Më të sprovuarit

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Më të sprovuarit

 

Pyetje: A është e vërtetë se njeriu sprovohet varësisht prej fesë së tij? Apo fatkeqësitë dhe sprovat e njëpasnjëshme janë si rezultat i hidhërimit të Zotit ndaj robit të Tij? Dhe këto sprovime a i fshijnë mëkatet apo ato janë çështje në vete?

 

Përgjigje: Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se cilët njerëz sprovohen më së shumti, e ai është përgjigjur: “Pejgamberët, e pastaj të ngjashmit me ta. Sprovohet njeriu varësisht prej fesë së tij. Nëse është i dobët në fe, sprovohet aq sa është i dobët; nëse është i fortë në fe, sprovohet aq sa është i fortë. Njeriun vazhdimisht e përcjellin fatkeqësitë derisa të ecën nëpër tokë pa pasur asnjë gabim.”(Transmeton Ahmedi, e ka vërtetuar Tirmidhiu)

Lini një koment