Kushtet e të pasuarit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Kushtet e të pasuarit

 

 

Dijetarët kanë paraparë shumë kushte për te i pasuari, siç janë: mençuria, liria, pjekuria.

Disa prej këtyre kushteve do t’i sqaroj veç e veç, e ato janë: gjallëria, dituria dhe drejtësia.

 

  1. Kushti i gjallërisë për muxhtehidin që pasohet.

 

Dijetarët nuk janë pajtuar sa i përket lejimit të pasimit të të vdekurit, veprimit me mendimin e tij dhe me fetvatë e tij. Për këtë kemi katër mendime:

  1. Lejimi absolut i pasimit të të vdekurit. Imam Shafiiju ka thënë: Medhhebet nuk janë zhdukur me vdekjen e prijësve të tyre, që do të thotë se: Medhhebet janë gjallë me argumentimet e tyre me të cilat janë argumentuar. Ky është mendim i shumicës së dijetarëve, mirëpo, normal që duhet kushtëzuar saktësia në transmetimin e thënieve të tyre.
  2. Absolutisht nuk lejohet. Këtë e ka thënë Rraziju dhe këtë mendim e mbështesin edhe shiitët.
  3. Lejohet pasimi i të vdekurit, por me rast nevoje. Ndërsa nëse nuk ka nevojë, nuk lejohet. Ky është mendim i disa prej tyre.
  4. Lejohet ajo që është raportuar prej tyre nëse nga ai ka raportuar muxhtehidi i medhhebit të tij sepse duke i njohur perceptimet e tij e ka vazhduar sqarimin prej tij siç i ka dalluar ai çështjet dhe të cilat nuk do t’i kishte vazhduar çështjet tjera.

 

Argumentet

 

Mohuesit janë argumentuar si në vijim:

E para: Lejohet që muxhtehidi ta ndryshojë mendimin e tij para vdekjes së tij dhe kur ta ndryshoj këndvështrimin e tij sepse mund të kthehet nga mendimi i tij i parë.

E dyta: I vdekuri nuk vazhdon të jetë i gjallë me mendimin e tij, se argumentim i kësaj është themelimi i ixhmait pas vdekjes së mendimtarit kundërshtues (të asaj çështje për ixhmaë). Po të ishte valid mendimi i tij pas vdekjes së tij, nuk do të ishte themeluar ixhmai pas vdekjes së tij sepse mendimi i tij do të kishte vazhduar të qëndroj si mendim valid, ende do të ishte i qëndrueshëm kundërshtimi i tij. Dhe pasi që i vdekuri nuk e ka në fuqi mendimin e tij, atëherë nuk lejohet pasimi në të dhe as në fetvatë që janë dhënë prej tij.

Ata kanë thënë: Sa i përket vlerës së përpilimit të librave nga medhhebet, pas vdekjes së prijësve të tyre, vlera e këtyre është nga rruga e ixhtihadit si i kanë vështruar ngjarjet, dhe mënyrën se si i kanë realizuar mendimet prej atyre çështjeve, dhe për të mësuar se në çka janë pajtuar dhe në çka nuk janë pajtuar.

Replikë ndaj këtij argumenti – Ne nuk e pranojmë themelimin e ixhmait me vdekjen e muxhtehidit kundërshtues të asaj çështjeje, për këtë janë pajtuar të gjithë, sepse disa dijetarë mendojnë se mendimi kundërshtues vazhdon të funksionoj dhe nuk ka ixhmaë për shkak të atij kundërshtimi. Përpos kësaj, ky argument me të cilin janë argumentuar është në kundërshtim dhe nuk përputhet me atë se argumentimi i ixhmait është argument edhe pas vdekjes së të gjithë atyre të cilët kanë vdekur pas miratimit të ixhmait. Po të kishte qenë se me vdekjen e mendimtarit vdes edhe mendimi i tij (për atë çështje) atëherë edhe ixhmai nuk do të ishte argument sepse me vdekjen e miratuesve të ixhmait nuk do të merrej parasysh ixhmai i tyre.

Lejuesit janë argumentuar me atë se, po të mos lejohej pasimi në të vdekurin, do të shkaktohej ç’rregulli në njerëzit, në veprimtaritë e tyre dhe po të mos ekzistonte muxhtehidë i cili do t’u jepte fetva për çështje të fesë së tyre njerëzit do të binin në vështirësi. Po të zhvlerësohej mendimi i muxhtehidit me vdekjen e tij, asgjë nuk do të merrej parasysh prej fjalëve të tij, si f.v., raportimet e tij, dëshmitë e tij, testamentet e tij. Përderisa, informatat e zakonshme nuk konsiderohen të pavlefshme me vdekjen e transmetuesve dhe raportuesve, kështu edhe thëniet (fetvatë) nuk asimilohen me vdekjen e thanësit të tyre.

