Kategoritë e Muxhtehidëve

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Kategoritë e Muxhtehidëve

 

Po e paraqes këtë çështje pasi që ndërlidhet me idenë e ixhtihadit, dhe me perceptimin e dijetarëve të mëvonshëm të cilët anojnë kah mbyllja e derës së ixhtihadit, dhe pasi shumica e fëmijëve tanë të kohës bashkëkohore interesohen për termin e ixhtihadit.

Sujutiu (ka vdekur në vitin 911 h.) ka thënë: Sot (për kohën e tij) shumica e njerëzve mendojnë se muxhtehidi absolut ka humbur që moti dhe se prej shumë kohësh ekziston vetëm muxhtehidi joabsolut. Ky mendim i tyre është gabim sepse ata nuk përqendrohen në mendimet e dijetarëve dhe nuk e kuptojnë dallimin në mes të muxhtehidit të pavarur dhe muxhtehidit të varur dhe nuk e dinë se në secilin lloj ekzistojnë edhe grupe.

Nga mendimi i tij dhe mendimi i Salahut dhe Nevevijut kuptohet se, ekzistojnë pesë kategori të muxhtehidëve dhe në përgjithësi ato kategori janë, ose muxhtehid të varur ose të pavarur. Muxhtehidë të pavarur janë katër kategori, e këto kategori janë si në vijim:

 

  1. Muxhtehidi i pavarur

 

Është muxhtehidi i cili vepron si i pavarur me rregullat e tij dhe ndërton perceptim të pavarur nga rregullat e medhhebeve të njohura.

Sujutiu (për këtë kategori) thotë: Kjo është një çështje që mungon për një kohë të gjatë, bile edhe po të dëshironte ndonjë njeri të vepronte ashtu, do ta kishte shumë vështirë.

 

  1. Muxhtehidi absolut por jo i pavarur

 

Është ai i cili i posedon kushtet e ixhtihadit me të cilat cilësohet muxhtehidi i pavarur, por nga vetja e tij nuk zbulon rregulla, por e trason rrugën e imamit prej imamëve të umetit në ixhtihadë. Ai është absolut, por i varur, dhe nuk është i pavarur, dhe nuk është i përkufizuar sepse ai nuk e pason imamin e tij, mirëpo ai e trason rrugën e tij në ixhtihadë, si p.sh.:

– Ebu Jusufi, Muhamedi, Zuferi, – hanefijë;

– Ibni Kasimi dhe Eshhebi, – malikijë;  dhe

– Buvejtiu, Zëaferiu dhe Mezeniju, – shafiijë.

 

  1. Muxhtehidi i përkufizuar apo muxhtehidi regjistrues

 

Është ai i cili përkufizohet në medhhebin e imamit të tij. Është i pavarur në konfirmimin e bazave të tij me argumente, mirëpo ai nuk del jashtë kornizave të argumentimeve të tij, bazave të tij, rregullave të tij dhe imamit të tij, si f.v.:

  • Hasan bin Zijadi, Kerhiju, dhe Tahaviu, – hanefijë;
  • Ebheriu dhe Ibni Ebi Zejdi – malikijë;
  • Ebi Is’haku, Shijraziju dhe Mereziju, – shafiijë.

Ngjashëm me të lartpërmendurit janë autorët e ngjashëm me ta, mendimet e të cilëve prodhojnë efekte juridike në medhhebet e tyre të tekstualizuara nga imamët e tyre.

Kjo është kategori e ixhtihadit të medhhebit dhe këtu hyn ai i cili ka mundësi të përpiloj ligje, ngase i kupton ligjet për ngjarjet për të cilat nuk ka tekst nga imami i medhhebit, por ai i përpilon ligjet nëpërmjet rrugës së përpilimeve të teksteve apo rregullave të transmetuara nga imami i medhhebit, dhe po kështu bëhet edhe përpilimi për një çështje të cilën muxhtehidi jep fetva në dy raste të ngjashme me gjykime të ndryshme në kohë të ndryshme, dhe lejohet bartja e dispozitës dhe përpilimi nga njëri te tjetri dhe anasjelltas përderisa nuk ka dallim mes tyre ose nuk janë të afërt në hapësirë kohore në mes tyre.

