Dallimi ndërmjet pasimit dhe ndjekjes

Dr. Vehbetu Zuhejli 

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dallimi ndërmjet të pasimit dhe ndjekjes

 

Siç sqaruam më herët, te shumica e madhe e dijetarëve, pasimi nuk është i njëjtë me ndjekjen:

pasim është pranimi i mendimit prej tjetrit pa (kërkuar) argument. përderisa,

ndjekja, nënkupton ndjekjen e rrugës së të ndjekurit dhe marrja e ligjit me argument në të njëjtën mënyrë siç e ka marrë i ndjekuri. Ai e ndjek mendimin e mendimtarit në bazë të asaj siç e sqaron prej argumentit për ta saktësuar dhe vërtetuar mendimin e tij. E kjo është e kundërta e pasimit të llojit kur një person i tregon personit tjetër duke mos e kuptuar argumentin dhe duke mos e ditur kuptimin.

Zoti i Lartmadhëruar, në shumë ajete pasimin e ka treguar si çështje të urryer. Prej tyre, ajeti:

اتَّخَذُوا أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللَّهِ

“Ata i konsideruan ahbarët (priftër jehudi) e tyre, ruhbanët (murgjit e krishterë) e tyre, për zota pos All-llahut.” (Et-Tevbe : 31)

 

Ideja është që të pasohet argumenti dhe ndërlidhja me argument, duke mos u pasuar konkretisht vetëm njeriu, sepse në bazë të sheriatit pasimi  është i ndaluar.

 

Mirëpo, siç do ta sqaroj, ndalesa e pasimit është për atë i cili është muxhtehidë, përderisa njeriu i rëndomtë duhet që ta pasoj tjetrin, përderisa sa i përket ajetit të sipërpërmendur, ai ka të bëjë me urrejtjen e pasimit në çështje të besimit.

Lini një koment