Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Pasuesi
Këtu bën pjesë edhe domosdoshmëria e përkufizimit të nivelit arsimor për dispozitën e pasimit dhe kush ka të drejtë të pasoj. Kjo kuptohet prej asaj që kemi përmendur më lartë se, shumica absolute e dijetarëve të usulit thonë se, pasues është ai i cili është absolutisht njeri i rëndomtë dhe se ai duhet të pasoj në çështjet dytësore të sheriatit të konfirmuara nëpërmjet rrugës së pasigurt,
– po ashtu, kjo përfshinë edhe dijetarin i cili ka studiuar disa dituri të cilat pranohen si çështje të përfituara prej ixhtihadit, mirëpo ai nuk e ka arritur nivelin e ixhtihadit.
Këta dy duhet të pasojnë mendimet (thëniet) e muxhtehidëve dhe përgjigjet e tyre. Kjo nga shkaku se njeriu i rëndomtë nuk ka njohuri për çështjet të cilat shpijnë deri te ixhtihadi, e këtu hyn edhe ai dijetar i cili nuk ka aftësi për ixhtihadë, kësisoj edhe ai edhe njeriu i rëndomtë duhet të pasojnë.
Disa muëtezil të Bagdadit thonë se, as njeriu i rëndomtë dhe as dijetari i cili nuk është kompetent për ixhtihadë nuk lejohen të pasojnë asnjë prej muxhtehidëve, por secili prej tyre duhet të mësoj dispozitën me argument.
Ebu Ali el Xhebaiju ka thënë: “Lejohet pasimi (taklidi) në çështjet e ixhtihadit.” si f.v., pastrimi i papastërtisë me ujë, por jo në çështjet tekstuale si f.v., obligueshmëria e namazit, zekatit, haxhit, agjërimit, e të ngjashme.
Ne edhe më herët i kemi treguar këto çështje me argumente, e kjo në temën “dispozita e pasimit në çështjet sekondare”.