Definicioni i favorizimit dhe argumentet të cilat veprojnë për të favorizuar

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Definicioni i favorizimit dhe argumentet të cilat veprojnë për të favorizuar

 

 

Favorizim, gjuhësisht do të thotë anim dhe dominim. Si f.v., peshoj vaga, kur të anon, ndërsa në terminologjinë e dijetarëve të usulit kemi definicionet:

Ibni Haxhibi e definon: Krahasimi i shenjave (që do të thotë argument jo i sigurt) që me to të fuqizohet kundër të kundërtës së saj. Kështu ngjashëm e ka përmendur edhe el-Amediu.

Ky definicion është kritikuar sepse ka të bëjë në mes të dy favorizimeve sepse krahasimi bëhet në mes të dy favorizimeve në një ngjarje. Dhe kjo nuk ka të bëjë me favorizimin sepse favorizimi është në veprimet e një personi muxhtehidë, e cila është e kundërt në krahasime.

Shumica e hanefijëve e definojnë kështu: Një paraqitje shtesë e njërës nga të njëjtat me diçka çka nuk ndahet prej tyre. Nga kjo kuptohet se kundërshtimi nuk mund të jetë pos në mes të të njëjtave në forcë. Nuk thuhet: Kur’ani ka përparësi ndaj lajmit (hadithit) të vetmuar dhe as lajmi i vetmuar ndaj kijasit, edhe pse është thënë. Kijasi e ka kundërshtuar lajmin e vetëm dhe i është dhënë përparësi lajmit të vetëm ndaj kijasit.

Pjesa e definicionit nënkupton moslejimin e favorizimit me diçka çka nuk lejohet prej argumentit të pavarur.

Hanefijtë thonë se nuk lejohet favorizimi me argumentimet e shumta, si f.v., në njërën anë të jetë një hadithë, apo një analogji, ndërsa në anën tjetër dy hadithe apo dy analogji, sepse secili argument është i pavarur për të fuqizuar të kërkuarën dhe njëra nuk i bashkëngjitet tjetrës sepse çështja forcohet nëpërmjet vet atributit të saj dhe jo duke ju bashkëngjitur diçka e ngjashme me të, që do të thotë se, çështja është se merret parasysh forca e vet argumentit dhe nuk lejohet favorizimi me argumente të shumta duke i dhënë përparësi kijasit ndaj lajmit të vetmuar i cili është kundërthënës me të dhe te kijasi tjetër harmonizohet me të, mirëpo të gjithë janë të pajtimit se lajmi i vetmuar ka përparësi ndaj kijasit edhe nëse forcohet me kijasë të ngjashëm.

Mendimin e tyre e kanë kundërshtuar shumica absolute e dijetarëve, ku sipas tyre i jepet përparësi kur të ketë argumente të shumta sepse qëllimi i favorizimit është forcimi i bindjes (mendimit) e cila buron nga shenjat kundërshtuese dhe forcimi i bindjes (mendimit) është arritur me argumentin i cili e forcon argumentin tjetër të ngjashëm në fuqizimin e dispozitës dhe kësisoj favorizohet ndaj të parës.

Analistët shafiijë e definojnë kështu, forcimi i njërës prej shenjave (argumenteve jo të sigurta) prej tjetrës për të vepruar me të është specifikuar në mes të dy argumenteve jo të sigurta sepse te ata favorizimi nuk bëhet në argumente për çështje të sigurta dhe as në mes të argumentit të sigurt me atë të pasigurt.

Në temën sfera e kundërshtimeve veç kam sqaruar debatin dhe kundërshtimet rreth kësaj çështjeje dhe i kam dhënë përparësi mendimit se kundërshtimet ndodhin njësoj si në argumente të sigurta ashtu edhe në të pasigurta, përderisa kundërshtimi ka të bëjë në vet muxhtehidin.

Shumica absolute e dijetarëve janë argumentuar se duhet të veprohet me argumentin favorizues si në vijim:

E para: Me ixhmain e sehabeve dhe të atyre që vijnë pas tyre në dhënien e prioritetit të disa argumenteve të sigurta në disa raste të ndryshme nëse i bashkëngjitet diçka çka e forcon një argument i cili është përballë argumentit tjetër si p.sh., përparësia e transmetimit të Aishes r.a. në lidhje me prekjen e organeve intime të cilat e obligojnë gusulin, me lajmin e Ebi Hurejres r.a. se “Gusuli merret për lëndën ujore (kontaktimin intim).”

Dhënia përparësi hadithit të pejgamberit s.a.v.s. se është zgjuar xhunub (i papastër) përderisa ka qenë agjërueshëm, me transmetimin e Ebu Hurejres r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush zgjohet xhunub (i papastër) nuk ka agjërim.” sepse ajo ka qenë më e ditur për gjendjen e pejgamberit s.a.v.s.

Aliu r.a. e ka fuqizuar (forcuar) lajmin e Ebu Bekrit r.a. dhe nuk e ka zëvendësuar atë, por ka zëvendësuar tjetrin pas tij.

Ebu Bekri Siddiki e ka fuqizuar lajmin (hadithin) e Mugires në trashëgiminë e gjyshes, kur së bashku me të ka transmetuar Muhamed bin Meslemete el-Ensariju.

Umeri r.a. e ka fuqizuar lajmin e Ebi el-Musa el-Eshariut në kërkimin e lejes, kur e vërtetoi Ebi Sead el-Hudriju transmetimin e tij. E raste tjera me radhë.

Kështu, sehabet në bazë të ixhtihadit të tyre kanë obliguar të veprohet me mendimin favorizues të dy mendimeve të pasigurta dhe jo me mendimin më të dobët.

E dyta: Argumenti logjik – Të logjikshmit, me logjikën e tyre e bëjnë obligim që të veprohet me mendimin favorizues të ngjarjeve. Esenciale është që veprimet ligjore të zbresin në veprimet tradicionale. Është gjurmuar nga Ibni Mes’udi se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Atë që e shohin muslimanët të mirë edhe tek Allahu është e mirë.”

Lini një koment