Përzierja (TELFIKI) e medhhebeve dhe ndjekja e lehtësimeve

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Përzierja (TELFIKI) e medhhebeve dhe ndjekja e lehtësimeve

 

Në botën islame ideja e pasimit (taklidit) apo me fjalë tjera përzierja e medhhebeve te shumica e dijetarëve është përhapur pas përfundimit të shek. të dhjetë pasi të mëhershmit kanë kushtëzuar që, në pasimin e medhhebit tjetër të mos vjen çështja e përzierjes së medhhebeve.

Ibni Haxheri dhe të tjerët kanë thënë: “Kush është për (pro) përzierje të medhhebeve, ai është në kundërshtim me ixhmain.”

Sipas mendimit tim, të gjithë këtyre u mungojnë faktet dhe argumentet për atë që thonë.

Po ashtu, ata kanë kushtëzuar që për lejimin e pasimit të mos i pasojnë lehtësimet të cilat qojnë deri te devijimi i qartë i vijave të trasha të islamit, kështu që, patjetër duhet të flasim për përzierjen dhe ndjekjen e lehtësimeve.

 

Përzierja (telfiki) – është të vepruarit e atij veprimi për të cilin veprim nuk thotë muxhtehidi. Kuptimi i saj është që të veprohet në atë mënyrë që pasuesi të pason shumë medhhebe dhe në një çështje të pranohen kushtet apo pjesa e saj nga dy mendime e më shumë për të arritur te e vërteta e bashkdyzuar të cilën nuk e ka ligjësuar askush, pa marrë parasysh a është imami të cilit i përket apo imamit tek i cili ka kaluar. Secili prej tyre ka deklaruar pavlefshmërinë e atij realiteti e cila realizohet në adhurim. Shembull:

Një person i cili pason medhhebin shafiijë dhe i mjafton që gjatë abdesit të lëmoj vetëm një pjesë të vogël të kokës, e pastaj e pason Ebu Hanifen ose Malikun në çështjen e mosprishjes së abdesit me rastin e prekjes së femrës dhe pastaj falet. Falja në këtë mënyrë me këtë abdes nuk është thënë nga asnjëri prej këtyre dijetarëve.

Shafiiju thotë se namazi është i pavlefshëm për shkak të prekjes së femrës.

Ebu Hanife thotë se namazi është i pavlefshëm për shkak se nuk e ka lëmuar një të katërtën e kokës.

Maliku nuk thotë se nuk i pranohet namazi sepse nuk e ka lëmuar kokën në tërësi ose për shkak të pjesëve të abdesit, e të ngjashme.

 

 

Prej shembujve të përzierjes, në statusin personal është që, njeriu martohet me një grua pa prezencën e kujdestarit të saj dhe pa mehr e dëshmitarë, duke e pasuar secilin medhheb në atë që ai nuk e thotë, mirëpo ai me përzierje dëshiron t’i ikë të ndaluarës. Kjo nuk lejohet, siç edhe do ta sqaroj sepse është në kundërshtim me ixhmain. Këtë formë nuk e ka lejuar askush.

 

Shembull tjetër: Nëse njeriu e shkurorëzon tri herë bashkëshorten e tij, pastaj ajo martohet me një djalë nëntëvjeçar që (ta shkurorëzoj) t’i lejohet gruaja për rikurorëzim duke e pasuar medhhebin shafiij për të qenë kurorëzimi i vlefshëm. Pastaj djali (nëntëvjeçar) e shkurorëzon atë (gruan) për të qenë shkurorëzimi i vlefshëm dhe e kalon afatin e pritjes (iddetit) duke e pasuar imam Ahmedin dhe kësisoj i lejohet akti i kurorëzimit me burrin e saj paraprak.

