Mënyra e rregullt e fjalisë “Semiallahu limen hamideh”

Këshilla fisnike

 

Mënyra e rregullt e fjalisë “Semiallahu limen hamideh”

 

Këshilla nr. 12

 

Namazi, mund të falet me xhematë ose në mënyrë individuale. Kur të falet me xhematë, imami thotë “SemiAllahu limen hamideh(u)”, ndërsa xhemati thotë “Rabbenaa lekel-hamd”. Nëse falësi falet individualisht, atëherë thotë “SemiAllahu limen hamideh(u), Rabbenaa lekel hamd”.

Sqarimi në vijim u drejtohet atyre të cilët këtë fjali e kanë mësuar me të dëgjuar apo prej shkronjave shqipe (transliterim), kjo për arsye që të eliminohen gabimet eventuale. Që në fillim, duhet të them se gabimi me shumë gjasë mund të ndodh në këto dy raste:

  1. Te fjala “tesmië” (semia);
  2. Te fjala “tahmidë” (hamide-hu).

 

  1. Te fjala “tesmië” (semia)

Fjala semia do të thotë ka dëgjuar.

Fjala Allah, është emri i bukur i Zotit.

Në gjuhën arabe kemi shkronjën elif dhe shkronjën ajn.

Te fjala semia dhe fjala Allah kemi dy shkronja a.

Shkronjën a në fund të fjalës semia dhe shkronjën a në fillim të fjalës Allah.

Shkronja a e fjalës semia është ajni, kurse shkronja a e fjalës Allah është a e elifit.

Fjalia “SemiaAllaahu” përbëhet prej dy fjalëve. Në këtë rast kemi lidhjen e fjalës semia me fjalën Allah, me ç’rast anulohet elifi.

Pra, në vend se të thuhet semiaAllaahu, thuhet semiaLlahu, pra mbetet ajni i fjalës semia, kurse eliminohet elifi i fjalës Allah, sikurse nuk thuhet bi Allahu, por thuhet bil-laahu, ose nuk thuhet resuluAllahu, por thuhet resulullahu.

Përfundim: Te fjalia semiaAllah, elifi i fjalës Allah anulohet për shkak të ngjitjes së fjalëve, kështu që nuk thuhet semiaAllahu por thuhet semiallahu (ka dëgjuar Allahu, semia-ka dëgjuar).

Siç e përmenda më lart, këtë sqarim e bëj për shkak se shumica e fillestarëve mendojnë se gjatë eliminimit mbetet shkronja a e fjalës Allah, kurse e vërteta është e kundërta, pasi mbetet shkronja a (ajn)  e fjalës semia.

 

  1. Fjala “tehmidë”

 

Pas fjalisë semiallaahu pason teksti tjetër limen hamideh(u), e ne do të ndalemi tek fjalia hamide(hu), të cilën

  • ndonjëherë e dëgjojmë hamide;
  • ndonjëherë e dëgjomë hamiden.

E që të dyja janë gabim, pasi në të vërtetë në këtë rast kemi dy fjalë:

  • e para, fjala hamide;
  • e dyta, përemri lidhës hu, që ka kuptimin atë.

 

Përfundim: Fjala hamide plus hu ka kuptimin atë i cili e ka falënderuar (Allahun). Vetëm se, sipas rregullit të texhvidit, zanorja u, për shkak të ndaljes nuk këndohet, dhe mbetet vetëm shkronja h, e cila prapë e ka kuptimin e përemrit lidhës. Kështu që, nuk është e rregullt as mënyra limen hamiden dhe as limen hamide, por e rregullt është limen hamideh (u).

 

 

Lini një koment