Ezani, si shkruhet dhe si thirret?

Dr. Musli Vërbani

 

Këshilla fisnike

 

Ezani, si shkruhet dhe si thirret?

 

Këshilla nr. 9

 

Ezan do të thotë: Thirrje për namaz” apo Proklamim për fillimin e namazit”.

Si dispozitë, “Ezani” është ligjësuar në vitin e parë të hixhretit.

Muslimanët janë tubuar dhe janë konsultuar se si ta bëjnë lajmërimin për namaz:

– disa kanë propozuar t’i bihet borisë sikur te krishterët,

– disa propozuar me i fry bririt si te jehuditë, ndërsa

– propozimi i ezanit të sotshëm ishte propozimi i Umerit r.a., me ç’rast u miratua edhe nga vet i dërguari i All-llahut.

Ezani është sunnet i rregullt (sunnet muekede), ndërsa për një lagje sunnet kifaje.

Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:

“O ju që keni besuar, kur të thërret ezani për në namazin e xhumasë shpejtoni për ta falur namazin e xhumasë dhe ndërpriteni shitblerjen.” (Suretul Xhumua, 9)

Muhamedi a.s. ka thënë:“Kur të fillojë koha e namazit, dikush prej juve le të thërras ezanin…”

Në një hadithë tjetër, Muhamedi a.s. ka thënë:  “Muez-zini, në ditën e kijametit do të jetë më i gjati dhe më i larti.”

Duke pasur parasysh se, ezanin (edhanin) dhe veprimet tjera përcjellëse gjatë namazit i bëjnë muez-zinët (muedh-dhinët) e shtresave të ndryshme, që do të thotë muez-zinë të niveleve të larta, muez-zinë të niveleve të mesme dhe fillestar, do të sjell disa këshilla  për përmirësimin e disa çështjeve të cilat në shikim të parë janë të lehta ndërsa në esencë nuk janë të lehta.

 

Shartet (kushtet) e ezanit janë:

Ezani i ka shartet e veta, nëse një shart i mungon ai ezan është i pavlefshëm, e ato janë:

– Që teksti i ezanit të jetë i renditur, do të thotë, të mos thuhen dy rreshta, pastaj të pushohet një kohë e pastaj të vazhdohet me rreshtat në vijim.

– Që ezani të thirret pasi të fillojë koha, pra duhet të dihet që  nuk lejohet që ezani të thirret para se të fillojë koha e namazit.

– Që në fillim e mbarim të këndohet prej një personi, që do të thotë, të mos i këndoj pjesët e para një muezin, e pastaj muezini tjetër të vazhdojë pjesën tjetër.

– Që të jetë në gjuhën arabe. Nëse prej xhematit asnjë person nuk e di ezanin në gjuhën arabe lejohet të thirret në gjuhën të cilën e kuptojnë.

Vërejtje: Nëse teksti i ezanit ndryshon në renditjen e thënieve p.sh. “Haje alel felah” këndohet para “Haje ales-salah”, kjo është mekruh, që do të thotë muezini e rifillon thirrjen e ezanit, por nëse nuk e rifillon ai ezan pranohet.

 

Sunnetet e ezanit janë:

– Që muezini të jetë me abdes.

– Që muezini të ketë zë të bukur. Muhamedi a.s. e ka pëlqyer zërin e Mahdhurit dhe ia ka mësuar ezanin.

– Që muezini të hipë në ndonjë vend të lartë (nëse ezani thirret pa ndonjë zëzmadhues).

– Që ezani të këndohet në këmbë e jo ulur (nëse s’ka mundësi në këmbë lejohet ulur).

– Gjatë ezanit muezini duhet të kthehet në drejtim të kiblës (kur të këndohet “Hajje ales-salah” kthehet muezini pak në të djathtë. Kur të këndohet “Hajje alel felah” muezini kthehet pak në të majtë).

– Në ezanin e sabahut sunet është që të shtohen fjalët “Essalatu hajrun minen-nevm. Essalatu hajrun minen-nevm” që do të thotë “namazi është më i vlefshëm se gjumi”.

– Gjatë këndimit të ezanit muezini të i vendos gishtat në veshët e tij.

Pasi që i sqaruam kushtet dhe sunetet e ezanit tani do të sqarojmë se si shkruhet dhe si këndohet ezani.

 

Si shkruhet ezani?

 

All-llahu ekber-u, (ndërprerje) All-llahu ekber-u

All-llahu ekber-u, (ndërprerje) All-llahu ekber-u

 

Esh-hedu en laa  ilaahe il-lall-llaah-u

Esh-hedu en laa  ilaahe il-lall-llaah-u

 

Esh-hedu enne Muhammed-en resuulull-llaah-i

Esh-hedu enne Muhammed-en resuulull-llaah-i

 

Hajje ales-salaat-i

Hajje ales-salaat-i

Hajje alel felaahi (“h” e rëndë)

Hajje alel felaahi (“h” e rëndë)

 

All-llahu ekber-u (nderprerje) Allaahu ekber-u

Laa ilaahe il-laLl-llaah-u

 

Si këndohet ezani?

 

All-llahu ekberu-Ll-llaahu ekber

All-llahu ekberu-Ll-llaahu ekber.

 

Esh-hedu el– la ilaahe il-lall-llaah

Esh-hedu el– la ilaahe il-lall-llaah

 

Esh-hedu enne Muhammede-r– resulull-llaah

Esh-hedu enne Muhammede-r– resuulull-llaah

 

Hajje ales-salaah (“h”e lehtë)

Hajje ales-salaah (“h”e lehtë)

 

Hajje alel felaah (“h” e rëndë)

Hajje alel felaah (“h” e rëndë)

 

All-llahu ekberu-Ll-llaahu ekber

Laa ilaahe il-laLl-llaah.

 

Këshillat fisnike vazhdojnë.

 

Lini një koment