 

Siç thotë prof. Alij el-Exhheriju, dijetar shafiijë, vërehet se rastet e ngjashme janë të ndaluara në kohën e sodit. Dhe nuk lejohet të veprohet në këtë mënyrë në këtë çështje sepse te shafiijtë kushtëzohet që fëmija i cili martohet të ketë babën ose gjyshin e tij, dhe që të jetë i drejtë dhe të jetë në dobi të fëmijës, dhe që gruaja e cila martohet me fëmijën duhet ta ketë kujdestarin e saj të drejtë dhe dy dëshmitarë të drejtë. Nëse mungojnë këto kushte nuk lejohet tehlili (lejimi martesor pas ndalesës së kushtëzuar) sepse kurorëzimi është i pavlefshëm.

Prej shembujve tjerë sjellim edhe këtë: Nëse një person e merr një vend të vakëfit me koncesion për nëntëdhjetë e më shumë vite, pa e parë atë parcelë.

  • Për afatin kohor e pason Shafiijun dhe Ahmedin,
  • Për mos shikimin e parcelës e pason Ebu Hanifen sepse tek ai lejohet koncesioni pa e parë tokën.

 

Fusha e përzierjes (telfikit)

 

– Çështja e telfikit është e njëjtë sikurse fusha e pasimit (taklidit), siç edhe e kemi sqaruar më parë, pra fusha e saj shtrihet në çështjet jo të sigurta të ixhtihadit. Përderisa ajo çka njihet si domosdoshmëri në fe, të cilat janë të ndërlidhura me ligjin e sheriatit, ato janë për të cilat janë pajtuar dijetarët e umetit, mohuesi i atyre ligjeve konsiderohet pabesimtar, nuk lejohet pasimi (taklidi), e mos të flasim për përzierjen (telfikin) e medhhebeve. Nuk lejohet përzierja e cila shpie në veprimin e të ndaluarës, si f.v., në pirje të alkoolit, në prostitucion, e të ngjashme.

 

Ligjësimi

 

Argumentimi i atyre të cilët e ndalojnë përzierjen (telfikin) është rezultat të cilin e kanë thënë dijetarët e usulit në mënyrë unanime, e kjo për të ndaluar shpikjen e mendimit të tretë atëherë kur dijetarët ndahen në dy grupe në gjykimin e një çështjeje.

Te shumica absolute e dijetarëve nuk lejohet mendimi i tretë, për atë çështje që dijetarët janë pajtuar, si f.v.,

  • ideti i gruas së cilës i ka vdekur burri kur ajo është shtatzënë, për këtë çështje ekzistojnë dy mendime:
    – deri sa të lind,
    – maksimumi i shtatzënisë.

Nuk lejohet të paraqitet ndonjë individ me mendimin se ideti i saj duhet të jetë vetëm me muaj.

 

Pavlefshmërinë e pretendimit se telfiki (përzierja) është i pavlefshëm e replikojmë në dy mënyra:

  • Mënyra e ndalimit dhe e mohimit, dhe
  • Mënyra e vërtetimit të kundërt.

 

 

 

 

Sa i përket ndalimit dhe mohimit, çështja është e qartë, telfiki është i ndërtuar mbi idenë e taklidit-pasimit, të cilin e kanë vendosur dijetarët e mëvonshëm në kohën e programimit, e ajo është se, telfiki nuk është i njohur në kohën e të parëve, e as në kohën e pejgamberit s.a.v.s. dhe as në kohën e sehabeve dhe as në kohën e imamëve të medhhebeve e as të studentëve të tyre:

  • Sa i përket kohës së pejgamberit s.a.v.s. absolutisht nuk ka alternativë të telfikit sepse ka qenë koha e zbritjes së shpalljes, në të cilën nuk ka pas ixhtihadë.
  • Sa i përket epokës së sehabeve dhe tabiinëve, po ashtu nuk është i njohur, sepse nuk dihet se ka ndodhur prej tyre, por secili pyeste tjetrin çka do që dëshironte dhe tjetri jepte fetva pa i obliguar me mendimin e tjetrit, ose të jetë i përkufizuar në veprimin e mendimit të tjetrit, duke i pasur parasysh sqarimet e shumta e të ndryshme të tyre.

