Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Favorizimi në mes teksteve
Favorizuesi, në mes teksteve i ka para vetes katër raste:
- Nga aspekti zinxhiror,
- Nga aspekti i tekstit,
- Nga aspekti i ligjit apo tregueshmërisë,
- Nga aspekt i faktorëve të jashtëm.
E para: Favorizimi në bazë të zinxhirit.
Që është rruga e lajmit të tekstit. Shevkaniu thotë: “Ekzistojnë dyzetë e dy lloje të favorizimit në mes teksteve nga ana e zinxhirit të tyre.” Pasi që i ka përmendur ka thënë: “Ta dish se. format e favorizimit janë të shumta, por përfundimi i tyre është se shumica e tyre janë se çka tregon për mendim dominues ai mendim është favorizues.”
Këto forma mund t’i përkufizojmë përafërsisht në katër lloje, e ato janë:
- Favorizimi në bazë të transmetuesit.
Zinxhiri favorizohet në bazë të transmetuesve të shumtë ku transmetuesit e njërit raportim janë më të shumtë se transmetuesit e raportit tjetër, atëherë i jepet përparësi raportimit me më pak transmetues, pasi që mendimi më i fuqishëm është në të, sepse mundësia e gabimit apo e gënjeshtrës te shumica është më e largët se sa mundësia te e numrit më të vogël, kështu që veprohet me lajmin të cilin e kanë transmetuar shumica, e jo me lajmin të cilin e kanë transmetuar pakica. Është obligim të veprohet me më të fuqishmen, ky është mendimi i shumicës absolute.
Ebu Hanife, Ebu Jusufi dhe el-Kerbiju thonë: Nuk favorizohet me transmetimet e shumta apo argumentet e shumta deri sa të mos arrihet deri te niveli i njohur analog me dëshminë sepse kur kundërshtohen dy dëshmi nuk favorizohet njëra dëshmi nga dëshmia tjetër për shkak të dëshmitarëve të shumtë nëse dëshmia tjetër e ka plotësuar pjesën e saj.
Replikë: Shumica e përforcon mendimin dhe dispozita favorizohet. Asnjëri nuk dyshon se shumica rezulton në forcën e vërtetimit. Dhe favorizimi e ka vetëm këtë kuptim. Për këtë arsye Kemal bin Hemami e ka zgjedhur favorizimin në bazë të numrit të shumtë të transmetuesve.
Hanefijtë janë argumentuar me argumente tjera, mirëpo të gjitha ato argumentime janë replikuar, saqë autori i librit “Muslimu Thubut” ka thënë: “Nuk ka dyshim se ato forma janë të dobëta.” kjo aludon në ato në të cilat mbështeten hanefijtë.”
Po ashtu zinxhiri favorizohet kur njëri prej raportuesve është më i ditur dhe më i përpiktë se sa tjetri ose më i mirë dhe më i devotshëm ose më i drejtë dhe më i besueshëm ose më dijetar i gjuhës arabe dhe i fikhut, atëherë raportimi i tij favorizohet sepse peshon mendimi ashtu siç favorizohet zinxhiri në të cilin transmetuesi mbështetet në ruajtje përmendësh ndaj zinxhirit i cili transmetues mbështetet në të shkruar sepse i pari është më i përpiktë.
Po ashtu, i jepet përparësi transmetimit të hadithit meshhurë (hadithë i përhapur në masë) ndaj hadithit i cili nuk është meshurë (hadithë i cili nuk është i përhapur në masë).
Ekzistojnë edhe mënyra tjera të favorizimeve, si veprimi me disa prej transmetuesve ose pse janë të njohur për kah prejardhja, ose që janë meshkuj, ose që janë të lirë, ose të dëgjuar, të drejtpërdrejtë, ose me dëgjim sa më të afërt, këto mënyra e ngritin vlerën e zinxhirit, ose bindjes së sinqertë, ose që e njeh çështjen, ose që ka qëndruar me muhadithë, ose me njerëz të mençur, e të ngjashme, në të cilët peshon mendja në transmetimin e vlefshëm.
- Favorizimi në vet raportin (Hadithin), që do të thotë, në natyrshmërinë e raportit:
- i jepet përparësi hadithit mutevatir ndaj hadithit meshhurë,
- i jepet përparësi hadithit meshhurë ndaj lajmit të vetmuar,
kjo nga shkaku se hadithi mutevatir është më bindës, hadithi meshhurë është më afër bindjes, përderisa lajmi i vetmuar është më pak i sigurt.
