisht prej situatës së secilit argument prej tyre

– Ka mundësi që hadithi i parë tregon për pranimin e namazit por tregon se nuk ka vlerë të madhe dhe nuk është namaz i përsosur ndërsa,

– Hadithi i miratimit ka kuptimin e pranimit të namazit.

 

  1. Që dispozita e secilit prej dy argumenteve të jetë i përgjithshëm, që do të thotë për njësi të shumta, dhe atëherë është e mundur të veprohet me të dy argumentet ashtu që duke i shpërndarë nëpër njësi dhe argumentin e njërës dispozitë e ndërlidh te një pjesë, ndërsa argumentin e dispozitës tjetër e ndërlidhë te një pjesë tjetër. Shembull: Dëshmitë më të mira të cilat i kemi përmendur më herët kur kishte kundërshtime.

Shembull tjetër, thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا

“E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë.” (El-Bekare : 234)

dhe thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

وَأُولَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ ا

“për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” (Et-Talakë : 4)

Ajeti i parë në mënyrë të përgjithshme nënkupton se ideti i gruas së cilës i vdes burri përfundon pas katër muaj e dhjetë ditëve, pa marrë parasysh a është apo nuk është shtatzënë.

Ajeti i dytë në mënyrë të përgjithshme të saj nënkupton se gruas shtatzënë i përfundon ideti pasi që t’i lind fëmija, pa marrë parasysh a shkurorëzohet apo i vdes burri,

I bashkojmë dy ajetet dhe secilit prej ajeteve i japim kuptimin në njësinë e vet dhe jo në njësinë e tjetrit, kështu që veprohet me të argumentet në aspektet e tyre, siç kemi sqaruar edhe më parë.

 

  1. Favorizimi i argumenteve në mënyrën e favorizimit të cilin do ta sqarojmë dhe do t’i sinjalizoj disa prej tyre në bazë të rrugës siç e kemi treguar më herët, ku muxhtehidi vepron tek pas hulumtimit dhe pas zbulimit të argumentit i cili favorizon dispozitën.

 

  1. Shfuqizimin e njërës prej dy argumenteve dhe të vepruarit me tjetrin, nëse tregueshmëria e saj pranon shfuqizimin dhe dihet cili është i mëhershëm dhe cili është i mëvonshëm ashtu që i mëvonshmi e shfuqizon të mëhershmin.

 

  1. Anashkalimi i të dy argumenteve. Nëse procedurat e mëhershme nuk janë të suksesshme atëherë nuk veprohet me asnjërin prej tyre dhe veprohet me argumente tjera dhe ngjarja mbetet e patekstualizuar. Kjo formë është vetëm presupozuese sepse nuk mund të ndodhin raste të tilla.

Lini një koment