Dr. Musli Vërbani
Këshilla fisnike
Ngjitja e fjalës “ekberu” me fjalën e Allahut
Këshilla nr. 8
Ngjitja e fjalës “Allahu ekber” me “fjalën Allahu ekber”
Teksti i parafundit i ezanit është përsëritja e fjalës “All-llaahu ekber” ku muez-zini e bashkëngjit fjalën All-llaahu ekber me fjalën All-llaahu ekber
Fjala “All-llaahu ekber” shkruhet “All-llaahu ekberu”, mirëpo rregull i këndimit është që të anashkalohet damme-ja, pra zanorja “u” dhe të bëhet ndalja me sukun pazanorë “All-llaahu ekber”.
Mirëpo, nëse vazhdohet këndimi, atëherë ajo zanore nuk anulohet, por këndohet All-llahu ekberu.
Shumica mendojnë se bëjnë gabim nëse e ngjisin fjalën “All-llaahu ekberu-ll-llahu ekber” dhe edhe kur ta ngjisin në përsëritjen e këtij teksti e këndojnë “All-llaahu ekber Allaahu ekber”, ndërsa të thuhet kështu është gabim në texhvid ndërsa e rregullt është që të thuhet: “All-llaahu ekberu-Ll-llaahu ekber”.
Për ta sqaruar këtë themi:
Fjala “Allah” është fjala e cila ndonjëherë lexohet lehtë, e ndonjëherë lexohet rëndë.
Shkronja “L” e fjalës “ All-llaah” lexo lehtë kur para kësaj fjale ndodhet “kesreja”. Shembuj: Resuulil-laahi, Bil-laahi. etj
Shkronja “L” e fjalës “All-llaah” lexohet rëndë kur para saj është fet’he-ja ose damme-ja.
Shembuj kur të jetë el fet-ha para fjalës All-llaah: Minall-llaahi Tall-llaahi
Shembuj kur të jetë ed-damme para fjalës Allah: Resuul-u-Ll-llaahi Jensur-u-Ll-llaahu
Njësoj është edhe te bashkëngjitja “All-llaahu ekber-u-Ll-llaahu ekber” sepse damme qëndron para saj dhe nuk qëndron el fet-ha para saj.
Këshillat fisnike do të vazhdojnë