Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
A duhet të pasoj muxhtehidi?
Muxhtehidë është ai i cili posedon aftësi për ixhtihadë dhe përfitim të ligjeve. Ne e kemi kuptuar se shumica absolute e dijetarëve deklarojnë se, muxhtehidi e ka të ndaluar ta pasoj tjetrin. Dijetarët e njohur, kur janë deklaruar pro ndalimit të pasimit, kanë pasur për qëllim ndalimin e pasimit për muxhtehidët dhe nuk e kanë pasur për qëllim pasimin (taklidin). Muxhtehidi e ka të ndaluar që ta lë mangë (neglizhoj) fenë e tij.
Mund të parashtrohet pyetja, muxhtehidi pasi që të plotësoj kushtet e ixhtihadit, deri në cilën masë ka nevojë që të pasojë?
Përgjigja është, duhet të bëhet dallimi si në vijim:
- Muxhtehidi, ose ka bërë ixhtihadë ose jo.
– Nëse ka bërë ixhtihadë për një çështje dhe ka arritur të finalizojë një dispozitë prej dispozitave si f.v., është vaxhib, të gjithë janë të pajtimit se nuk lejohet të pasoj tjetrin atëherë kur mendimi i tij është në kundërshtim me mendimin e tjetrit, dhe nuk lejohet ta anashkalon mendimin e tij dhe ta pason mendimin e tjetrit. Por,
– nëse për një çështje nuk bën ixhtihadë, për këtë dijetarët janë ndarë në tetë drejtime:
- Nuk lejohet në mënyrë absolute. Të këtij drejtimi janë Gazaliu, Amediu, Bejdaviju dhe shumica e dijetarëve.
- Lejohet në mënyrë absolute. Të këtij mendimi janë Ahmed bin Hanbeli, Is’hak bin Rahuvijhi dhe Sufjan eth-Thevriju.
- Lejohet, për atë që është ligj prej ligjeve që ka të bëjë posaçërisht për veten e tij dhe nuk lejohet të jep fetva për të tjerët. Këtë mendim e kanë disa banorë të Irakut.
- Lejohet, nëse frikësohet se e humb kohën e tij po të angazhohej me ixhtihadë, ndërsa nuk lejohet nëse nuk e humb kohën e tij, ose që është posaçërisht vetëm për vetën e tij, siç tregon Amediu, të këtij mendimi janë disa Irakianë tjerë.
- Lejohet pasimi i tjetrit, nëse ai është më i ditur se vet dhe nuk lejohet nëse është i rangut të tij apo i rangut më të ulët se i tij. I këtij drejtimi është Muhamed bin el-Hasani dhe e ka përzgjedhur Ibn Haxhibi.
- Lejohet të pasohet sehabiju, nëse ai është më favorit se tjetri dhe nuk lejohet i tjetrit. Kjo është raportuar nga Shafiiju.
- Lejohet të pasohen sehabet dhe tabiinët, ndërsa të tjerët jo.
- Lejohet pasimi i më të diturit me kusht që ai të mos ketë pasur mundësi të bëjë ixhtihadë. I këtij mendimi është Ibni Serijxhi.
Unë e përzgjedh mendimin e parë, i cili ishte se, absolutisht nuk lejohet që muxhtehidi të pason muxhtehidin tjetër, sepse çështja për pasimin është për atë i cili mund të gaboj ndonjë dispozitë të sheriatit i cili nuk aprovohet pos me argument prej tekstit ose të analogjisë me tekstin, ose që në esencë është joargumenti dhe kush pretendon diçka tjetër nevojitet ta sqaroj. Lejimi i pasimit të njeriut të rëndomtë nënkupton se, ai nuk ka aftësi të arrij deri te e kërkuara prej dispozitës, ndërsa nuk nënkupton që lejohet për atë i cili ka kompetencë të ixhtihadit dhe mund të arrij vet deri te dispozita, pasi ai veç ka aftësi për ixhtihadë. Besueshmëria në vete është më e plotë se sa besueshmëria ndaj atij të cilin e pason.
Përpos kësaj, muxhtehidi është i urdhëruar të analizoj, pasi Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe analizoni o ju të zotët e mendjes.”