 

  • Po ashtu, imamët e katër medhhebeve dhe të tjerëve të cilët bënin ixhtihadë, nuk na është raportuar se ndonjëri ka ndaluar të veprohet me medhhebin e tjetrit, por secili prej tyre mbështetej pas tjetrit, pasi që e dinte se mendimi kundër përzierjes ishte rreth ixhtihadit i cili ishte jo i sigurt. Kjo dëshmon se çdonjëri i cili pyeste, pranonte mendimet e dijetarëve në dy e më shumë çështje. Mendimet e dy muftive të njëri-tjetrit ishin pjesë e këtij pyetësi por nuk kishin këtë qëllim të cilin jemi duke e shpjeguar, sikurse ndërhyrja e njërit dialekt në tjetrin në gjuhën arabe.

 

Më shumë se kaq… Mendimi i ndalimit të telfikit (përzierjes) do të na e përçonte mesazhin e moslejimit të taklidit (pasimit) e cila parimisht për të rëndomtit është vaxhib. Edhe pse në të shumtën e rasteve taklidi nuk është telfik dhe është në kundërshtim me parimin e atij i cili thotë: Mendimet e ndryshme janë mëshirë për umetin dhe është në kundërshtim me bazën në të cilën është ndërtuar sheriati islam, e ajo është toleranca dhe lehtësimi dhe largimi i lodhjes dhe vështirësive.

 

 

 

 

Përderisa, sa i përket mënyrës së vërtetimit të së kundërtës, pas presupozimit të vlefshmërisë së atyre të cilët thonë se ndalohet telfiki dhe pas pranimit të mendimit të tyre, del në shesh ajo të cilën dijetarët e kanë konstatuar se, nuk duhet të përmbahet vetëm një medhheb i caktuar, dhe se telfiki lejohet, se përndryshe adhurimet e njerëzve të rëndomtë do të ishin të pavlefshme, sepse vështirë se mund të haset njeri i rëndomtë i cili i kryen adhurimet në përputhshmëri me një medhheb të caktuar. Përderisa, kushtëzimi i tyre në domosdoshmërinë e shikimit të kundërshtimit ndërmjet dijetarëve, nëse ndonjëri pason një medhheb, ose anashkalimin e një medhhebi për një çështje, kjo do të ishte e vështirë, pa marrë parasysh në adhurime apo në veprim të raporteve reciproke. Kjo do të ishte në kundërshtim me tolerancën e sheriatit, lehtësimit të asaj dhe orientimit të saj në dobi të njerëzve.

Shembull: Nëse një njeri merr abdes dhe lëmon një pjesë shumë të vogël,

– duke e pasuar medhhebin shafiij, abdesi i tij është i vlefshëm dhe

– nëse pas kësaj e prek organin intim, duke e pasuar medhhebin hanefijë namazi i tij është i vlefshëm, pra namazi i këtij pasuesi është i vlefshëm, për këtë janë pajtuar dijetarët, sepse prekja e organit intim, te hanefijtë, nuk e prishë abdesin.

Dhe nëse një person e pason atë në mosprishje e cila është e vlefshme te shafiijtë, abdesi vazhdon të jetë i vlefshëm në bazë të kushteve të Ebu Hanifes.

Këto dy çështje janë të ndara nga njëra tjetra, sepse:

– abdesi është i plotë në bazë të Shafiijut dhe,

– pas prekjes së organit intim vazhdon të jetë i vlefshëm në bazë të Ebu Hanifes, e,

– pasimi i Ebu Hanifes është bërë vetëm për të vazhduar vlefshmëria dhe jo prej fillimit të saj (abdesit).

 

 

 

 

 

 

Përderisa, sa i përket pretendimit të disa hanefijëve se ekziston ixhmai në ndalimin e telfikit, kjo ka të bëjë me pajtueshmërinë e pjesëtarëve të vet medhhebti, ose vetëm se kanë dëgjuar, ose është mendim me mëdyshje, sepse po të ishte çështje për të cilën dijetarët janë pajtuar atëherë kjo çështje do të ishte regjistruar si tekst edhe nga medhhebet tjera, sepse ixhmai patjetër se duhet të jetë i hapur, i paraqitur deklarativisht nga kompetentët duke e nënvizuar dhe në ixhmaë nuk mjafton vetëm heshtja dhe mundësia e themelimit të saj.

