Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Favorizimi pas krahasimeve
Shevkaniu i ka përmendur shtatë lloje të favorizimeve pas krahasimeve, mirëpo mund t’i përmbledhim në katër prej tyre:
- Favorizimi nga aspekti i bazës,
- Favorizimi nga aspekti i degës,
- Favorizimi nga aspekti i arsyes,
- Favorizimi nga faktorët rrethanor.
E para: Favorizimi nga aspekti i bazës.
Amediu i ka përmendur gjashtëmbëdhjetë lloje të favorizimeve të cilat kanë të bëjnë me ligjin bazë.
Bejdaviju dhe Shevkaniju dhe të tjerët e kanë ndarë në dy pjesë:
- pjesa, varësisht prej argumentit ligjor,
- pjesa, varësisht prej mënyrës së ligjit.
Unë kam zgjedhur një shembull i cili ndërlidhet me argumentin ligjor, përderisa sa i përket çka ka të bëjë në vet ligjin kjo është kuptuar me atë që e kemi përmendur në temën “Favorizimet në mes të teksteve nga aspekti i ligjit.” ku përmendej se i jepet përparësi asaj çka rezulton ndalesën ndaj asaj që rezulton lejimin dhe i jepet përparësi asaj që arsyeshmëria e fuqizon atë ligj, para arsyeshmërisë e cila e mohon atë ligj.
E para: Favorizohet kijasi, ku ligji i së cilës është bazë e prerë, ndaj kijasit ku ligji i së cilës është jo i prerë, sepse peshon në mendim sepse në esencë nuk mund të hidhet dyshimi.
E dyta: Favorizohet çështja, ligji i së cilës është ixhmai, nga çështja, ligji i së cilës është teksti, sepse ka mundësi që teksti të specifikohet, të shfuqizohet ose të interpretohet, ndërsa ixhmai nuk i pranon këto. Imam Haremejni ka thënë: “I jepet përparësi asaj çka fuqizohet me tekst, pa marrë parasysh prej Kur’anit apo sunetit ndaj ixhmait, sepse ixhmai është degë e tekstit sepse është i fuqizuar prej saj dhe nuk ka dyshim se baza ka përparësi ndaj degës.” Kështu e ka thënë edhe Bejdaviju, autor i librit “Ibhaxh”.
E treta: I jepet përparësi asaj e cila shkon sipas rregullave të kijasit ndaj asaj e cila nuk shkon sipas rregullave të kijasit sepse është më larg nga zbatimi dhe më afër logjikës.
E katërta: I jepet përparësi asaj çka tregon argument specifik në arsyetimin e lejimit të kijasit me të, para asaj çka nuk është kështu sepse është më larg në mundësinë e tij që të sillet diçka në kuptim zbatimi dhe përkufizimit të tij në bazën e cila është afruar.
E pesta: I jepet përparësi asaj për të cilën unanimisht janë pajtuar për mosshfuqizimin, para asaj për të cilën ka pasur dallime për shfuqizimin, sepse esenciale është mosshfuqizimi, kështu që favorizohet mosshfuqizimi.
E gjashta: I jepet përparësi analogjisë së çështjeve specifike ndaj analogjisë së çështjes së përgjithshme të cilën e dëshmojnë rregullat.
Përfundim: I jepet përparësi asaj argumenti bazë i së cilës është më i fuqishëm se sa argumentet tjera.
E dyta: Favorizimi nga aspekti i degës.
Favorizohet njëra nga dy analogjitë, varësisht prej degës, në katër lloje:
- Favorizohet analogjia në të cilën analogohet dega e bazës në ligjin konkret dhe të arsyeshmërisë konkrete ndaj analogjisë në të cilën është analoguar dega e bazës në llojin e ligjit dhe në llojin e arsyeshmërisë ose në llojin e ligjit dhe arsyeshmërinë konkrete ose në llojin e arsyeshmërisë dhe ligjin konkret sepse bartja e ligjit prej bazës te dega duke marrë parasysh se merr pjesë kuptimi më specifik dhe më i përgjithshëm, anon në mendim ndaj analogjisë në të cilën merr pjesë vetëm kuptimi i përgjithshëm.
