Fetvaja e muxhtehidit i cili nuk është muxhtehidë i medhhebit të ndonjë imami

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Fetvaja e muxhtehidit i cili nuk është muxhtehidë i medhhebit të ndonjë imami

 

 

Dijetarët janë pajtuar që, i pasuari, i cili i jep fetva tjetrit nga ajo çka ka mësuar nga medhhebi i muxhtehidit, është vetëm transmetues i medhhebit, mirëpo quhet mufti vetëm se është më e lehtë të thirret kështu, përderisa, nëse jepet fetvaja jo në bazë medhhebit të ndonjë imami (imamëve), atëherë duhet bërë dallimin se muxhtehidi a është i gjallë apo i vdekur?

Sa i përket muxhtehidit deri sa është gjallë, dijetarët kanë dhënë katër mendime të ndryshme:

  1. Hasan el Basriju dhe një grup i dijetarëve kanë thënë se, nuk lejohet absolutisht, sepse ai sqaron atë çka është tek ai, dhe nuk sqaron atë që është te imami i tij. Gjendja e tij është se nuk ka njohuri për atë që është pyetur sepse nuk ka aftësi për ixhtihadë. Nëse jep fetva, ai ka dhënë fetva pa njohuri dhe nuk i pranohet, sepse po të lejohej fetvaja si formë tregimi nga medhhebi i tjetrit, atëherë do t’i lejohej (të jep fetva) edhe të rëndomtit, e kjo e fundit është në kundërshtim me ixhmain.

Replikë – Nëse i pasuari është kompetent për hulumtim, i cili ka njohuri për perceptimet e imamit të tij, i besohet atij se është njohës i medhhebit të imamit të tij, kështu që i pranohen fetvatë e tij, për shkak të diturisë së tij në atë se në çka është bazuar imami i tij, përderisa atij i cili është i paditur, i refuzohen fetvatë e tij.

 

  1. Disa kanë thënë, dhe mendimin e tyre e ka përzgjedhur Err-Rraziju dhe el Bejdaviju, absolutisht lejohen fetvatë e tij, duke u bazuar në thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.” (En-Nahl : 43)

Ky i pasuar është i ditur në medhhebin e imamit të tij.

Replikë – ky ajet nuk zbatohet për atë i cili jep fetva nga imami i tij, sepse ai nuk është i ditur në atë, sepse fetvanë të cilën e jep është e medhhebit të imamit të tij dhe kësisoj nuk pranohet mendimi i tij.

 

  1. Disa kanë thënë, i lejohet atij fetvaja në rast domosdoshmërie, kur nuk ka muxhtehidë, dhe nuk i lejohet atij kur ka muxhtehidë, sepse nuk është plotësuar kushti i domosdoshmërisë.

Replikë – Bazë e pranimit nga i pasuari është që, ai të jetë kompetent për hulumtim. Nëse është kompetent për hulumtim, i pranohet mendimi, e nëse nuk është kompetent për hulumtim, nuk i pranohet, ndërsa nuk merret për bazë ajo se ka apo nuk ka muxhtehidë.

 

  1. Një grup i dijetarëve kanë thënë, i lejohet atij fetvaja nëse e shpalosë atë që e ka thënë imami i tij, i cili është kompetent për të hulumtuar bazën ligjore, ka aftësi për selektimin e çështjeve dhe sqarimin e tyre në bazë të rregullave dhe thënieve të tij, që do të thotë se muftiu duhet të ketë aftësi që të mund të përfiton dispozita dytësore, të cilat nuk janë raportuar nga imami i medhhebeve, por i ka përfituar nga bazat të cilat i ka vendosur ai imam. Ky quhet muxhtehidë i medhhebit.

Argument i lejimit është: Ixhmai i pranimit të çdo gjenerate rreth fetvave të kësaj natyre, e edhe sot njerëzit i pranojnë mendimet e të thelluarve në dituri nga secili medhheb prej medhhebeve të umetit, duke ditur për njohuritë e tyre, siç janë, Ibnil Kasimi dhe Eshheb prej medhhebit malikijë, Ebu Jusufi dhe Muhamedi nga medhhebi hanefijë, Mezeniju dhe Bujutiu nga medhhebi shafiijë. Njerëzit nuk i kanë mohuar fetvatë e tyre, edhe pse i kanë mohuar të të tjerëve. Kjo llogaritet ixhmaë në bazë të thënieve të tyre. Fukahatë e shkollës së Kufes i nxirrnin përgjigjet e çështjeve nga thëniet e shokëve të tyre, pasi që posedonin mençuri, mprehtësi dhe shpejtësi për ta bartur çështjen prej një çështjeje në çështje tjetër.

Përderisa, sa i përket rastit kur muxhtehidi është i vdekur, papajtueshmëria del në sipërfaqe, siç do ta shpjegoj te kushtet e të pasuarit.

Lini një koment