Këshilla fisnike
“Hajje ales-salaah” dhe “Hajje alel felaah”
Fjalia “Hajje ales salaah” dhe fjalia “Hajje alel felaah”
Këshilla nr. 7
Fjala salaah nuk shkruhet “salaah” por shkruhet “salaat”, mirëpo kur të këndohet dhe ndërpritet këndimi te shkronja “t”, atëherë shkronja “t” shndërrohet në “h” të lehtë.
E kemi përmend se në gjuhën arabe kemi tri shkronja “h”.
- Shkronja “h” e lehtë,
- Shkronja “h” e rëndë, dhe
- Shkronja “h” shumë e rëndë.
Fjala felah, në fund të saj e ka shkronjën “h” të rëndë rrënjësore të saj dhe kjo “h” ndryshon krejtësisht nga shkronja “h” e fjalës “salaah”.
Edhe pse këndimi bëhet nëpërmjet zëzmadhuesve por edhe pa zëzmadhues vështirë se mund të vërejmë te shumë muezzinë se e bëjnë dallimin e shkronjës “h” te fjala salaah prej shkronjës “h” te fjala “felaah”.
Përfundim:
Hajje ales- salaah – “h” e lehtë,
Hajje alel felaah – “ h” e rëndë .
Për këtë arsye kur të bëhet Ikameti dhe ngjiten fjalët me fjalë tjera i këndojmë si në vijim:
hajje ales salaati, hajje ales salaah, dhe
hajje alel felahi, hajje alel felaah.
Këshillat fisnike do të vazhdojnë