Mundësia e bërjes ixhtihad dhe rëndësia e tij në kohën e sodit

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Mundësia e bërjes ixhtihad dhe rëndësia e tij në kohën e sodit

 

 

Ixhtihadi është jeta e ligjësimit. Nuk mund të ekzistoj ligji përderisa fikhu dhe ixhtihadi nuk është i gjallë, refleksiv, aktiv dhe në koordinim me të, pasi që prej kërkesave të lulëzimit dhe zhvillimit të jetës dhe domosdoshmërisë së përhapjes së sheriatit në botë është që të ekzistoj ixhtihadi dhe posaçërisht në kohën e sodit, e cila është epokë e konflikteve dhe paraqitjes së vështirësive të veprimeve reciproke dhe ripërsëritjen dhe paraqitjen e ngjarjeve dhe vështirësive të reja.

Kemi çështje të shumta të cilat kërkojnë zgjidhje me ligj të shëndoshë dhe këto nuk mund të zgjidhen pa ixhtihadë. Kjo është mënyra më e rëndësishme e të afruarit me Allahun e Lartmadhëruar sepse është pika qendrore në të cilën duhet përqendruar, në mënyrë që të ketë ligje për të treguar se sheriati islam është i dobishëm për çdo kohë dhe për çdo vend.

Ixhtihadi duhet të aktivizohet pa frikë, brengat duhet lënë anash, duhet llogaritur se është i mundur realizimi i ixhtihadit me anë të hulumtimit të vazhdueshëm dhe në veprim me të, duhet zbuluar zinxhirët e studimit, posaçërisht në çështjet të cilat paraqiten në këtë epokë, se përndryshe, pa kurrfarë dyshimi që të gjithë do të jemi mëkatarë, e për këtë që e them jap përgjegjësi para Allahut.

Përderisa, neglizhenca dhe ulja në vendin e përtacisë dhe të vetmjaftimit me atë që na ka ardhur prej fikhut islam dhe duke mbetur prapa trenit të kohës dhe të zhvillimit shkencor dhe të zgjerimit të fushave të fikhut botëror është diçka për të cilën nuk pajtohet Allahu dhe i dërguari i Tij. Muslimani i cili e do fenë e Allahut, nuk e pranon që t’i zbatoj ligjet me agoni.

Ixhtihadi është i mundur plotësisht! Në këtë nuk ka vështirësi, por me një kusht, që t’i varrosim iluzionet paradoksale dhe me shpërthimin e perdes e cila është e vendosur në mendjet dhe zemrat tona nga e kaluara dhe ngarkesa mbi supet tona. Paragjykimi është mëkat kur paragjykohet se nuk mund të arrihet ajo të cilën e kanë arritur gjeneratat e para, thuaja se ajo është e pamundur. A ka çështje të pamundur, kur tashmë njeriu është ngritur në qiell dhe përdor satelitët në qiell, kur njeriu ka zbuluar atomin, rrymën elektrike dhe teknologjinë moderne?!

Mjerë për ne, po të ishin në kohën tonë personat si Ebu Hanife i cili ishte hero i lirisë së shprehjes dhe mendimit, sot a do të pajtohej ai me dijetarët dhe profesorët e universiteteve?!

Plotësimi i kushteve të ixhtihadit nuk është i vështirë, pasi që veç janë themeluar shkencat e ndryshme dhe janë shkruar shumë e shumë libra në ato lëmi dhe tashmë gjendet çdo gjë rreth atyre lëmenjve, mirëpo, nuk duhet mohuar faktin se ixhtihadi në gjetjen e bazave të reja dhe rregullave të reja duhet të jetë i pavarur, posaçërisht për përfitim, sepse sot kjo është fushë e saj.

Ne patjetër se duhet të udhëzohemi prej atyre udhëzimeve dhe ta përdorim e mjetin të cilin e kanë njohur ato për të hyrë në thellësi të çdo çështjeje.

Dhe ja, kështu ne i shohim ata dijetarë të cilët në çdo kohë bëjnë ixhtihadë, i japin përparësi një mendimi të fukahave të mëhershëm derisa janë fiksuar medhhebet dhe janë përpiluar ligjet.

Thënia më e rëndë është thënia e Ibni Abdus Selamit, imam prej imamëve malikijë, në librin e tij “Sherhul muhtesar li Ibni Haxhib” në kapitullin e gjykimeve, ku thotë: Niveli i ixhtihadit mund të arrihet dhe ky është kusht për të cilën ka lajmëruar pejgamberi s.a.v.s., e ajo kohë është kur nuk do të ketë dituri dhe ajo kohë deri më sot nuk ka arritur, se përndryshe umeti ynë do të ishte pajtuar në gabim dhe kjo është e papranueshme.

Duke e komentuar këtë thënie Sujutiu thotë: Shiko si e ka deklaruar se niveli i ixhtihadit nuk është i pamundur, dhe se ajo ekziston deri sa koha e tij dhe se mungesa e tij (ixhtihadit) nënkupton se umeti janë pajtuar për mëkat dhe kjo është absurde.

Lini një koment