Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Përmbajtja e pasuesit në një medhheb të caktuar
Siç kanë deklaruar shumica absolute e dijetarëve, rruga e njeriut të rëndomtë dhe e atij i cili nuk është kompetent në ixhtihadë është rruga e pasimit (taklidit) për të kuptuar ligjet e sheriatit, por bie fjala, ai pasues a e ka për detyrë t’i përmbahet një medhhebi të caktuar për çdo ngjarje?
Kjo shumicë absolute e dijetarëve, të cilët janë pajtuar pro pasimit për njeriun e rëndomtë dhe për atë i cili nuk është kompetent për ixhtihadë, kanë dhënë mendime të ndryshme.
Në bazë të mendimit të disave prej tyre qëndron ajo se, njeriu i rëndomtë nuk vepron në bazë të muxhtehidit në një dispozitë të një ngjarjeje prej ngjarjeve të cilën më parë veçse e ka vepruar, e ai nuk duhet të kthehet prapa dhe të mos e pasoj (mendimin e vet) dhe të pasoj tjetrin. Për këtë janë pajtuar Amediu dhe Ibni Haxhibi, dhe sipas mendimit të tjerëve mospajtimi ka të bëjë me çështjen se më parë ka vepruar.
- Disa kanë thënë: Është vaxhib t’i përmbahet një medhhebi të caktuar sepse ai është i bindur se ai medhheb është i drejtë dhe ai e ka vaxhib t’i përmbahet bindjes së tij.
- Të tjerët kanë thënë: Nuk është vaxhib pasimi i imamit të caktuar në çdo çështje dhe në çdo ngjarje e cila i paraqitet, por lejohet që të pasoj çdo muxhtehidë të cilin dëshiron, edhe nëse i përmbahet vetëm një medhhebi, si f.v., medhhebit të Ebu Hanifes, ose Shafiijut, ose të tjerëve, por nuk është e patjetërsueshme që të vazhdoj gjithmonë, por në përgjithësi lejohet që të kaloj prej një medhhebi në një tjetër edhe pas veprimit me njërin prej medhhebeve sepse nuk ka vaxhib pos asaj që e ka bërë vaxhib Allahu dhe i dërguari i Tij, sepse kësisoj ai do të bënte detyrim diçka që nuk e ka bërë Allahu dhe i dërguari i Tij, pasi Allahu nuk e ka bërë detyrim përmbajtjen në një medhheb të caktuar dhe përmbajtja në një medhheb nuk nënkupton betim (premtim) i cili duhet të zbatohet, por Allahu e ka bërë detyrim pasimin e dijetarëve pa e specifikuar njërin prej tjetrit. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
“Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.” (En-Nahl : 43)
Dhe se ata të cilët kanë kërkuar fetva në kohën e sehabeve dhe tabiinëve nuk kanë qenë të detyruar të i përmbahen një medhhebi të caktuar, por i bënin pyetje atyre të cilët ishin të përshtatshëm për ta, por pa u përkufizuar në njërin ndaj tjetrit dhe askush nuk e ka urryer një gjë të tillë dhe ky ishte ixhmaë prej tyre, pa u bërë obligim pasimi në ndonjë imam, ose pasimin në ndonjë medhheb të caktuar në çdo çështje.
Po ashtu, mendimi për t’ju përmbajtur vetëm një medhhebi shpie në lodhje dhe vështirësi, edhe pse medhhebet janë vlerë, begati dhe mëshirë për umetin. Ky është mendimi prioritar i dijetarëve.
- Disa prej tyre, si f.v., Amediu dhe Kemal bin Hemami, e bëjnë dallimin dhe thonë: “Të vepruarit me atë çka janë detyrim disa çështje në një medhheb të caktuar, nuk lejohet pasimi i tjetrit në po ato çështje dhe nëse nuk veprojnë në disa çështje tjera, lejohet pasimi i tjetrit në po ato çështje sepse në ligj nuk ekziston diçka që e bën obligim pasimin dhe përmbajtjen e vetëm të një medhhebi, por ligji e bën obligim pasimin e dijetarëve pa e specifikuar një dijetar prej tjetrit, siç edhe e sqaruam më herët.”