Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Çka ekziston në mes të pyetësit dhe muftisë dhe kushtet e të pasuarit
Mufti është muxhtehidi apo fekihu, i cili që jetë autoritet për fetva, ashtu siç e kemi cekur më herët, duhet t’i plotësoj kushtet e ixhtihadit, dhe kjo e përfshin çdonjërin i cili ka aftësi për përfitime dhe argumentime dhe ato çka bashkëngjiten për të pasur aftësi, për të ditur të favorizoj dhe të jep konkludime.
Dallimi në mes të ixhtihadit dhe iftasë është se iftaja është më e veçantë se ixhtihadi.
Ixhtihadi është përfitimi i ligjeve pa marrë parasysh a parashtrohet apo nuk parashtrohet pyetje për atë temë.
Iftaja nuk realizohet pa ndodhë ndodhia, e tek pastaj fekihu e mëson dhe e paraqet ligjin për atë ndodhi.
Fetvaja e shëndoshë nuk kërkon kushte tjera përpos kushteve të ixhtihadit, përpos që në rend të parë duhet të dijë ndodhinë për të cilën pyetet, njohurinë mentale të pyetësit, shoqërinë në të cilin jeton ai, ashtu që të mësoj (të dijë) se çfarë ndikimi do të ketë fetvaja tek pyetësi, ndikim pozitiv apo negativ?
Mirëpo, më vonë fjala mufti është shndërruar në kuptimin, fekihi i medhhebit të medhhebeve, ku veprimtaria e tij përkufizohet vetëm në bartjen e teksteve nga librat e fikhut. Ky kuptim ka të bëjë vetëm në kuptim alegorik, ndërsa kuptimi i drejtë i fjalës tradicionale është në përputhshmëri me termin tradicional të përgjithshëm dhe si terminologji e qeverive.
Pyetësi (ai i cili ka të drejtë të pasoj) – është ai i cili nuk është kompetent për ixhtihadë, pa marrë parasysh a është vetëm njeri i rëndomtë, i cili nuk ka njohuri shkencore për të arritur nivelin e ixhtihadit, ose që ka njohuri në disa lëmi shkencore të cilat llogariten në nivelin e ixhtihadit, siç kemi sqaruar më herët.
Çështja e kërkuar – është çështja presupozuese e ixhtihadit, është ajo për të cilën lejohet të bëhet ixhtihadë, dhe lejohet të pasohet mendimi (deklarata) i muftiut dhe nuk është çështje shkencore, siç e kemi sqaruar edhe më herët.
Për muftiun, të cilin lejohet që të pasohet, dijetarët kanë paraparë kushte të shumta, siç janë:
- mendja e shëndoshë,
- pjekuria,
- liria,
- drejtësia,
- dituria, dhe
- gjallëria.
Ne do të kufizohemi në sqarimin e kushteve si në vijim, dituria dhe drejtësia, ngase për këto ka mospajtime dhe për shkak se janë të rëndësishme.
Këto dhe, Shafiijët kanë deklaruar se femra ka kompetencë për ixhtihadë.