Argumenti më tregues për mosthemelimin e ixhmait është se shumë dijetarë të mëvonshëm e kanë kundërshtuar haptazi.

Ibn Hemami në komentin e tij dhe duke u pasuar nga studenti i tij Ibn Emijr el Haxh thotë: “Pasuesi ka të drejtë të pasoj cilin do që dëshiron. Nëse njeriu i rëndomtë merr prej secilit muxhtehidë, kjo për të është më e lehtë. Nuk e di se ka diçka që e pengon këtë, si në aspektin logjik, ashtu edhe ligjor. Natyrshmëri e njeriut është që ai prej muxhtehidit i cili e konkludon çështjen me ixhtihadin e tij, të pasoj atë çka është më e lehtë për të. Nuk di që ndonjë ligj prej ligjeve nuk e lejon këtë. Pejgamberi s.a.v.s. e dëshironte atë çka është më e lehta për umetin e tij.”

Përderisa, sa i përket dy imamëve, këta janë pajtuar për pavlefshmërinë e telfikit (përzierjes). Ky mendim nuk fuqizohet me ndonjë argument sepse pasuesi nuk pason në secilën prej tyre në veprimtarinë e tij të përgjithshme por e pason secilin prej tyre për një çështje të caktuar, për të cilën nuk e pason tjetrin. Nuk ka të keqe në këtë. E gjithë veprimtaria nuk obligon të shikohet vetëm nga ky këndvështrim, as në ixhtihadë dhe as në pasim, por është shpikje (nga vetja) e ligjit sheriativ e atij i cili nuk është kompetent që ta thotë. Ligjërues për të është Allahu i Lartmadhëruar dhe çdo ligjërim e ka edhe efektin juridik të tij.

Në librin “Et-Tenkijh” të Ibni Abidijnit, është si në vijim: “Ajo çka buron prej mendjes së muftisë është çka tregon për lejimin e dispozitës së dyanshme”, dhe se profesori Tususiju shkon në drejtimin e lejimit.

Po ashtu dijetari Ebu Suudi në fetvatë e tij e ka lejuar.

Ibni Nexhimi në librin e tij “Bej’ul Vakfi bi gubnil fahish” ka treguar vendimin e tij përfundimtar për lejimin e telfikit (përzierjes së medhhebeve).

Nga fetvatë e Bezazijut është raportuar për lejimin.

Ibn Urfete el Malikiju në librin “Hashijete ale-sherhul-kebijr” ka vërtetuar pro lejimit.

Profesori el-Adeviju dhe të tjerët e kanë lejuar.

Shumica absolute e dijetarëve, prej tyre disa shafiijë, shkojnë në atë drejtim se raportimi për ixhmain në lidhje me këtë çështje është rast i izoluar dhe me pretendimin për ixhmaë të tillë nuk është obligim të veprohet, siç e kemi sqaruar në temën e ixhmait.

Duke pasur parasysh se pretendimi për ixhmain është i papranuar sepse është treguar saktësisht se ka pasur mospajtime, si f.v., Ferhametul Emirë dhe Fadil Bejxhuri.

Shefshaveniju, sa i përket çështjes për veprimin me dy e më shumë medhhebe thotë: Dijetarët e usulit kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. E vërteta për këtë këndvështrim është lejimi.

Përfundim: Pa dyshim se Allahu dëshiron lehtësim dhe jo vështirësim dhe mendimi për lejimin e telfikit është prej natyrës së lehtësimit në mes njerëzve:

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

 

وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ

“…dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” (El Haxh : 78)

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

يُرِيدُ اللَّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمْ ۚ وَخُلِقَ الْإِنسَانُ ضَعِيفًا

“All-llahu dëshiron t’ju lehtësoj, e megjithatë njeriu është i paaftë.” (En-Nisa : 28)

Zoti i Lartmadhëruar thotë: يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ

“All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. .” (El Bekare : 185)

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Jam dërguar për tolerancë të sinqertë.”

 

Lini një koment