Hapja dhe mbyllja e derës së ixhtihadit
Në shek. e katërt hixhri, shteti islam është ndarë në shtete dhe principata, gjë që e ka dobësuar umetin islam, dhe i ka shkëputur lidhjet politike ndërmjet tyre. Kjo ka ndikuar në ngurtësimin e aktivitetit shkencor dhe në dobësimin e pavarësimit të ideve. Dijetarët ranë në greminën e fanatizmit medhhebor, dhe humbën shpresat në vetvete. U shtuan polemikat dhe debatet, këndvështrimet, dhe shpërtheu xhelozia ndërmjet tyre dhe iu qasën materializmit. Njerëzit u sprovuan me gjykatës jokompetent. Dijetarët u përqendruan vetëm në regjistrimin e medhhebeve dhe në shkrimin e librave të thjeshta.
Disa dijetarë u frikësuan nga dobësimi dhe përçarja e fesë e cila do të shpinte në shkatërrimin e fikhut të qartë të cilin e kishin ndërtuar imamët e mëhershëm, andaj apeluan për t’iu përmbajtur medhhebeve të mëparshme dhe po ashtu apeluan për mbylljen e derës së ixhtihadit, për të mos lejuar në ixhtihadë dhe në përfitim të ligjeve ndërhyrjen e njerëzve jokompetent.
Sipas mendimit tim, kjo është çështje e politikës së sheriatit, për të shëruar ndonjë çështje të veçantë, ose si çështjeje e përkohshme, ose mund të bëhet për shkak turbullimit të ixhtihadit e cila ndodh për shkak të ixhtihadit të pamjaftueshëm, por, kur të kalon problemi duhet kthyer në ligjin bazik, i cili quhet hapja e derës së ixhtihadit, edhe pse në esencë nuk ka mbyllje të derës së ixhtihadit, por ky është pretendim bosh dhe argument i rrjetës së merimangës, e cila nuk mbështetet në argument të sheriatit dhe argument logjik, por është vetëm iluzion.
Disa dijetarë shiit deklarojnë se, mbyllja e derës së ixhtihadit ka ndodhur në shek. IV hixhrij. Pasi që më shumë se tre shekuj dera e ixhtihadit ishte e hapur, prodhimi ideorë u përkufizua, dhe kësisoj ligjësimi në sheriatë u ndërlidh me disa gabime për të cilat nuk ka arsyetim, ndërsa para kësaj kohe, buroi prodhimi ideor islam në fikh, në bazat e saj, të cilat janë burim i pashtershëm i ligjësimit islam në fikh dhe dijetarët i parapanë shkaqet në mënyrë të pandërprerë.
Për këtë arsye them: Dera e ixhtihadit është e hapur për çdo intelektual, deri sa të mos ndalohet për të analizuar dhe studiuar, deri sa të mos ndalohet shprehja e talentit dhe liria e shprehjes, kështu që, nuk thuhet rruga e ixhtihadit është e mbyllur dhe ka nevojë të hapet, pasi në esencë nuk e pranojmë se dera e ixhtihadit është e mbyllur edhe pse këtë e kanë thënë dijetarët e shek. IV h. dhe të tjerët pas tyre.
Me ixhtihadin e sodit, nuk nënkuptohet vetëm paraqitja e ideve të reja të ngjarjeve të reja, por gjithashtu nënkuptohet edhe vështrimi në vet argumentet pa u përkufizuar në vetëm një drejtim.
Për këtë arsye, shiitët ia kanë qëlluar nëse ata thonë për veten e tyre se kanë mbetur në bazën e hapjes së derës së ixhtihadit absolut për atë i cili është kompetent.
Sujutiu në librin e tij i ka sjellë tekstet e dijetarëve të të gjitha medhhebeve, të cilët janë pajtuar me mendimin e obligueshmërisë së ixhtihadit dhe mospëlqimin e pasimit.
Dijetarët imam të medhhebeve kanë ndaluar që të pasohen ata dhe kanë kërkuar domosdoshmërinë e studimit dhe të hulumtimit, ashtu i kanë pasuar edhe dijetarët pas tyre. Ebu Muhamed el-Begaviju, si regjistrues i sunetit, në librin e tij “Et-Tehdhibë” (është prej librave më të njohur në fikh) ka thënë: “Dituria është dy llojesh: Farz ajn (personal) dhe Farz kifaje (kolektiv)”.
Pasi e përmend farzin ajn (personal) vazhdon e thotë: Farz kifaje (kolektiv) është që të mësohet për të arritur gradën e ixhtihadit në fushën e fetvave dhe gjykimeve, dhe të dilet nga sfera e pasimit, dhe për të mësuar (ixhtihadin) është obligim për të gjithë, mirëpo, nëse nga çdo anë studiojnë nga një apo dy, bie obligueshmëria nga të tjerët. Por, nëse asnjëri nuk bën ixhtihadë, nga shkaku se paaftësohen ligjet e sheriatit, që të gjithë bëhen mëkatarë.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
وَمَا كَانَ الْمُؤْمِنُونَ لِيَنفِرُوا كَافَّةً ۚ فَلَوْلَا نَفَرَ مِن كُلِّ فِرْقَةٍ مِّنْهُمْ طَائِفَةٌ لِّيَتَفَقَّهُوا فِي الدِّينِ وَلِيُنذِرُوا قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُوا إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ
“Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet tek ata, në mënyrë që ata të kuptojnë.” (Et-Tevbe : 122)
Në librin “El-Milel ven-Nihal”, el-Shehrestaniu gjykon se, mëkatojnë pjesëtarët e një gjenerate nëse neglizhojnë ta kryejnë këtë farz. Për këtë gjykim, ai sjell argument logjik dhe të prerë, për të cilën nuk ka dyshim dhe thotë: Me një fjalë, jemi të sigurt se ngjarjet dhe ndodhitë në adhurime dhe marrëdhënie të ndërsjella janë të panumërta dhe të pakufishme, dhe po ashtu e dimë në mënyrë të prerë se për çdo ngjarje nuk ka tekst dhe as që mund të pasqyrohet përderisa tekstet janë të kufizuara, dhe ajo çka është e pakufishme nuk mund të përkufizohet, atëherë mbetet ta kuptojmë se, ixhtihadi dhe kijasi janë obligim, ashtu që çdo ngjarje i nënshtrohet ixhtihadit.