Bazuar në këtë, i jepet përparësi kijasit të cilit baza dhe dega kanë përbashkësi në arsyeshmërinë e njëjtë dhe në llojin e ligjit dhe anasjelltas ndaj përbashkësisë në llojin e ligjit dhe në llojin e arsyeshmërisë ashtu siç i jepet përparësi kijasit të të njëjtës arsyeshmëri dhe të llojit të ligjit ndaj përbashkësisë së të njëjtit ligj dhe të llojit të arsyeshmërisë sepse arsyeshmëria është boshti i zbatimit siç e kemi shpjeguar te tema e kijasit.
- Favorizohet kijasi, dega e të cilit është më e vonshme se sa baza e saj, ndaj kijasit dega e të cilit është më e hershme se sa baza, për shkak se e para është më e vështirë të shpartallohet se sa e dyta.
- Favorizohet kijasi, arsyshmëria e të cilit është e prerë në degën e saj, ndaj kijasit, arsyeshmëria e të cilit është jo e sigurt sepse është më afër mendjes dhe më larg nga mundësia e kritikës.
- I jepet përparësi asaj në të cilën ligji i degës është marrë nga teksti në mënyrë globale të sqaruar ndaj asaj e cila nuk është kështu sepse kjo është më afër mendjes dhe më larg mospajtimeve.
E treta: Favorizimi në bazë të arsyeshmërisë.
Favorizimet të cilat kanë të bëjnë me arsyeshmërinë e kijasit janë dy llojesh:
E para: Favorizimi në bazë të procesit nëpër të cilin është prodhuar arsyeshmëria, që do të thotë, rrugët e vërtetimit të arsyeshmërisë.
E dyta: Favorizimi në bazë të cilësisë së arsyetimit.
Sa i përket llojit të parë: Favorizimi në bazë të rrugës së prodhimit të arsyeshmërisë, ai është shumë llojesh dhe unë i kam zgjedhur si në vijim:
- Favorizohet arsyeshmëria e prerë, si f.v. arsyeshmëritë prej teksteve dhe të ixhmait, ndaj arsyeshmërive jo të sigurta sepse e para është më afër logjikës.
- Favorizohet arsyeshmëria e prodhuar nëpërmjet detajimit dhe selektimit ndaj arsyeshmërisë së prodhuar nëpërmjet rrugës së harmonizimit dhe të rotacionit. Sepse ligji në degën ashtu siç varet në realizimin në atë çka është në bazën varet në mohimin e kundërshtuesit në bazë. Detajimi dhe selektimi bëhet për të sqaruar çka e shtyn për të mohuar elementin në bazë, e që e kundërta është me prodhimin e arsyeshmërisë me harmonizim sepse në esencë nuk paraqitet element në të e cila e mohon elementin në bazë dhe nuk ka dyshim se ajo çka tregon për harmonizimin e arsyeshmërisë ka përparësi ndaj asaj e cila e mohon arsyeshmërinë në një pjesë të bazës sepse e tregon arsyeshmërinë e plotë dhe jo arsyeshmërinë jo të plotë.
E kundërta është edhe me rregullin e rotacionit apo të kundërtën e saj sepse detajimi dhe selektimi është argument i qartë i cilësisë së arsyeshmërisë. Ajo çka sillet paralelisht me ligjin, pra në ekzistimin dhe në mosekzistimin e tij dhe se ligji sillet (rrotullohet) me atributet dëbuese të cilat nuk e meritojnë të jenë arsyeshmëri. Shembull, era kundërmuese është e domosdoshme të del nga pirja e rregullt e shumtë e alkoolit, mirëpo ajo erë nuk është arsyeshmëri edhe pse ajo sillet me ndalimin e pirjes së alkoolit, që do të thotë me pirjen e alkoolit paraqitet ajo erë dhe me mospirjen e alkoolit nuk paraqitet ajo erë.
Kështu pra, i jepet përparësi kijasit i cili prodhohet prej rrugës së arsyeshmërisë me harmonizim, ndaj kijasit i cili prodhohet prej rrugës së prodhimit të arsyeshmërisë rotacionare.
Ka mendime të cilat janë krejtësisht të kundërta me atë çka treguam, pra i jepet përparësi arsyeshmërisë e cila është prodhuar nga harmonizimi me ligjin ndaj arsyeshmërisë së prodhuar prej detajimit dhe selektimit. I jepet përparësi asaj çka prodhohet prej rotacionit ndaj asaj çka prodhohet prej detajimit dhe selektimit ose të harmonizimit.