Kjo dhe… Profesori el-Hakijm ka vërejtur se lejimi në bazimin ndaj të vdekurve në pasim, ka shkaktuar paralizimin e aktivitetit ideor sheriativ dhe ngurtësimi i mendjeve zhvilluese për të prodhuar ide të reja.

Unë nuk e mendoj se ky është shkak i ngurtësimit të dijetarëve, por te ta ka ndikuar ideja e atyre të cilët kanë thënë se dera e ixhtihadit është mbyllur vendim të cilin e kanë sjellë kushtet dhe rrethanat e përkohshme historike, pa pasur mundësi të sjellin ide se si duhet vepruar në të ardhmen dhe pa ditur ta interpretojnë çështjen se si duhet vazhduar dhe zhvilluar në të ardhmen dhe argumentimi im është se mendimet të cilat i kanë sjellë për çështjen e pasimit të të vdekurit është në kundërshtim me mendimin e dijetarëve të mëvonshëm për mbylljen e derës së ixhtihadit, sepse gjithçka që mund të themi për këtë çështje është se, lejohet pasimi (taklidi) i të vdekurit, por nuk është e domosdoshme.

Unë e përkrahi mendimin për pasimin e të vdekurit dhe mendimin e dijetarëve të mëvonshëm të cilët thonë se është e lejuar, por me kusht që mendimi të jetë raportuar saktësisht prej tij dhe njohja e argumentimit në të cilin është mbështetur në sqarimin e dispozitës (ligjit). Por, nëse vërehet diçka se duhet ndryshuar ligji për shkak të interesit, ose duke pasur parasysh traditën, atëherë para neve ekziston mundësia e ndryshimit, sepse muxhtehidi gjendet edhe në mesin tonë.

 

  1. Dituria e të pasuarit.

 

Më parë e kemi përmendur – te tema e të pasuarit – se te analistët e usulit thuhet se njeriu i rëndomtë dhe ai i cili nuk është kompetent për ixhtihadë kur t’i paraqitet çështja dhe që ta kuptoj ligjin i cili ligjësohet, duhet të pyes të diturit.

Këta analistë janë pajtuar se është obligim për njeriun e rëndomtë të pyes dhe për lejimin e pyetjes ndaj atij i cili njihet se ka njohuri dhe kompetencë për ixhtihadë, është i devotshëm, fetarë dhe i drejtë, dhe që mendon se është i denjë për fetva dhe njerëzit pajtohen që ta pyesin dhe të kërkojnë fetva prej tij dhe kanë besim tek ai.

Nuk lejohet që njeriu i rëndomtë të pyes atë tek i cili dyshon se ka dituri, apo atë i cili nuk është fetar dhe që i ka cilësitë e kundërta prej asaj të cilat i përmendëm më parë.

Po ashtu nuk lejohet që ta pyes atë të cilin nuk e di se a ka apo nuk ka dituri sepse mund të ndodhë që pyetësi dhe i pyeturi të jenë të një niveli të diturisë, bile mosdituria është cilësi më prioritare se sa cilësia e diturisë dhe ixhtihadit sepse te njohuria, esenciale është padituria.

Bazuar në këtë: Nëse në një vend ekziston vetëm një mufti dhe nuk ka tjetër, njeriu i rëndomtë duhet t’i drejtohet atij. Por, nëse janë një grup i dijetarëve dhe muftive, atëherë cili prej tyre duhet pyetur?

Në lidhje me këtë çështje, dijetarët e usulit kanë dhënë mendime të ndryshme :

Një pjesë e dijetarëve kanë thënë: Njeriu i rëndomtë duhet të pyes më të mirin në dituri, devotshmëri dhe fetari. Nëse janë të barabartë në këto cilësi, atëherë e pyet cilindo. Në këtë drejtim është edhe Ahmed Ibni Serijxhi, Kafali Shafiij, Ebi Is’haku el-Isfrainiju dhe Ebil Hasani et-Taberiju, i njohur si Kiba el-Herasiju.

Gazaliu e përzgjedh dhe konfirmon se nëse sipas bindjes së tij njëri prej muftive është më i ditur dhe më me vlerë, ai duhet ta ndjek atë. Në librin “Mustesfa” ai thotë: “Tek unë, prioritare është se duhet të ndiqet më i miri.”

