Dispozita e telfikit në obligimet e sheriatit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dispozita e telfikit në obligimet e sheriatit

 

 

Më herët e kuptuam se sfera e telfikit ka të bëjë me çështjet dytësore sheriative të ixhtihadit, pra me ato të cilat janë jo të sigurta, që do të thotë se, dijetarët nuk janë pajtuar (për ato çështje), përderisa në akaid dhe në çështje të besimit, në ahlak dhe për çdo çështje të domosdoshme në fe, nuk hyn brenda kornizës së përzierjes (telfikit) sepse dijetarët unanimisht nuk e lejojnë pasimin në këto çështje, madje këto nuk janë as çështje të ixhtihadit, për të cilat do të kishte pasur hapësirë për mospajtime (diversitet) në të cilat (mospajtime) ka bazë taklidi dhe telfiki.

Përderisa telfiki vjen në çështje dytësore, duhet të sqarojmë dispozitën në to.

Çështjet dytësore të sheriatit ndahen në tri lloje:

E para: Ajo çka në sheriat është ndërtuar mbi bazën e tolerancës, të cilat ndryshojnë me ndryshimin e rrethanave të njerëzve.

 

E dyta: Ajo çka është ndërtuar mbi bazën e devotshmërisë së vullnetshme.

 

E treta: Ajo çka strukturimi i saj është për interesin dhe lumturinë e njerëzve.

 

Sa i përket llojit të parë: Adhurimet e pastra. Për nevojë, në këtë lloj lejohet telfiki sepse forma e praktikimit të ibadeteve të urdhëruara nga Allahu kanë të bëjnë me urdhrin e Allahut të Lartmadhëruar, të cilat nuk janë shkaktim vështirësie, prandaj këto adhurime nuk duhet të vështirësohen sepse këmbëngulësia e tepërt shpie në shkatërrim.

 

Përderisa, sa i përket adhurimeve të natyrës materiale, ka prej tyre të cilat duhet shtrënguar, kjo si rezervë nga frika për t’i mos humbur të drejtat e të varfërve, andaj zekatdhënësi nuk ka të drejtë që të marrë vetëm mendimin më të dobët (lehtë) ose që të bëjë telfikë (kombinim) nga secili medhheb, dhe t’i marrë ato që janë më të lehta, e kësisoj t’ua humb të drejtat të varfërve, prandaj muftiu, në këtë lloj, duhet të jap fetva atë çka është më e përshtatshme dhe më harmonike, duke e pasur në konsideratë gjendjen e pyetësit dhe natyrshmërinë e tij, pra atë se a është i vendosur apo jo.

 

Sa i përket llojit të dytë, ka të bëjë me ndalesat, e këto janë të ndërtuara mbi bazën rezerve, dhe për të pranuar çka është më e moralshme, në bazë të mundësive, sa më mirë të jetë e mundur. Në këto nuk lejohet tolerancë ose telfikë (kombinim), përpos në rast të domosdoshmërisë ligjore sepse domosdoshmëritë lejojnë të ndaluarat. Në hadithë thuhet: “Çka u është ndaluar, largohuni, çka u kam urdhëruar (për të vepruar), veproni në bazë të mundësive.” Urdhri është i përcaktuar në bazë të mundësisë. Ndalesa është bërë për të larguar dëmin.

Në ndalesa nuk rezulton formula e telfikit nga shkaku se ato janë të ndërtuara mbi bazën e devotshmërisë dhe të rezervës, të bazuar në hadithin e Ibni Mes’udit: “Çdo herë kur të bashkohet hallalli me haramin, dominon harami mbi haramin.” Po ashtu edhe nga hadithi tjetër: “Lëre të dyshimtën për atë çka nuk është e dyshimtë.”

Përderisa, sa i përket ndalesave të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e robërve, në to nuk lejohet telfiki (kombinimi) sepse është lloj imagjinate, është për t’i shkelur të drejtat e njerëzve dhe për keqpërdorimin dhe dëmtimin e njerëzve.

 

Sa i përket llojit të tretë, janë veprimet reciproke ndërnjerëzore dhe dënimet penale, dhe donacionet duke filluar nga një e dhjeta, një e njëzeta në xehe, haraxhi, në kurorëzime, në kurorëzimet të cilat rezultojnë në ndarje e baza e tyre është lumturia bashkëshortore dhe lumturia e familjes. Sigurimi i saj bëhet duke mbajtur lidhshmërinë e familjes dhe duke pasur mirësjellje brenda familjare, ashtu siç e konstaton Kur’ani:

فَإِمْسَاكٌ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌ بِإِحْسَانٍ

“ e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim..” (El Bekare : 229)

 

Çdo gjë e cila mbështetet në këtë bazë, veprohet me atë çështje edhe pse në disa çështje shpie deri te telfiki (përzierja), vetëm se telfiki nuk duhet të merret si mjet për t’u tallur me njerëzit në çështje të kurorëzimit dhe shkurorëzimit, por duhet shikuar rregulli i sheriatit “Esenciale në jetën bashkëshortore është ndalesa.” Në këtë mënyrë bëhet sigurimi i të drejtave të grave dhe pasardhësve, andaj në këtë rast telfiki nuk lejohet.

Përderisa, sa i përket raporteve ndërnjerëzore dhe donacionet materiale, dënimet e përcaktuara penale, sigurimi i jetëve, obligimet e tjera të ngjashme duke e pasur parasysh interesin e njerëzve dhe çështjet e jetës, duhet të merret nga secili medhheb ajo çka është më e mira e mundshme dhe ajo e cila e siguron interesin e njerëzve dhe lumturinë e tyre, edhe nëse duhet të bëhet kombinimi (telfiki), sepse konsiderohet veprimtari dhe aktivitet i cili shkon pas interesit, i cili edhe është objektivi i Ligjvënësit dhe nga shkaku se interesat e njerëzve ndryshojnë me ndryshimin e kohëve, traditës dhe zhvillimit të jetës dhe kandarit të interesit, siç e kemi mësuar te argumentet e sheriatit për të cilat ka dallime ndërmjet dijetarëve (nuk janë pajtuar). Këtu bën pjesë çdo gjë që siguron pesë bazat e përgjithshme, sigurimi i jetës, i fesë, i mendjes, i pasardhësve (nderit) dhe pasurisë, dhe sigurimin e çdo interesi i cili është objektiv i sheriatit nga Kur’ani, suneti apo ixhmai, këto janë interesa që korrespondojnë me ligjin dhe që pranohen.

 

Përfundim – Kandar i lejimit dhe moslejimit të telfikit është, çdo gjë e cila shpie te e kundërta e bazave ligjore, duke u bazuar në politikën dhe urtësinë e tij (sheriatit) rezulton vendimi se është i ndaluar (ky lloj telfiki), posaçërisht në mashtrim, por çdo gjë e cila është krah i bazave të sheriatit dhe çka përputhet me urtësinë dhe politikën e tij për t’u sjell njerëzve lumturi në të dy botët dhe duke ua lehtësuar adhurimet e tyre dhe duke ua siguruar interesat e tyre në veprimtari të ndërsjella është e lejuar dhe e kërkuar.

 

Sipas mendimit tim, telfiki i lejuar është, atëherë kur është e nevojshme dhe e domosdoshme dhe jo për tallje, ose për të marrë më të lehtën me qëllim, edhe pse nuk ka interes sheriatik, dhe qëllimi i saj është në disa ligje të adhurimeve, dhe marrëdhënie reciproke që ndërlidhen me ixhtihadin dhe nuk janë të prera.

 

Lini një koment