Kategorizimi i muftive nga ana e Ibn Kajim el-Xhevziut

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Kategorizimi i muftive nga ana e Ibn Kajim el-Xhevziut

 

Ibn Kajimi i ka përmendur llojet e muxhtehidëve apo të muftive në një formë tjetër, ai thotë: Ata të cilët e quajnë veten mufti janë katër llojesh:

 

Lloji i parë: Ai i cili e di librin e Allahut, sunetin e të dërguarit të tij, di për mendimet e sehabeve. Ai është muxhtehid i ligjeve të përbashkëta, që do të thotë, pajtueshmëria e argumenteve të sheriatit dhe ixhtihadi pasues i tij nuk bie ndesh me ixhtihadin e tjerëve. Çdo dijetar i umetit është pasues i atij i cili është më i ditur në disa ligje.

Për një çështje të haxhit, Shafiiju r.a. ka thënë: Këtë mendim e kam pasur nga Atau.

Kjo kategori ka të drejtë të jep fetva dhe pranohen fetvatë prej tyre dhe e kanë obligim të merren me ixhtihadë. Këta janë ata për të cilët pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtetë, Allahu për këtë umet në çdo njëqind vjet dërgon dijetarë për të forcuar fenë e tij.” Këta janë baza që Allahu i vendos për të forcuar fenë e Tij. Për ta, Ali bin Ebi Talibi, Zoti e fisnikëroftë fytyrën e tij, ka thënë: “Kjo tokë, nuk do të mbetet pa dijetarë të cilët sjellin argumente për Allahun.”

 

Lloji i dytë: Muxhtehidi i përkufizuar në medhhebin e tij, i ardhur prej tij. Ky është muxhtehidë në njohjen e fetvave, mendimeve, burimeve dhe bazave të medhhebit të tij, ai i cili ka mundësi të nxjerrë përfitime prej atyre argumenteve. Ky ka mundësi të bëjë analogimin e ndonjë çështjeje e cila nuk është në tekst me një çështje e cila veç ekziston në tekst, por pa qenë ndjekës i imamit të tij as në ligj dhe as në argumentim, por e përcjell rrugën e ixhtihadit dhe të fetvasë, dhe fton për medhhebin e tij, për vlerën e tij dhe vendimet e tij. Ai është në përputhje të qëllimit dhe rrugës së tij, si f.v., kadiu Ebu Jealij prej medhhebit hanbelijë.

 

Lloji i tretë: Muxhtehidi i medhhebit të cilit i përket, i cili konfirmon me argument, i saktëson fetvatë, i njeh ato, mirëpo nuk del jashtë kornizës së mendimeve dhe fetvave të medhhebit të tij dhe nuk i kundërshton ato. Që në momentin kur të hasë në tekstin e imamit të tij, nuk lakon në ndonjë mendim tjetër asnjëherë. Kështu është çështja e shumicës së autorëve të librave të medhhebeve të imamëve të tyre. Kështu është gjendja e shumicës së dijetarëve të grupeve të caktuara.

Shumica prej tyre mendojnë se nuk ka nevojë ta dinë Kur’anin, as sunetin, dhe as gjuhën arabe, nga shkaku se lejohet të veprohet me tekstet e imamit të vet. Te ata, ato tekste janë sikurse tekstet e Ligjvënësit. Për ta mjafton që të mundohen aq, dhe deri në atë masë të përjetojnë vështirësi, atyre u mjafton imami i cili i ka përfituar ligjet dhe ka përpiluar ligje prej teksteve. Ndonjëherë imami i tij e ka përmendur ligjin duke argumentuar me argument dhe i mjafton ai argument pa hulumtuar më tutje për të debatuar me argumentuesin e kundërt me të.

Kjo është çështja e shumë autorëve eminent dhe të drejtimeve dhe të autorëve të librave voluminoze dhe të autorëve të librave të thjeshtë. Këta as nuk pretendojnë se kanë bërë ixhtihadë dhe as nuk deklarojnë se janë pasues dhe ndjekës (të ndonjë medhhebi).

Ibn Kajimi i ka kritikuar, sepse (sipas Ibn Kajimit) ata kanë arritur nivelin e ixhtihadit në librin e Allahut dhe në sunetin e të dërguarit të Tij, dhe kanë mundësi të bëjnë përfitimin e ligjeve prej tyre dhe vlerësimin e asaj që e dëshmon teksti, e prapëseprapë e përkufizojnë veten në medhhebin e imamit, dhe e konsiderojnë imamin më të ditur se tjerët dhe konsiderojnë se imami i medhhebit është më meritor se sa tjerët që të pasohet dhe se medhhebi i tij ka përparësi dhe e vërteta është me të.

 

Lloji i katërt: Një grup e studiojnë fikhun e medhhebit të cilit i përkasin, dhe i mësojnë fetvatë dhe çështjet sekondare të atij medhhebi dhe ia përcaktojnë vetes që të pasojnë në mënyrë absolute në çdo aspekt. Këtyre, nëse u përmendet ndonjë ditë Kur’ani dhe suneti për ndonjë çështje, ai e bën si vlerë dhe si bekim dhe jo si argumentim dhe veprim. Kur sheh se Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu r.a. dhe sehabet tjerë kanë dhënë fetva për një çështje dhe hasin se imami i medhhebit të tyre ka dhënë fetva të kundërt, e pranojnë fetvanë e imamit të medhhebit të tyre dhe e anashkalojnë fetvanë e sehabës duke thënë: Imami është më i ditur se ne, ne e kemi pasur atë, ne nuk e anashkalojmë dhe nuk e llogarisim se ka gabuar, pasi ai është më i ditur se ne në drejtimin të cilin e ka marrë.

Përpos këtyre llojeve, i ngarkuari është i prapambetur. Ndoshta ai na thotë për veten e tij se është në nivelin e aktivistëve të kësaj fushe, por ai është i paaftë të arrij gradën e muxhtehidëve. Ai është kësisoj, ani pse tregohet i aftë deri në një masë dhe pavarësohet në përgjigje. Thotë: Lejohet kushti i tij, i vlefshëm është kushti i tij, lejohet përderisa nuk ka ndonjë pengesë ligjore të sheriatit, dhe përgjigjet për ndonjë çështje në këshillimin e qeveritarit (udhëheqësit) dhe të tjerëve të ngjashëm, por prej përgjigjeve të cilat i llogaritet përgjigje të mira nga çdo i paditur, turpërohet prej tyre çdo njeri i ditur.

Lini një koment