Kush ka bindje se Shafiiju r.a. është më i mirë dhe se ai medhheb është dominant, atij nuk i lejohet të marr nga medhhebet tjera sipas apetiteve. Ky mendim është i njohur te Shafiijët, bile pretendojnë se për këtë është miratuar ixhmai.

Bindja se: medhhebi i të pasuarit edhe pse është i drejtë mund të jetë i gabuar, bazohet në atë se nuk lejohet të pasohet mendimi i më të dobëtit dhe pasuesi duhet t’i përmbahet medhhebit të tij.

Shumica e dijetarëve të usulit dhe fukahave, prej tyre hanefijtë, malikijtë, shumica e hanbelijve dhe shafiijve, deklarojnë se, njeriu i rëndomtë zgjedh që të pyes cilindo prej dijetarëve, pa marrë parasysh a janë të barabartë apo njëri është më i mirë se tjetri. Është e njohur shprehja e tyre: Lejohet pasimi i nivelit më të ulët të diturisë edhe pse ekziston tjetri me më shumë dituri.

 

Argumentet

 

Argumentimi i grupit të parë është në atë se, sa i përket njerëzve (publikut) mendimet e muxhtehidëve janë njësoj sikurse argumentet dhe faktet e kundërta te muxhtehidi, njeriu i rëndomtë duhet t’i favorizoj, nuk ka favorizim përpos favorizimit të vlerës dhe diturisë sepse dituria është më e fuqishmja. Mënyra për të kuptuar diturinë është ose në bazë të përvojës dhe eksperiencës ose nëpërmjet tolerancës, famës dhe faktit se njerëzit orientohen tek ai.

Ky krahasim replikohet me atë se është i paqëndrueshëm ndaj ixhmait të sehabeve, të cilët nuk e kanë mohuar të vepruarit me mendimin më të dobët, kur përballë atij mendimi ka pasur mendim më të fuqishëm.

Po ashtu replikohet me ekzistimin e dallimit në mes të njeriut të rëndomtë dhe muxhtehidit sepse muxhtehidi e ka më lehtë të favorizoj një mendim prej dy mendimeve të kundërta, e e kundërta është te njeriu i rëndomtë sepse ai edhe pse ndonjëherë mund të dalloj se cili është dijetari më i mirë, herëve tjera e ka më të vështirë, ndonjëherë çështja për të është e pamundur.

Kundër replika në këtë është se favorizimi mund të bëhet me atë se te cili anon peshorja më shumë dhe kjo ka mundësi sepse dëgjueshmëria realizohet në bazë të mundësive.

Grupi i dytë argumentohet me Kur’an, me ixhmain e sehabeve dhe me argumentin logjik.

 

  1. Argument nga Kur’anit:

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.” (En-Nahl : 43)

Ky ajet është absolut, nuk e bën dallimin në mes të më të diturve dhe dijetarëve tjerë, pasi që zakonisht dijetarët dallohen prej njëri-tjetrit me anë të diturisë.

Replikë ndaj argumentimit të këtij ajeti, ngase nuk i përfshin dijetarët të cilët japin mendime të ndryshme me fetvatë e tyre, pasi që njeriu nuk mund të sjell nga Ligjvënësi çështje kundërthënëse, por ka të bëjë me rastet pajtuese të fetvave dhe kjo nuk është ashtu siç ata pretendojnë.

Argumentimit nga sehabet:

Sehabet janë pajtuar për lejimin e fetvasë për çdo sahabij, edhe të më të dijshmit por edhe të tjerëve të cilët nuk ishin në rangun e tyre edhe pse ishin muxhtehidë, duke mos e mohuar asnjërin i cili ka vepruar me mendimin më të dobët përballë mendimit më të fuqishëm. Ky veprim ka qenë ixhmaë i tyre.

El-Amediu ka thënë: “Prej sehabeve muxhtehidë ka pasur të vlefshëm dhe më të vlefshëm. Katër halifet, për rrugën e ixhtihadit, kanë qenë më të ditur se të tjerët, për këtë arsye pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Veproni me sunetin tim dhe me sunetin e halifeve të drejtë të udhëzuar, përmbahuni te ata dhe shtrëngohuni fort me ta.”

 

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Gjykatësi më i mirë prej juve është Aliu. Njohësi më i mirë prej juve është Zejdi. Njohësi më i mirë i hallallit dhe haramit është Muadh ibn Xhebeli.”