Hadithit të ngjitur i jepet përparësi ndaj hadithit të shkëputur, për shkak të njohjes së transmetuesit të parë dhe mosnjohjes së transmetuesit tjetër.
I jepet përparësi hadithit i cili përfundon te tabiiju (gjenerata e dytë), para hadithit i cili përfundon te tebei tabiiju (gjenerata e tretë), sepse dihet se tabiiju (gjenerata e dytë) transmeton prej sehabiut, ndërsa sehabet janë të drejtë sepse i ka lavdëruar pejgamberi s.a.v.s. dhe pastërtinë e kanë të dëshmuar nga Kur’ani dhe suneti. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më të mirët prej juve janë gjenerata në të cilën jam edhe unë.”
Favorizohet hadithi zinxhiror në librat e muhadithëve, nga ajo e cila vërtetohet nga rrugët tjera të njohura dhe që nuk është përshkruar personalisht për ato transmetues sepse mundësia e vërtetësisë është më e madhe se sa e dyta, për shkak se muhadithinët janë më të përpiktë.
Favorizohen librat më të sakta, si të Buhariut dhe Muslimit, ndaj librave të njohur për sehabet siç janë musnedi i el-Ferdevsit dhe i Dejlemijut e të tjerëve.
Ekzistojnë edhe dy favorizime tjera si f.v., favorizimi i transmetimit gojor ndaj transmetimit lejues apo çka e ka arritur vet transmetimi.
Favorizohet transmetimi shprehimor ndaj transmetimit me kuptim.
Favorizohet transmetimi i dëgjuar brenda mureve ndaj transmetimit të dëgjuar prapa mureve.
Favorizohen transmetimet të cilat nuk kanë pasur mospajtime për shkak se më larg është ai transmetim nga ngatërrimi se sa transmetimi për të cilin ka pasur mospajtime.
- Favorizimi në bazë të transmetuarës.
Favorizohet hadithi i dëgjuar nga pejgamberi s.a.v.s. ndaj të thënurit prej librit sepse transmetimi i dëgjimit është më larg gabimit se sa ai i cili e ka lexuar prej librit.
Favorizohet e dëgjuara prej pejgamberit s.a.v.s. ndaj të transmetuarës se çka ka ndodhur në atë kuvend, ose që ka ndodhur në kohën e tij dhe ai ka heshtur sepse e transmetuara prej dëgjimit nga Muhamedi a.s. është më larg harresës se sa e transmetuara prej ndonjë kuvendi ku ai s.a.v.s. ka heshtur.
Favorizohet transmetimi i thënë (fjalor) nga transmetimi i të vepruarit sepse raportimi i fjalëve është më i fuqishëm se sa transmetimi se si ka vepruar, si p.sh., kur transmetuesi thotë, ka urdhëruar, ose ka ndaluar, ose ka lejuar. Këto kanë përparësi ndaj të treguarit të veprimit në kohën e pejgamberit s.a.v.s.
Po ashtu favorizohet lajmi i vetmuar veprimi i të cilit ka marrë përmasa shoqërore se sa lajmi i vetmuar i cili nuk ka marrë përmasa shoqërore sepse të veçuarit e njërit duke transmetuar diçka çka ka marrë përmasa shoqërore dhe duke i plotësuar kushtet e atij transmetimi ka më pak mundësi që të jetë gënjeshtër. E kështu me radhë raste të ngjashme të cilat peshojnë anën më të fuqishme ndaj anës më të dobët.
- Favorizimi për çka transmetohet. Favorizohet hadithi për të cilin janë ngritur dyshime për ta mohuar, ndaj hadithit për të cilin janë ngritur dyshime për ta mohuar atë transmetim, si f.v., hadithi i Zehras, sepse ka më pak dyshime.
Po ashtu, favorizohet hadithi i cili mohohet në bazë të saj, ndaj hadithit i cili mohohet në pjesën dytësore të saj.
Favorizohet transmetimi (e raportuara) e cila mohohet për shkak të hedhjes së dyshimit për harresë kundrejt transmetimit të cilit i hedhet dyshimi për gënjeshtër apo shtrembërim me qëllim sepse mendja anon në transmetimin e parë ndaj të dytit.