 

  1. Muxhtehidi vlerësues, favorizues i dispozitave

 

Është muxhtehidi i cili nuk e ka arritur kategorinë e dijetarit eminent, mirëpo – siç thotë Neveviju në librin “Mexhmuë” – Është fekihu i vetvetes dhe ruajtësi i medhhebit të imamit të tij, njohës i argumenteve të medhhebit të tij, konfirmues, sqarues, pasqyrues, analizues dhe miratues. Ai e tregon cila është e vërtetë dhe jo e vërtetë, dhe favorizon, mirëpo, ai përkufizohet nga tjerët (muxhtehidë), për shkak të mangësisë së ruajtjes së medhhebit, ose që e pëlqen mënyrën e përpilimit, ose që i kupton bazat dhe format tjera të ngjashme, si p.sh:

– Kuduriju, Merginaniju, i cili është autor i librit “Hidaje” të fikhut hanefijë, dhe

– dijetari Halil, i fikhut malikijë.

Kjo nënkupton se, ky muxhtehid ka aftësi të favorizoj mendimin e imamit të medhhebit ndaj mendimit tjetër,

– ose që ka aftësi të favorizoj mendimin e Ebu Hanifes ndaj mendimeve të studentëve të tij ose të dijetarëve tjerë.

Çështja e tij është që ta favorizoj një transmetim ndaj një transmetimi tjetër.

Nëpërmjet këtyre muxhtehidëve, të cilët kanë ekzistuar në çdo kohë, është bërë e mundur fiksimi i dispozitave të shumta të fikhut, të transmetuar nga katër medhhebet, dhe përfitimi i arsyeshmërive të atyre dispozitave, derisa është bazuar analogjia në ato arsyeshmëri për çështjet për të cilat nuk ekziston tekst, pastaj perceptimi i mendimeve në të cilat duhet mbështetur dhe në të cilat nuk duhet mbështetur, po ashtu nëpërmjet tyre mund të plotësohen nevojat e njerëzve në përfitimin e ligjeve në kohë të ndryshme.

 

  1. Muxhtehidi i fetvave

 

Muxhtehid i fetvave është ai i cili përqendrohet në mësimin e një medhhebi, transmetimin e tij, perceptimin e çështjeve të qarta, mirëpo ai është i dobët për të bërë aprovimin e argumenteve të tij ose analizimin e tyre ose analogjinë e tyre.

Për këtë kategori, Neveviju thotë: Kjo kategori, transmetimet dhe fetvatë e tij i mbështetë në atë që e tregojnë librat e medhhebit të tij nga tekstet e imamit të tij dhe sqarimet sekondare të medhhebit të tij.

Ky kategorizim është kritikuar për shkak se është quajtur muxhtehidë lloji i muxhtehidit të kufizuar në medhheb sepse i përkufizuari nuk arrin në nivelin e përfitimit të ligjit sheriatik, por arrin vetëm deri te mendimi i imamit (të medhhebit) të tij. Në këtë mënyrë bëhet një lëshim dhe të tre kategoritë e fundit konsiderohen se bëjnë ixhtihadë.

Malikijtë deklarojnë se ekzistojnë tri lloje:

– muxhtehidi absolut,

– muxhtehidi i medhhebit dhe

– muxhtehidi i fetvave.

Muxhtehid absolut: janë dijetarët e katër medhhebeve.

Muxhtehidi i medhhebit: është ai i cili ka mundësi të paraqes argumentet e medhhebit të tij, si f.v., Ibni Kasimi dhe Eshhebi.

Muxhtehidi i fetvave: është ai i cili di të vlerësoj, siç janë autorët e librave të medhhebeve.

Lini një koment