Pasimi i lehtësimeve

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Pasimi i lehtësimeve

 

 

Pasimi i lehtësimeve – Nënkupton që për çështjet të cilat i paraqiten, njeriu të merr nga secili medhheb atë që është më e lehtë.

Ne kemi sqaruar kur kemi folur për telfikin e ndaluar se, nuk lejohet që qëllimisht të pasohen vetëm rastet ku ka lehtësime sepse kush i pason ato, sipas disave bën gabim, kurse sipas disa tjerëve nuk bën gabim, për këtë arsye duhet sqaruar boshtin e temës së mospajtimit në mes tyre.

Një pjesë tjetër, e prej tyre Gazaliu, dhe mendimi më i saktë te malikijtë dhe hanbelijtë, theksojnë: “Ndalohet pasimi i vetëm lehtësimeve të medhehbe sepse kjo anon në pasimin e epshit të njerëzve. Ligji ka ardhur për të ndaluar pasimin e epshit. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ

“Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të Dërguarit.” (En-Nisa : 59)

Nga Abdul Berri dhe Ibni Hazmi është raportuar se, unanimisht është thënë se, njeriu i rëndomtë nuk lejohet të pasojë lehtësimet, nga shkaku se kjo rezulton në moskryerjen e obligimit në çdo çështje e cila ka mendim të kundërt.

Të tjerët, dhe ata janë disa malikijë si El Karafiju dhe shumica e autorëve shafiijë dhe sipas mendimit prioritar të hanefijëve, thonë se: Lejohet pasimi i lehtësimeve në medhhebe sepse nuk ekziston bazë ligjore e cila e ndalon atë veprim, pasi që natyrshëm njeriu e pason më të lehtën kur të ketë rrugë dhe i shmanget rrugës së vështirë, madje për këtë tregojnë edhe sunetet shprehimore dhe veprore të pejgamberit s.a.v.s. sepse pejgamberi s.a.v.s. çdo herë kur ka qenë në pyetje të zgjidhte në mes të dy çështjeve e zgjidhte më të lehtën dhe “E dëshironte atë që është më e lehta për umetin e tij.” Pastaj ka thënë: “Jam dërguar për tolerancë të pastër.” Po ashtu ka thënë: “Kjo fe është lehtësim, çdo njeri që shtrëngohet në fe, do të jetë i mundur.”

Shafiiju r.a. ka thënë: “Çdo njeri i cili zgjedh në mes të dy çështjeve dhe e zgjedh më të lehtën, ajo është e dashur te Zoti i Lartmadhëruar.” Këtë mendim e ka pranuar edhe Kemal bin Hemami në analizën e tij dhe autori i librit “Muslimu Thubut”.

Karafiu ka thënë: “Lejohet pasimi i lehtësimeve, me kusht që të mos veprohet vetëm me mosobligueshmëritë, si f.v., kur e pason imam Malikun në mosprishjen e abdesit me rastin e prekjes pa epsh të femrës dhe e pason imam Shafiijun në mosobligueshmërinë e atyre pjesëve të abdesit (trupit) gjatë abdesit, ose në mos obligueshmërinë e mes’hit të gjithë kokës (gjatë abdesit) sepse atëherë namazi është i pavlefshëm te të dy imamët (Maliku dhe Shafiiu) sepse është i pavlefshëm abdesi te secili prej tyre, siç e kemi sqaruar më herët.

 

E vërteta është se, kushti të cilin e përmend Shafiiju është: Që pasimi i lehtësimeve të mos rezulton veprimin që sjell pavlefshmëri te të gjithë të cilët i pason, nuk ka argumentim (në këtë kusht) as tekstual dhe as të ixhmait, por është kusht i mëvonshëm, siç e deklaron Ibni Hemami në analizën e tij dhe siç thotë autori “Tejsirt-Tehrirë”. Kur një personi i lejohet kundërshtimi i disa çështjeve të muxhtehidëve, për çdo çështje që ata orientohen, atëherë më prioritare do të ishte të kundërshtohet në disa çështje.

 

Përderisa ajo çka është raportuar nga Ibni Abdul Berri: “Unanimisht është thënë se njeriu i rëndomtë nuk lejohet të pasojë lehtësimet. Nuk është vërtetuar saktësisht se e ka thënë atë që është raportuar prej tij. Po edhe po të pranohej, nuk pranohet unanimiteti i dijetarëve për atë mendim sepse për mëkatimin e pasimit të lehtësimeve, nga imam Ahmedi kemi dy raportime:

 

Në transmetimin e mëkatimit, kadiu Ebu Jeali i jep kuptimin, për jointerpretim dhe jopasim. Ibn Emijr el Haxh në librin “Et-Tekrirë alet-tekrirë” thotë: “Disa hanbelijë thonë se, nëse argumenti forcohet ose është njeri i rëndomtë, nuk mëkaton.” Në “Revdan” e Nevevijut është tregimi nga Ibn Ebi Hurejre se nuk mëkaton.

El-Iz Abdus-Selam ka thënë: “Njeriu i rëndomtë le të veproj me lehtësimet e medhhebeve, mohimi i kësaj është injorancë e atij i cili e mohon sepse të vepruarit me çështjet lehtësuese është e pëlqyer. Feja e Allahut është lehtësim dhe Allahu nuk ka bërë vështirësi në fe.

Lini një koment