- Favorizohet ajo çka fuqizohet me shenja ndaj asaj çka fuqizohet nëpërmjet rrugës së harmonizimit sepse arsyeshmëria është fuqizuar nëpërmjet rrugës tekstuale dhe ajo çka fuqizohet me tekst ka përparësi ndaj asaj çka rezultohet. Kjo veç është e qartë.
- Favorizohet ajo çka fuqizohet me harmonizim ndaj asaj e cila llogaritet në bazë të llojit të arsyeshmërisë në llojin e ligjit ndaj asaj që llogaritet arsyeshmëri e llojit të nënllojit ligjor dhe e kundërta ose çka është nënlloj i arsyeshmërisë i nënllojit të ligjit.
Pastaj favorizohet lloji i arsyes së ligjit ndaj nënllojit të arsyes së ligjit, ashtu siç favorizohet ajo e cila llogaritet nënlloj i arsyes në lloj të ligjit ndaj asaj që llogaritet nënlloj i arsyes i nënllojit të ligjit, dhe këto kuptohen nga shembujt të cilat i kemi treguar në kapitullin e kijasit.
Sa i përket pjesës së dytë është favorizimi në bazë të cilësisë së arsyes. Edhe në këtë kemi shumë lloje, të cilat Amediu i ka përkufizuar në njëzetë e nëntë sosh.
Disa dijetarë si Shevkaniu, i kanë paraparë katërmbëdhjetë. Disa prej tyre i kam zgjedhur që t’i paraqes në vijim:
- Favorizohet kijasi i arsyetuar me cilësi thelbësore, urtësia e së cilës është jo e sigurt ndaj kijasit arsyeja e së cilës është me cilësi të llogaritur, për të cilën janë pajtuar dijetarët e usulit në vlefshmërinë e arsyeshmërisë me cilësi e cila është cilësi me urtësi të pasigurt. Përderisa, për arsyeshmërinë me urtësi, nuk janë pajtuar të gjithë dijetarët. Bazuar në këtë: Favorizohet arsyeshmëria me udhëtimin, i cili udhëtim mendohet se sjell vështirësi me arsyeshmërinë e vet vështirësisë.
- Favorizohet atributi vetanak ndaj atributit i cili nuk ekziston (por prodhohet) për shkak të pajtueshmërisë në të parën dhe në papajtueshmërinë në të dytën.
- Favorizohet kijasi, arsyeshmëria e të cilit është cilësi e qartë dhe e përpiktë, ndaj kijasit me cilësi të papërpiktë, sepse e para është më afër mendjes për shkak të qartësisë së saj dhe pajtueshmërisë në të.
- Favorizohet atributi unikat dhe i thjeshtë ndaj atributit të përbërë prej dy pjesëve sepse atributi vetëm prej një pjese është më i përpiktë dhe ka vlerë më të madhe në degët e ligjit dhe është më larg kundërshtimit. Përderisa arsyeja e përbërë prej dy pjesëve është e mundur që të jetë e arsyeshme në disa pjesë dhe jo në tërësi dhe paraqiten mendime të shumta. Disa dijetarë nuk e kanë lejuar këtë arsyetim.
Ky është medhhebi i shumicës dhe po ashtu njëjtë edhe te hanefijtë.
Disa kanë thënë se arsyeshmëria e përbërë favorizohet ndaj arsyeshmërisë së thjeshtë.
- Favorizohet ajo çka arsyetohet me arsyetim tranzitues ndaj arsyes jotranzituese sepse e para ka më shumë vlerë. Siç thotë imami i Haremejnit, kjo është e njohur. Profesori Ebu Is’hak el-Isfiraniju ka thënë: “I jepet përparësi arsyeshmërisë jotranzitore (të ngurtë) sepse ajo lidhet për tekstin e vet.” Këtë mendim e ka favorizuar Gazaliu në librin e tij “El-Mustesfa”.
- Favorizohet arsyeshmëria e indikuar e cila shpie deri te ligjësimi i dispozitës ndaj arsyeshmërisë në kuptim të shenjave.
