Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
A lejohet (pasuesi) t’i përmbahet medhhebit, i cili medhheb është pjesërisht në kundërshtim me imamin e tij?
Nëse një njeri i rëndomtë i përmbahet një medhhebi të caktuar, dijetarët kanë mospajtim tjetër, e ajo është se, a i lejohet atij që në disa çështje t’ia kthej shpinën imamit të tij dhe të marr mendimin e tjetrit, me fjalë tjera, a e ka detyrim vazhdimësinë e atij medhhebi dhe të mos kaloj te një medhheb tjetër në një çështje prej çështjeve?
– Thuhet: Absolutisht lejohet.
– Thuhet: Absolutisht nuk lejohet.
– Thuhet: Duhet bërë dallimin, nëse veçse e ka vepruar (me një medhheb) atë çështje, nuk lejohet të kaloj, e nëse nuk ka vepruar, lejohet.
– Thuhet: Duhet bërë dallimin, nëse një ngjarje ka ndodhur dhe e ka pasuar medhhebin në atë ngjarje, atëherë nuk lejohet, nëse jo (nuk ka ndodhur ajo ngjarje), atëherë lejohet.
– Ka edhe mendime tjera.
Mendimi më i saktë është mendimi se, lejohet që të kundërshtohet imami (medhhebi) pjesërisht dhe të merret mendimi i (medhhebeve) tjerëve sepse përmbajtja i vetëm një medhhebi nuk është detyrim, sepse nuk ka detyrim (vaxhib) pos atë që e ka bërë detyrim (vaxhib) Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe Allahu dhe i dërguari i Tij nuk e kanë bërë detyrim (vaxhib) askënd që t’i përmbahet tërësisht medhhebit të një imami, dhe siç thotë autori i librit “Muslimu Thubut” kjo tregon se, detyrimi për pasim (taklidë) është ligjësim i ri.