Po të lejohej pasimi prej tij, do të nënkuptohej të anashkalohej ajo që e ka për detyrë (vaxhib), ndërsa lënia e vaxhibit është haram.
Përderisa, ata të cilët e lejojnë pasimin, argumentimet e tyre janë absolutisht të dobëta:
E para: Kur’ani.
Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
“Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.” (En-Nahl : 43)
Në këtë rast, muxhtehidi nuk ka dije për çështjen për të cilën pyet, kështu që është i urdhëruar të pyet më të diturin. Minimumi i urdhrit është lejimi, atëherë të pyeturit e tjetrit për të është e lejuar.
Replikë: Ajeti ka të bëjë për njeriun e rëndomtë, sepse ai e ka atributin se nuk është dijetar prandaj e pyet tjetrin i cili është kompetent. Përderisa, ai i cili e ka gradën e të diturit, nuk përfshihet në ajet, pasi që pyetësi nuk ka nevojë më shumë se i pyeturi.
E dyta: Ixhmai.
– Rastet kur Umeri është kthyer në mendimin e Aliut dhe në mendimin e Muadhit, dhe AbduRrahman bin Aufi e ka pranuar Uthmanin në pasimin e drejtimit të dy udhëheqësve, Ebu Bekrit dhe Umerit r.a., dhe nuk e ka kundërshtuar asnjëri prej sehabeve edhe pse pasuesi ka pasur kompetencë për ixhtihadë, kështu që është aprovuar ixhmai.
Replikë – Umeri r.a. nuk ka qenë pasues i drejtimit të Muadhit dhe të Aliut, por e ka kuptuar argumentin e paraqitur prej tyre, dhe e ka parë si obligim të kthehet në mendimin e tyre.
Përderisa sa i përket rrugës së dy shejhave, në besatimin e Abdurr-Rrahmanit për Uthmanin r.a., ky ka qenë qëndrim i të drejtës dhe tolerancës ndërmjet njerëzve dhe largim i dashurisë ndaj kësaj bote dhe nuk është pasim i dy shejhave në dispozita të ixhtihadit.
Kjo dhe, Ibni Kajimi i ka përmendur dy mendime rreth çështjes, a lejohet muxhtehidi i një medhhebi të jep fetva me mendimin e atij imami?, ato janë dy paraqitjet e Shafiijut dhe Ahmedit. E para thotë se lejohet dhe e dyta thotë se nuk lejohet të jep fetva.
Pastaj Ibni Kajimi thotë: “E vërteta është se, duhet të bëhet dallimi, nëse pyetësi thotë, dëshiroj që për këtë çështje të jepet gjykimi i Allahut dhe e dëshiroj të vërtetën e cila më qetëson, e të ngjashme, nuk ka alternativë tjetër pos që të bëj ixhtihadë dhe nuk lejohet të jep fetva vetëm duke e pasuar tjetrin, pa e ditur se a është e vërtetë apo jo. Nëse i thuhet, për këtë çështje dua të di mendimin e imamit të medhhebit, atëherë e thotë atë që është thënë prej tyre dhe e raporton mendimin e tyre, pastaj i mbetet pyetësit që ta kuptoj pjesën tjetër. Në rastin e parë, perceptimi është për të pyeturin, në rastin e dytë për pyetësin.
Mendimi im (i autorit) për pasimin
Askush nuk mund ta injoroj mendimin kritik, të ashpër dhe sulmin ndaj pasimit që është bërë prej shumicës së dijetarëve, si f.v., Ibni Hazmi, i cili pjesën më të madhe të volumit të gjashtë të librit të tij “El-Ihkam” ia kushton çështjes rreth shpalljes së pavlefshme (të pasimit).
Po ashtu, Ibni Kajimi në librin “Iëlamul Mukiijnë”, 2/187-260, i përmend tetëdhjetë e një mënyra për t’iu kundërpërgjigjur mendimit të pasimit. Kjo duke e tërhequr vërejtjen në atë që e kam përmendur se si e kanë kritikuar pasimin e katër medhhebeve dhe mbrojtjen prej asaj që është thënë për të pasur qëndrim të qartë.