Kundërshtimi në mes argumenteve

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përkthimi: Dr. Musli Vërbani

 

Kundërshtimi në mes argumenteve

 

Këtu do të sqaroj:

  • esencën e kundërshtimeve,
  • sferën e kundërshtimeve,
  • dispozitën e kundërshtimeve te hanefijtë dhe te shumica absolute e dijetarëve.

 

Esenca dhe sfera e kundërshtimeve

 

Kundërshtim, gjuhësisht do të thotë, kur secili e kundërshton mendimin e tjetrit. Kjo ndodh kur secila çështje bëhet e kundërt me çështjen tjetër dhe e zëvendëson tjetrën duke u ndalur në atë pikë.

Në terminologjinë e usulit është atëherë kur njëri prej argumenteve rezulton një dispozitë për një çështje në kundërshtim me rezultimin e argumentit tjetër me atë dispozitë.

Kudamiju, kundërshtimin e definon kështu: “Është shprehja e mohimit të dy e më shumë argumenteve varësisht se a sillen ato argumente përballë njëri-tjetrit, dhe është i pamundur unifikimi i tyre”., si f.v., njëri prej argumenteve rezulton obligimin, ndërsa tjetri ndalimin, e të ngjashme.

Shembull, kemi dy ajete në Kur’an:

– Njëri ajet idetin e gruas së cilës i ka vdekur burri e cakton në katër muaj e dhjetë ditë, pa marrë parasysh se a është shtatzënë apo nuk është shtatzënë.

– Ajeti tjetër përcakton që ideti i shtatzënës duhet të jetë deri sa të lind fëmija, pa marrë parasysh se a i vdes burri apo e shkurorëzon.

Kështu, në këndvështrimin e muxhtehidëve këto dy tekste shihen se janë të kundërta me njëra tjetrën.

 

Kemi edhe dy hadithe sa i përket kamatës:

– Hadithi i parë është thënia e pejgamberit s.a.v.s.: “Kamata është dyfishimi.”

Hadithi i dytë: “Mos shitbleni grurë me grurë, përpos në masë të barabartë.”

– Hadithi i parë, ndalimin e kamatës e përkufizon në kamatën dyfishuese dhe në bazë të saj lejohet kamata shtesë.

– Hadithi i dytë tregon se ndalohet kamata shtesë.

Kështu që, dy hadithet do të ishin në kundërshtim sa i përket kamatës shtesë, i pari tregon për lejim, ndërsa i dyti për ndalim.

Vërehet se kundërshtimi ndodh nga këndvështrimi apo si e parasheh muxhtehidi në bazë të perceptimit dhe aftësisë së kuptimit të tij dhe jo në ngjarjen dhe në vet çështjen, siç sqarova më herët, sepse kundërshtimi ka kuptimin e kontrastit, dhe është e pamundur që Ligjvënësi të sjell dy argumente të kundërta në të njëjtën kohë për të njëjtën çështje sepse kjo është tregues i paaftësisë dhe ky mendim për Zotin e Lartmadhëruar është absurditet.

Shatibiju ka sqaruar se i tërë sheriati islam përfundon në një mendim të vetëm në çështjet dytësore edhe pse mendimet janë të ndryshme dhe të shumta, ashtu siç është edhe me bazat e saj dhe nuk bën të jetë ndryshe dhe ai i ka paraqitur argumentet e qarta në lidhje me këtë çka e ka thënë.

 

Sfera e kundërshtimeve

 

Ndoshta çështja e kundërshtimeve është vetëm formalitet dhe nuk është substancial siç e përmendëm, dhe lejohet të ndodhë edhe në argumente të prera edhe jo të prera por të së njëjtës kategori dhe atëherë njëra prej tyre bartet te tjetra ose e shfuqizon njëra-tjetrën, nëse mësohet kronologjia e tyre dhe cila është e mëvonshme, siç do ta sqaroj.

Nuk lejohet kundërshtimi në mes të argumentit të prerë dhe jo të prerë dhe as në mes të tekstit dhe ixhmait dhe kijasit dhe as në mes të ixhmait dhe kijasit sepse e dobëta mohohet nga e forta dhe jo e prera mohohet nga e prera sepse kusht është që kundërshtimi të ndodhë kur të kundërshtohen dy argumente të sheriatit të së njëjtës forcë (kategori).

Një pjesë e dijetarëve të usulit e parashohin që kundërshtimi i argumenteve nuk ndodhë në mes të dy argumenteve të prera sepse kjo do të nënkuptonte bashkimin e dy të kundërtave dhe fuqizimin e tyre ndërkohë që janë të kundërta për të njëjtin person sepse argumentet e prera janë të sigurta dhe bindëse. Logjika nuk e pranon të favorizohet shkenca prej shkencës (argumentit shkencor me argumentin shkencor).

Sipas mendimit tim, përkufizimi i kundërshtimeve vetëm në argumente të pasigurta është vetëm presupozim, sepse kundërshtimi ndodh vetëm në aspekt të jashtëm, dhe ashtu siç mund të ndodhë kundërshtimi në mes të argumenteve të sigurta, mund të ndodhë edhe në argumente të prera.

Ajo çka vërehet është se, kundërshtimi nuk mund të paramendohet në mes të dy veprimeve nëse tek ne nuk vjen argument për përsëritjen e saj, si f.v., ligjësimi për agjërim të ditës së shtunë, e pastaj ligjësimi për kundërshtim në mes të këtyre dy veprimeve sepse nuk ka përgjithësim në vepra, siç do ta sqaroj më vonë.

Lini një koment