E dyta: Transmetimi nga aspekti i tekstit.
Me tekst, kemi për qëllim çka përmban Kur’ani, suneti dhe ixhmai, prej urdhëresave, ndalesave, teksti i përgjithshëm, specifik, e të ngjashme.
Amediju i përmend pesëdhjetë e një mënyra të favorizimeve të cilat kanë të bëjnë me tekstin. Prej tyre:
– Urdhëresa ka përparësi ndaj ndalesës sepse të vepruarit me të parën është veprimi mbi të dytën. Prej tyre:
– Fjala në kuptim të drejtë ka prioritet ndaj fjalës alegorike sepse fjala në kuptim të drejtë nuk ka nevojë për faktorë të jashtëm dhe mendja anon në atë drejtim. Prej tyre:
– Fjala specifike ka përparësi ndaj fjalës së përgjithshme, pra në atë masë në të cilën përputhen sepse fjala specifike është më e fuqishme në tregueshmëri dhe më specifike për të ardhur deri te e kërkuara.
Kjo dhe… nëse fjala specifike dhe fjala e përgjithshme janë të papërcaktuara, përderisa nëse fjala e përgjithshme dhe fjala specifike kanë edhe kuptim tjetër dhe nëse gjendet diçka çka e favorizon njërën ndaj tjetrës nga ndonjë faktor i jashtëm, veprohet në bazë të asaj çka është specifikuese, por nëse nuk ka ndonjë faktor i cili favorizon njërën ndaj tjetrës, atëherë muxhtehidi e zgjedh cilën dëshiron ai, sipas shafiijve, ose në atë të cilën i pushën zemra, te hanefijtë, siç e kemi sqaruar më herët. Shkaku se nuk veprohet me fjalën specifike prej tyre sepse secila prej tyre është e përgjithshme në një aspekt dhe specifik nga aspekti tjetër dhe nuk veprohet konkretisht me njërin prej tyre pa fakt favorizimi sepse kjo do të ishte prejudikim.
Shembull: Thënia e Muhamedit a.s.: “Kush flenë para namazit, ose e harron, le ta falë kur t’i kujtohet.”,
kur edhe e ka ndaluar faljen e namazit në kohë të caktuara ndaluese.
Hadithi i parë është i përgjithshëm për namaze dhe specifik nga aspekti i kohëve, në kohët në të cilat është e urryer, siç dihet.
Ebu Hanife r.a. ka thënë: I jepet përparësi hadithit në të cilin përkufizohet koha, që do të thotë se nuk lejohet falja e namazeve kaza në kohët kur është mekruh falja e namazit.
Shevkaniju thotë: “Nuk shikohet kështu.” Shafiiju r.a. thotë: “Pasi që ka ndodhë specifikimi në hadithet me të cilët është ndaluar namazi në kohët e caktuara me ixhmain për faljen e namazit të xhenazes dobësohet tregueshmëria, kështu që i jepet përparësi haditheve për faljen e namazeve kaza, namazit të përshëndetjes së xhamive, e të ngjashmeve.”
Prej tyre: Fjala e përgjithshme e cila nuk është specifikuar ka përparësi ndaj fjalës së përgjithshme e cila është specifikuar, sepse ndërhyrja e specifikimit e ka dobësuar fuqinë e saj dhe bëhet fjalë alegorike, kështu që fjala e përgjithshme e cila nuk është specifikuar ka përparësi, për shkak se nuk ka ndërhyrë dobësues në të.
Prej tyre, te hanefijtë:
– fjala eksplicite ka përparësi ndaj fjalës interpretuese,
– fjala interpretuese ka përparësi ndaj fjalës tekstuale,
– fjala tekstuale ka përparësi ndaj fjalës së qartë,
– fjala e qartë ka përparësi ndaj fjalës cilësuese (kenaje),
– fjala alegorike ka përparësi ndaj fjalës dykuptimëshe,
– fjala shprehimore ka përparësi ndaj fjalës sinjalizuese,
– fjala sinjalizuese ka përparësi ndaj fjalës treguese, dhe
– fjala treguese ka përparësi ndaj fjalës mbështetëse.
