Dr. Musli Vërbani
Këshilla fisnike
“enne Muhammeden resulullah”
Këshilla nr. 6
Muhammedi a.s. ka thënë: “Kur të fillojë koha e namazit, dikush prej juve le të thërras ezanin…”
Në një hadith tjetër Muhammedi a.s. ka thënë: “Muez-zini në ditën e kijametit do të jetë më i gjati dhe më i larti”.
E kemi treguar disa herë se gabimet në lexim ndahen në:
- Gabime të rënda: Gabimet të cilat janë gabime të patolerueshme (lehnul xhelij), që do të thotë gabim i qartë dhe i madh, dhe
- Gabime të lehta, mund të jenë gabime të tolerueshme (lehnul hafij), që do të thotë janë gabime që shumë pak hetohen dhe nuk e prishin kuptimin e leximit, por ndryshojnë vetëm konstruktin e leximit. Këtu bëjnë pjesë gabimet në përsosmërinë e rregullave. Këtë lloj të gabimit e kuptojnë vetëm të specializuarit. P.sh: Mosgjatja plotësisht e zanoreve të gjata, apo mospraktikimi plotësisht i cilësive, por praktikimi pjesshëm i cilësive të shkronjave.
Tash, të shikojmë pjesën e tekstit të ezanit ”Esh-hedu enne Muhammede-n- resuulull-llaah”, edhe pse shkruhet kështu, këndohet “Esh-hedu enne Muhammede-r- resuulull-Llaah”.
Këtë çështje e sqarojmë si në vijim:
Sikurse te fjalët “en” dhe “la” ku bëhet bashkangjitja dhe shkrirja e shkronjës prej “n” në “l“ ashtu e kemi edhe tenvinin prej theksit “n” në shkrirje dhe në bashkangjitje me shkronjën “r” sepse kemi të bëjmë me rregullin e cila quhet “IDGAM”.
IDGAM do të thotë bashkëngjitje.
E bashkëngjitja është dy llojesh:
Bashkëngjitje e Ç’HUNDËRZUAR (GOJORE) dhe
Bashkëngjitje e HUNDËRZUAR (HUNDORE).
Shkronjat e idgau bilaa guneh janë” L” dhe “R” që do të thotë se: Nëse në fund të fjalës ndodhet nuni i pavokalizuar (me sukun) apo tenvini, ndërsa fjala në vijim fillon me njërën prej shkronjave: “ l” apo “r”, atëherë nuni i pavokalizuar (me sukun) apo tenvini shkrihet dhe depërton në njërën prej këtyre shkronjave, dhe bëhen një trup i përbashkët, i dyfishuar, por i pa hundorëzuar.
Përfundim: Nuk thuhet: Esh-hedu enne Muhammeden resulull-Llaah
Por këndohet: Esh-hedu enne Muhammede-r- resuulull-Llaah
Këshillat fisnike do të vazhdojnë