Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Rruga e ixhtihadit
Nëse paraqitet një ngjarje e re, ose njeriu dëshiron të nxjerr mendimin final nga mendimet e të gjithë dijetarëve, dijetari muxhtehidë i përmbledhë të gjitha elementet e temës, duke filluar prej, gjuhës (arabe), ajeteve të Kur’anit, hadithet, mendimet e dijetarëve të mëhershëm, format e analogjisë, pastaj e vështron ngjarjen pa fanatizëm të ndonjë medhhebi të caktuar, si në vijim:
- Në rend të parë i shikon ajetet në librin e Allahut, nëse e gjen tekstin apo dukurinë, atëherë i përmbahet dhe merr vendim në bazë të kësaj.
- Nëse nuk e gjen në Kur’an, shikon në hadithe,
- Nëse gjen në hadithë, apo sunete praktike, apo miratuese, vepron sipas sunetit.
- Pastaj shikon në ixhmain e dijetarëve.
- Pastaj në kijasë dhe vepron në përfitimin e arsyeshmërisë, në bazë të ixhtihadit të tij duke vepruar në mënyrat e arsyes.
Këto janë shtyllat e ixhtihadit, Kur’ani, suneti, ixhmai dhe kijasi. Në këto është përkufizuar Shafiiju, të tjerët shtojnë edhe të vepruarit me mendimin i cili përputhet me frymën e sheriatit islam.
Shafiiju thotë: “Pas pejgamberit s.a.v.s., Allahu askujt nuk i mundëson të dijë, përpos me diturinë që e mëson, e atë dituri e mëson prej Kur’anit, sunetit, ixhmait dhe gjurmimeve dhe prej rezultatit të Kijasit.”
Po ashtu Shafiiju thotë:
“Nëse muxhtehidit i paraqitet një ngjarje,
- ia paraqet teksteve të Kur’anit, nëse nuk e sheh aty,
- e paraqet te hadithet mutevatir,
- pastaj ia paraqet haditheve të vetmuara, nëse nuk e sheh aty, nuk e vështron në kijasë por
- i kthehet dukurive të Kur’anit, nëse hasë në dukuri,
- atëherë hulumton në specifikimet e kijasit dhe hadithit.
- Nëse nuk gjen ndonjë specifikim, gjykon ashtu. Nëse nuk gjen dukuri as në Kur’an dhe as në sunet,
- atëherë hulumton në medhhebe, nëse nuk gjen se janë pajtuar medhhebet,
- e pason ixhmain. Nëse nuk e gjen në ixhmaë (pajtueshmëri) atëherë
- i drejtohet kijasit dhe vështron rregullat e përgjithshme dhe u jep përparësi ndaj çështjeve dytësore, si f.v., vrasja me mjet të rëndë, i jepet përparësi rregullit të dëmtimit, nga aspekti i fjalës. Nëse nuk i gjen në rregullat e tërësishme
- vështron në të tekstualizuara dhe në tematikat e ixhmait. Nëse e gjen në kuptim të njëjtë, e bartë çështjen në të, nëse jo,
- atëherë i drejtohet kijasit.