Prej tyre, shumësi i shquar ka përparësi ndaj shumësit të pashquar sepse në të parën nuk ka ndërhyrë ndonjë çështje dyshuese ndërsa në të dytën po.
Prej tyre: Fjala ka përparësi ndaj veprës sepse është më sqaruese se sa të vepruarit, e favorizimet tjera të ngjashme me radhë.
E treta: Favorizimi nga aspekti i gjykimit (dispozita) apo tregueshmërisë.
Shevkaniju i ka përmendur gjashtë lloje të favorizimeve nga aspekti i tregueshmërisë.
Amediu i ka paraparë njëmbëdhjetë lloje.
Prej tyre: Që njëri prej teksteve të jetë për ndalim ndërsa tjetri për lejim. Për këtë kanë dhënë mendime të ndryshme.
Shumica absolute e dijetarëve thonë se i jepet përparësi ndalesës ndaj të lejuarës.
Ebu Hashimi, Isa bin Ebani dhe Gazaliu, kanë thënë se të dy argumentet janë të barabarta në forcën e tyre dhe bien poshtë dhe veprohet me të dyja. Në këtë rast, me fjalën lejim kemi për qëllim lejimin e veprimit dhe lejimin e mosveprimit ku bëjnë pjesë terminologjitë: mekruh, mendub dhe mubah dhe siç ka treguar Ibni Haxhibi, ndalimi është në të gjitha dhe favorizohet ndaj tyre.
Një pjesë e dijetarëve thonë se i jepet përparësi të lejuarës ndaj të ndaluarës.
Shumica absolute e dijetarëve argumentohen me dy çështje:
E para: Thënia e pejgamberit s.a.v.s.: “Çdo herë kur të bashkohet hallalli dhe harami, harami e dominon hallallin.”
Po ashtu thënia e pejgamberit s.a.v.s.: “Lëre atë që dyshon, për atë që nuk dyshon.” Kjo tregon për favorizimin e haramit ndaj hallallit.
E dyta: Rezerva nënkupton të merret parasysh ndalimi sepse ndalesa nënkupton të larguarit nga veprimi. Në fakt, nëse veprimi është haram dhe në veprimin e saj është dëmi, edhe po të mos ishte në esencë haram, pra të ishte e lejuar, nuk do të kishte dëmtim në largimin prej atij veprimi sepse nuk ka dënim në largimin e të lejuarës.
Shembull: Nëse në një çështje konkrete bashkohet e ndaluara dhe e lejuara, si f.v., lindja e kafshës në mes të ngrënies së mishit dhe mosngrënies së mishit, i jepet përparësi ndalimit ndaj lejimit.
Gazaliu dhe të tjerët me të, argumentohen me atë se: Teksti lejues e forcon bazën e lejimit të çështjeve, e ajo bazë pra është lejimi, ndërsa teksti ndalues favorizohet si tekst rezervë. Në barazimin e tyre, bien prej përdorimit që të dy argumentet, se përndryshe do të prejudikohej në njërin pa të drejtë prejudikimi, ose në bashkimin e të dy argumenteve dhe të vepruarin me secilin prej tyre.
Replikë – Hadithin të cilin e kanë sjellë shumica absolute e dijetarëve është favorizimi i të ndaluarës ndaj të lejuarës. Nuk ka barazim në mes tyre, kështu që i jepet përparësi të ndaluarës.
Ata të cilët i japin përparësi të lejuarës ndaj të ndaluarës argumentohen me atë se teksti i së lejuarës e forcon bazën ligjore, e ajo bazë është lejimi, kështu që i jepet përparësi ndaj të ndaluarës.
Replikohet me atë se hadithi i mëparshëm është tekst i cili tregon të kërkuarën. Po ashtu edhe të vepruarit me të ndaluarën është më e preferuar. Kjo nga shkaku se është në kundërshtim me bazën, e ajo është lejimi.
Prej tyre: Kur njëri prej teksteve treguese tregon për ndalimin ndërsa tjetri për obligimin.
Raziu dhe pasuesit e tij thonë se, nuk veprohet me to, por anashkalohen nga shkaku se janë të barabartë mes vete sepse nëse i japim konkluzionin e të ndaluarës për të fitohet ndëshkimi, nëse veprohet me të. Ndërsa teksti obligativ, nëse nuk veprohet me të, fitohet ndëshkimi, dhe kjo nga shkaku se në secilën prej tyre rezulton mëkati.