Në mesin e sehabeve ka pasur të rëndomtë. Ka pasur prej tyre aso që e ka obliguar veten që të pasoj muxhtehidët, të pranoj mendimin prej tyre dhe jo të tjerëve, por prapëseprapë nuk na është raportuar nga asnjëri prej sehabeve e as të mëvonshmëve, që njerëzit e rëndomtë detyroheshin të vepronin me ixhtihadin e ndonjërit prej sehabeve dhe asnjëri prej tyre nuk e ka mohuar tjetrin pse e ka marrë mendimin më të dobët ndaj më të fortit dhe nuk është ndaluar kërkimi i fetvave prej tyre edhe pse kanë ekzistuar sehabe më të dijshëm. Po të mos kishte qenë e lejuar, sehabet nuk do ta lejonin, por ata janë harmonizuar që të mos e mohojnë dhe të mos e pengojnë një gjë të tillë.

Për këtë, imam Gazaliu dhe Amediju kanë thënë: “Po mos të kishte qenë ixhmai i sehabeve, medhhebi i kundërshtarit do të kishte pasur prioritet.”

Ky argumentim replikohet me atë se nuk ka argument se është miratuar ixhmai (i sehabeve) në lidhje me këtë çështje sepse nuk tregon mosraportimin e obligimit për të rëndomtit që të mos kërkojnë mendim nga muxhtehidë të caktuar. Patjetër duhet të ekzistoj teksti se në kohën e tyre nuk ka pas divergjenca. Por edhe po të pranonim miratimin e ixhmait, nuk tregon mënyrë të prerë për formën e mendimeve të ndryshme për një dispozitë, por ekziston dyshimi se njerëzit e rëndomtë nuk bënin dallimin e Aliut në njërën anë me Ebi Sufjanin në anën tjetër, me Jesr bin Ertain dhe Mervanë bin el-Hakemin në anën tjetër.

 

 

Argumenti logjik – është e pamundur që njeriu i rëndomtë të bëjë favorizim në mes të dijetarëve.

 

Replikë – Këtë mund ta realizoj duke dëgjuar, duke i parë dëshmitë dhe duke i parë dijetarët se si i drejtohen atij dijetari elitar dhe eksperienca e cila e përcakton atë.

Unë mendoj se pasimi i më të diturit është rruga më e drejtë për të kuptuar sekretet e ligjeve, siç thotë grupi i parë, mirëpo, megjithatë nuk duhet ta injorojmë faktin e gjendjes së njerëzve të rëndomtë të cilët nuk bëjnë dallimin, siç edhe është fakt, në mes të njeriut të ditur në nivel të lartë dhe personit i cili ka dituri të nivelit më të ulët. Kështu që, në kohën moderne duhet t’i ndajmë jomuxhtehidët dhe intelektualët dhe njerëzit e rëndomtë.

– Të parët duhet të orientohen te më të diturit, më fetarët dhe më të shkëlqyerit, dhe këtë e arrijnë nëpërmjet rrugëve të ndryshme, posaçërisht nëpërmjet kuvendimeve dhe debateve të ndryshme dhe me krahasimin e fetvave, ndërsa,

– Të tjerëve u lehtësohet duke pasuar ata të cilëve u besojnë me atë njohuri që kanë.

Këtë mund ta presupozojmë në shoqërinë e sehabeve sepse disa prej tyre, në fakt pyesnin sehabet më eminent dhe prej tyre kërkonin fetva, prej sehabeve më eminent.

Sa i përket beduinit në shkretëtirë, askush nuk e obligon atë të shkoj te muxhtehidët. Kjo çështje është dëshmuar edhe gjatë historisë edhe pse aty-këtu ka mospajtime, duke na u raportuar se ka ndodhur përhapja e fetvave dhe janë përhapur lajme se kanë shkuar te muftitë, mirëpo përderisa na është raportuar, dëshmohet se lejohet pasimi i sehabeve në lehtësimin për njerëzit e rëndomtë, duke i pyetur dijetarët për sa kanë pasur mundësi dhe nuk ka pasur nevojë për tekst ligjor (nas) përderisa nuk ka pasur mospajtime sepse biografia e sehabeve nuk ka qenë shumë e njohur dhe për këtë çështje nuk duhet ngulfatur në fe, apo nuk duhet insistuar vetëm në teoritë të cilat i kanë paraparë muxhtehidët të cilët kanë qenë të përshtatshëm vetëm për kohën e tyre, përderisa janë përzier qëllimet e mira me qëllimet jo të mira dhe interesat e grupacioneve gjë e cila ka ndikuar që umeti islam të ndahet në sekte dhe në grupacione të ndryshme.

Lini një koment