- Favorizohet atributi i cili mendohet se sjell dobi në rast domosdoshmërie ose që i plotëson interesat e domosdoshme ndaj interesit i cili sjell dobi në rast nevoje ose që ndërlidhet me nevojat (jodomosdoshmëritë) dhe jo atyre që janë përballë saj.
Me këtë kuptohet se plotësimi i domosdoshmërive ka përparësi ndaj nevojave, plotësuesi i nevojave ka përparësi ndaj zbukurimit të nevojave. Obligohet ndalimi i alkoolit të paktë ashtu siç obligohet ndalimi i alkoolit të shumtë.
Nëse bien ndesh domosdoshmëritë, atëherë shikohet çka sjellë lumturi të përgjithshme pastaj çka e siguron jetën, pastaj çka e siguron mendjen, pastaj pasardhësit dhe pastaj pasurinë.
Disa i favorizojnë këto objektiva ndaj sigurimit të fesë sepse ato janë të drejta të njeriut dhe të drejtat e njeriut bazohen në falje dhe i jepet përparësi KISASIT ndaj ekzekutimit të tradhtarit të fesë dhe vepërkryrësi dorëzohet te kujdestari dhe jo te imami.
Replikohet me atë se KISASI është e drejtë e Allahut edhe pse shumica e çështjes është në të drejtën e robit sepse me dorëzimin e vepërkryerësit te kujdestari realizohen që të dy të drejtat dhe realizohen dy objektivat:
- Objektivi i Ligjvënësit për të pastruar tokën nga shkatërrimtarët, dhe
- Objektivi i kujdestarit për ta qetësuar atë në të drejtën e hakmarrjes.
E katërta: Favorizimi nga faktet rrethanore.
Favorizimet nga faktorët rrethanor për kijasin janë po të njëjtat favorizime të cilat i kam përmendur te favorizimi i tekstit nga faktorët rrethanor, e prej tyre si në vijim:
- I jepet përparësi çka është në harmoni të bazave të arsyeshmërisë ndaj asaj që është në harmoni të bazës së arsyeshmërisë sepse nëse në njërën prej analogjive dëshmojnë shumë baza për arsyeshmërinë, ndërsa në tjetrën analogji dëshmon vetëm njëra nga ato baza, i jepet përparësi analogjisë së parë sepse të ekzistuarit e arsyeshmërisë në shumë baza dëshmon për forcën e cila parashihet në këndvështrimin e Ligjvënësit dhe në sa më shumë fakte siç kemi shpjeguar më herët.
- I jepet përparësi kijasit çka është në harmoni me bazat të cilat janë në dispozitë ndaj kijasit çka nuk është në harmoni me bazat të cilat nuk janë në harmoni me dispozitën. Nëse njëra dispozitë e njërës analogji është dëshmuar me argumente të shumta, ose lloji i dispozitës është vërtetuar me baza të shumta, ndërsa dispozita në analogji tjetër nuk i ka ata të cilat i përmendëm, i jepet përparësi analogjisë së parë sepse dëshmia e bazave tregon për aprovimin e dispozitës prej argumenteve të shumta, siç kemi treguar.
- I jepet përparësi çka është e rregullt në ligje degëzore ndaj tjetrës e cila nuk është e rregullt. Nëse arsyeshmëria e dispozitës së njërës prej analogjive e vërteton dispozitën në të gjitha degët e asaj dispozite, ndërsa arsyeshmëria e analogjisë tjetër e vërteton dispozitën në disa pjesë (degë) dhe nuk e vërteton në disa tjera, i jepet përparësi analogjisë me arsyeshmëri të rregullt ndaj tjetrës sepse arsyeshmëria e rregullt përputhet me vlefshmërinë e arsyeshmërisë në të, përderisa, sa i përket arsyeshmërisë për të cilën janë kritikuar (nuk janë pranuar) në pranimin e asaj arsyeshmërie, dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme.
- Favorizohet arsyeshmëria të cilës i bashkëngjitet arsyeshmëria tjetër nga ajo të cilës nuk mund t’i bashkëngjitet arsyeshmëria sepse bashkëngjitja e bën më të fortë.
- I jepet përparësi arsyeshmërisë së cilës i bashkëngjitet fetvaja e sehabiut tek ata të cilët e pranojnë argumentimin me mendimin e sehabiut, ndaj arsyeshmërisë së cilës nuk i bashkëngjitet ai mendim.