Amediu dhe Ibni Haxhibi thonë se: I jepet përparësi ndalesës ndaj obligimit sepse ligji dhe të logjikshmit përkujdesen për largimin e dëmit të sigurt dhe përkujdesen për sjelljen e dobive.
Prej tyre: Kur njëri prej teksteve është fuqizues, ndërsa tjetri mohues, si f.v., lajmërimi i Bilallit r.a. se pejgamberi s.a.v.s. ka hyrë brenda në Qabe dhe ka falur namaz. Ndërsa lajmi i Usames është se pejgamberi s.a.v.s. ka hyrë në Qabe dhe nuk është falur. Po ashtu lajmi i Ibni Abasit se Muhamedi a.s. është martuar me Mejmunen derisa ishte i veshur me ihram të haxhit. Ndërsa në një transmetim tjetër, pejgamberi s.a.v.s. është martuar pasi që është liruar nga ihrami. Këto janë çështje debatuese. Shumica absolute e dijetarëve i japin përparësi tekstit fuqizues ndaj atij mohuese sepse fuqizimi përmban dituri shtesë sikurse me rastin kur kundërshtohet kritika negative me atë pozitive, ku i jepet përparësi kritikës negative.
Shafiiju thotë se i jepet përparësi mohimit ndaj fuqizimit sepse fuqizuesi ka përparësi ndaj mohuesit për shkak se përmban dituri shtesë, vetëm se po të kishim mundësi t’i japim përparësi mohimit ndaj fuqizimit (do të thotë të fuqizohet para saj) vlera e saj do të ishte vërtetimi, që do të thotë, vërtetimi i ligjit bazë, e ajo është se nuk ka ngjarë asgjë. Por, po ta përcaktonim më vonë (që do të thotë fuqizimi pas saj), vlera (domethënia) e saj do të ishte themelimi i ligjit të ri, kështu që vlera e themelimit të ri ka përparësi. Kështu që përcaktimi për vonimin e saj ka përparësi.
Isa ibn Ebani, Gazaliu dhe kadiu Abdul Xhebbar, kanë thënë: Mohuesi është i njëjtë si fuqizuesi (deklaruesi, vërtetuesi) dhe nuk i jepet përparësi njërës ndaj tjetrës, por duhet shikuar favorizimi me ndonjë faktorë të jashtëm sepse mund të ndodhin në të dy rastet dhe të mos ketë në mes tyre kundërshtues.
Hudariu i ka dhënë përparësi këtij drejtimi në rast se kundërshtimi ka të bëjë me lajmin e martesës së pejgamberit s.a.v.s. me Mejmunete bint el-Harithin el-Helalijën sepse nëse transmetuesit janë vet Mejmunete, e përcaktojnë se pejgamberi s.a.v.s. është martuar kur ka qenë i liruar nga ihrami i haxhit.
Ndërsa Ibni Abasi thotë se pejgamberi s.a.v.s. është martuar derisa ishte në ihram të haxhit. Logjikisht duhet të jetë që njëra prej dy transmetimeve veç ka gabuar sepse atë çka kanë transmetuar nuk është çështje prej ixhtihadit të tyre, por janë çështje të cilat ndërlidhen me shqisat e njeriut. Ihrami ka formë të posaçme e cila dallon nga forma e veshjes së rëndomtë dhe kur ta kuptojmë gabimin e njërit prej transmetimeve, patjetër që duhet të hulumtojmë në to, por jo sipas mënyrës të cilën e kanë përmendur hanefijtë (të cilët thonë: Kurorëzimi në kohën e haxhit me ihram lejohet) deri sa të na qetësohet zemra në njërën prej favorizimeve të dy transmetimeve.
Prej tyre: I jepet përparësi mënjanimit të dënimit nga përcaktimi i dënimit të tij sepse dënimi është dëmtim, ndërsa dëmtimi në islam mënjanohet (mohohet). Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos dëmtoni dhe mos u dëmtoni në islam.” dhe mënjanimi i dënimit për shkak të hamendjes sepse Muhamedi a.s. ka thënë: “Mënjanohuni nga dënimet për shkak të dyshimeve.”
