Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Përzierja (telfiki) e ndaluar
Nuk themi se përzierja (telfiki) lejohet në mënyrë të pakufizuar, pasi ajo është e kushtëzuar në sferë të caktuar. Prej përzierjes, ka çka është e pavlefshme vetvetiu, si f.v., nëse përzierja shpie në lejimin e të ndaluarave, shembull, alkoolin, prostitucionin, e të ngjashme.
Ka përzierje e cila ndalohet, por jo në vetvete, por që i paraqitet element prej elementeve dhe është tri llojesh:
E para: Qëllimisht, pason vetëm lehtësimet, si f.v., njeriu merr nga secili medhheb atë çka është më e lehta për të, pa nevojë dhe pa domosdoshmëri. Kjo është e ndaluar, e kjo ndalesë vjen për të parandaluar të keqen, dhe për të mos lejuar ikjen nga obligimet e sheriatit.
Gazaliu thotë: “Askush të mos merr nga medhhebi tjetër si pasojë e apetiteve. Njeriu i rëndomtë nuk ka të drejtë t’i mohoj mendimet e medhhebeve në të gjitha çështjet të cilat janë të mira për të dhe të zgjerohet…” Brenda këtij lloji kategorizohet se më parë duhet t’i pasoj lehtësitë dhe jo për t’i mohuar dhe për t’i marrë mendimet më të dobëta të secilit medhheb, duke e pasuar epshin dhe dëshirat.
E dyta: Telfiki i cili nënkupton kundërshtimin e dispozitës së qeveritarit, sepse dispozita e tij i jep fund mospajtimeve për të mos lejuar anarki.
E treta: Telfiki i cili nënkupton kthimin nga veprimi i pasimit, ose për një çështje për të cilën çështje janë pajtuar që të pasohet.
Shembull i rastit të parë: Ajo çka është raportuar nga fetvatë hindije: Nëse fakihu i thotë gruas së tij, ti je e shkurorëzuar përgjithmonë, e me këtë ai e ka ndërmend që ai shkurorëzim të jetë i trihershëm dhe fjala e tij shikohet ashtu siç e kanë kuptuar ata dy dhe ai ka vendosur që t’i ndalohet atij, e pas kësaj ai ka dashur që ai shkurorëzim të jetë rikthyes. Merret për bazë mendimi i tij i parë dhe siç e ka pasur qëllimin në fillim dhe nuk lejohet t’i kthehet gruaja e tij duke u mbështetur në mendimin e tij të dytë të mëvonshëm.
Po ashtu, nëse në fillim ka pasur për qëllim shkurorëzimin me të drejtë kthimi, e pastaj e mendon ta ketë thënë për shkurorëzim të trihershëm. Mirëpo duhet pasur parasysh se kthimi pas veprimit nuk lejohet, nëse ka pasur të bëjë me të njëjtin rast, e jo të një rasti tjetër të ngjashëm, argument për këtë është çka shkruhet në librin “Fetava Hindije”, se: Kur me fjalën e tij je e shkurorëzuar përgjithmonë, ka pasur për qëllim shkurorëzimin me të drejtë kthimi, ai e kthen atë. Pastaj kur i thotë gruas tjetër, ti je e shkurorëzuar përgjithmonë, e pas një kohe thotë se me këtë e ka pasur për qëllim shkurorëzimin e trihershëm, atëherë me këtë thënie i ndalohet edhe gruaja e rastit të parë. Kështu e ka sqaruar Sebekiju dhe e kanë pasuar shumë dijetarë të tjerë.
Vërehet se kthimi (heqja dorë) nga pasimi pas praktikimit është i pavlefshëm, siç kanë deklaruar dijetarët e usulit është i kushtëzuar në atë çka ka mbetur prej gjurmëve të veprimit të parë, gjurmë të cilat shpijnë te veprimi i përzierjes (telfikit) për të cilin nuk pajtohen të gjithë muxhtehidët.
Shembulli i rastit të dytë: Nëse një njeri e pason Ebu Hanifen në kurorëzim pa kujdestar, atëherë nënkuptohet se akti i kurorëzimit ka ndodhur dhe është i vlefshëm dhe është çështje që unanimisht (ixhmaë) nënkupton kurorëzimin. Nëse e shkurorëzon tri herë, pastaj për të mos ndodhur shkurorëzimi dëshiron ta pasoj Shafiijun, nga natyra e kurorëzimit pa kujdestar nuk e ka këtë drejtë sepse është kthyer nga pasimi në çështje për të cilën unanimisht ka qenë i domosdoshëm.
Unë them se ky mendim për këtë çështje është i drejtë sepse përkujdesja në çështje nderi duhet të jetë më i madh se kujdesi në çështje tjera sepse do të rezultonte që raportet e mëhershme të tyre të kishin qenë raporte (sjellje) të ndaluara dhe se fëmijët e tyre do të kishin qenë fëmijë nga prostitucioni, kështu që duhet të mbyllen të gjitha dyert (shtigjet) të cilat shpijnë te këto imagjinata për çdo çështje serioze, si p.sh., në kurorëzim, ose në çdo çështje që shpie në tallje të fesë ose në dëmtim të njerëzve ose në shkaktim të çrregullimit në tokë.
Sa i përket çështjeve të adhurimit dhe obligimeve, për të cilat Allahu nuk ka bërë vështirësi për robërit e tij, përzierja (telfiki) nuk është i ndaluar, edhe po që se rezulton kthim nga veprimi i mëparshëm, ose të një çështje për të cilën ka unanimitet se është detyrshmëri, përderisa nuk shpie në shkëputjen e lidhjes së obligimeve, ose në asgjësimin e urtësisë së ligjit dhe pasimit të epshit të cilat e ndryshojnë sheriatin ose që tregon objektivitetin e saj.