Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Profesionet në të cilat kushtëzohet ixhtihadi
Ajo çka e vërteton mendimin se dera e ixhtihadit është e hapur domosdoshmërisht, është ajo që fukahatë kanë kushtëzuar për t’i plotësuar kushtet në pranimin e detyrave si në vijim:
- Imami islam (halifja): Fukahatë e kanë kushtëzuar që ai duhet të jetë muxhtehidi më i madh.
- Ministria zëvendësuese: Është që të zëvendësoj imamin për planifikimin e çështjeve sipas tyre dhe realizimin e tyre në bazë të ixhtihadit të tij. Kjo ministri llogaritet taklidë (pasim) në kushtet e imamit.
- Gjykatë: Malikijtë, shafiijtë dhe hanbelijtë, (kushtëzojnë) për të qenë gjykatës personi duhet të jetë muxhtehidë.
- Zëvendësgjykatësat dhe pasuesit e tyre: Po ashtu edhe për këtë detyrë kushtëzohet që personat të jenë muxhtehidë.
- Muftiu: Duhet të jetë muxhtehidë në medhhebin në të cilin jep fetva, njësoj sikurse muxhtehidi në sheriatë.
- Llogaritësi (Inspektori): Është ai i cili urdhëron për të mirë kur nuk veprohet e mira dhe ndalon nga e keqja kur të paraqitet ajo.
Kadiju Ebu Jealij i ka përmendur këto dy alternativa në kushtëzimin e ixhtihadit për administratorin (inspektorin). Është vërtetuar se Mavrudi nuk i kushtëzon këto dy çështje.