Gazaliu thotë: “Ai i cili e mënjanon dënimin nuk i jepet përparësi ndaj ekzekutimit edhe pse dënimi nuk realizohet kur ekziston dyshimi.”
Prej tyre: Nëse ligji i tekstit është ligj vendosës i jepet përparësi ndaj tekstit të ligjit ngarkues sepse ligji vendosës nuk varet ashtu siç varet ligji ngarkues në imunitet obligativ.
Hanefijtë dhe shumica e shafiijëve i japin përparësi ligjit obligativ ndaj ligjit vendosës sepse ligji obligativ është më shpërblyes dhe në të pikësynohet ligji prej Ligjvënësit.
Prej tyre: Ligjit më të lehtë i jepet përparësi ndaj ligjit më të rëndë sepse sheriati është vendosur për lehtësim, siç thotë Zoti i Lartmadhëruar:
يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ
“All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (El-Bekare : 185)
dhe ajeti tjetër
وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ
“dhe nuk ju bëri vështirësi në fe.” (El-Haxh : 78)
Është thënë: I jepet përparësi ligjit më të rëndë sepse qëllimi i obligimeve është realizimi i dobive të të ngarkuarve dhe në veprën më të rëndë dobia është më e madhe se sa te vepra më e lehtë, siç ka thënë pejgamberi s.a.v.s.: “Shpërblimi yt në bazë të mundësisë tënde.”
E katërta: Favorizimi nga çështjet rrethanore.
Varësisht nga faktorët rrethanor, Shevkaniu i ka përmendur dhjetë lloje të favorizimeve. Amediju i ka paraparë pesëmbëdhjetë lloje. Disa prej tyre i kam zgjedhur sa për ilustrim:
- Një argument favorizohet nga tjetri nëse atë e mbështet argumenti tjetër prej Kur’anit, ose prej sunetit, ose prej ixhmait, ose prej kijasit, ose prej argumentit logjik, ose shqisor, të cilat e forcojnë anën të cilën Ligjvënësi ka për qëllim të tregoj.
- Favorizohet argumenti me të cilin kanë vepruar banorët e Medines, ose halifet e drejtë, ose disa dijetarë të umetit. Kjo sepse banorët e Medines janë më të ditur për zbritjen e Kur’anit dhe më me përvojë për ndodhitë e shpalljes dhe të interpretimit, tjetra, pejgamberi s.a.v.s. ka nxitur që të pasohen halifet e drejtë dhe të mbështetemi në to, dhe tjetra, veprimi i një pjese të dijetarëve të umetit na shton forcën që të mendojmë si ata dhe për këtë arsye ka përparësi mbështetja në to.
- Favorizohet teksti në të cilën përmendet ligji i sheriatit në arsyeshmëri, se sa ligji i sheriatit pa urtësi (arsyeshmëri), për shkak se më lehtë dhe më me shpejtësi perceptohet dhe pranohet, ashtu siç favorizohet ligji duke treguar shkakun para ligjit të cilit nuk i është treguar shkaku sepse kjo tregon përkushtim më të madh në transmetuesin i cili e transmeton.
- Favorizohet njëri prej dy argumenteve i cili është më afër pafajësisë sepse kjo do të ishte më afër për të realizuar dobinë dhe për të larguar dëmin.
- Favorizohet transmetimi të cilit i bashkëngjitet interpretimi sepse kështu tregohet se transmetuesi e di shumë mirë atë të cilën e transmeton.
- Favorizohet ajo çka pikësynohet në sqarimin e ligjit për të cilin ka dallime, ndaj tjetrit i cili ka dallime dhe nuk ka sqarime, sepse ajo që pikësynon në sqarimin e ligjit është bazë e së dëshiruarës. Shembull: Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe që t’i bashkoni dy motra (në një martesë) pos asaj që ka qenë më parë.” (En-Nisa : 23). Me këtë ka dashur të sqaroj ndalimin e bashkimit në mes të dy motrave në kontakt intim nëpërmjet aktit të kurorëzimit apo pronësimit të mëparshëm dhe i jepet përparësi ndaj ajetit tjetër “ose çka keni në pronësim.” (En-Nisa : 43). Ajo çka kuptohet është se është bërë përgjithësimi në dy motra dhe në të tjera sepse nuk ka qenë qëllimi me të në bashkimin në mes të dy motrave.