Dr. Musli Vërbani
Këshilla fisnike
“en laa”
Këshilla nr. 5
Lidhja e fjalës “En” me fjalën “Laa”
Fjala “en laa” nuk lexohet “en laa” por el-laa ilaahe il-l-All-llaah.
Sikurse gjuha shqipe edhe gjuhët tjera kanë rregullat gramatikore, e po ashtu edhe gjuha arabe ka rregullat gramatikore. Por përpos rregullave gramatikore, leximi i Kur’anit i ka rregullat e veta leximit dhe të këndimit, kurse në këtë rast jemi duke folur për ezanin i cili po ashtu ka rregullat e këndimit të ezanit.
Prej rregullave të këndimit është rregulli “IDGAM”.
IDGAM do të thotë bashkëngjitje.
Pastaj bashkëngjitja është dy llojesh.
- Bashkëngjitje e Ç’HUNDËRZUAR (GOJORE), dhe
- Bashkëngjitje e HUNDËRZUAR (HUNDORE).
Shkronjat e idgau bilaa guneh janë shkronja “L” dhe “R”, që do të thotë se: Nëse në fund të fjalës ndodhet nuni i pavoklaizuar (shkronja “N”me sukun) apo tenvini, ndërsa fjala në vijim fillon me njërën prej shkronjave “L” dhe “ R”, atëherë nuni i pavokalizuar (shkronja “N” me sukun) apo tenvini shkrihet dhe depërton në njërën prej këtyre shkronjave, dhe bëhen një trup i përbashkët, i dyfishuar, por i pa hundorëzuar.
Përfundim: Në bazë të rregullit të lartpërmendur, në ezan nuk thuhet:
“Esh-hedu en laa ilaahe il-laLl-llaah”
por thuhet: “Esh-hedu el-laa ilaahe il-laLl-Llaah”
Vërejtje tjetër te ky tekst: Nuk duhet anashkaluar edhe Teshtidi te fjala “il-l-ALl-Llaah” që do të nënkuptonte: Dëshmoj se nuk ka Zot pos Allahut, ndërsa po të thuhet pa “teshtid” atëherë pjesa përjashtuese il-laa (përpos) do të merrte kuptimin e ndajfoljes “te”, që fatkeqësisht në disa raste disa prej muez-zinëve fillestarë nuk e këndojnë shkronjën “L” me teshtid.
Këshillat fisnike do të vazhdojnë