Fjala “esh-hedu”

Dr. Musli Vërbani

 

Këshilla fisnike

 

Fjala “esh-hedu”

 

Muhamedi a.s. ka thënë: “Kur të fillojë koha e namazit, le të thërras dikush prej juve ezanin…”

Në një hadithë tjetër Muhammedi a.s. ka thënë: Muez-zini në ditën e kijametit do të jetë më i gjati dhe më i larti.”

Duke pasur parasysh se ezanin (edhanin) dhe veprimet tjera gjatë namazit, i bëjnë muez-zinët (muedh-dhinët) e shtresave të ndryshme, që do të thotë muez-zinë të nivele të larta, muez-zinë të niveleve të mesme dhe fillestarë, do të sjell disa këshilla për përmirësimin e disa çështjeve të cilat në shikim të pare janë të lehta, ndërsa në esencë nuk janë të lehta.

 

Fjala “esh- hedu” nuk këndohet “eshedu”.

Fjala shehide ka kuptimin ka dëshmuar, ka deklaruar.

Ndërsa fjala esh-hedu ka kuptimin unë dëshmoj dhe deklaroj.

Në gjuhën arabe kemi tri shkronja “h”.

Shkronja “h” e rëndë”,

shkronja “h” e mesme dhe

shkronja “h” e lehtë.

Shkronja “h” e lehtë është shkronjë e fjalës “Esh-hedu” dhe artikulohet prej fundit të fytit, është shkronjë fytore që do të thotë është shumë e lehtë.

Kur të thuhet fjala “esh-hedu” duhet të kalohet prej shkronjës “sh” të qiellzës dhe të kalohet thellë në fund të fytit dhe të artikulohet shkronja “h”.

Në fjalën esh-hedu nuk duhet te jenë të ngjitura shkronja “sh” dhe shkronja “h”,  por duhet patjetër të bëhet një shkëputje e lehtë në mes të këtyre dy shkronjave.

Ne të shumtën e rasteve mund të dëgjojmë se kjo fjalë thuhet “Eshedu” duke e anuluar krejtësisht shkronjën “h”.

Përfundim: Thuhet “Esh-hedu” dhe nuk thuhet “eshedu”.

All-llahu ekber,  All-llaahu ekber

Esh-hedu en laa ilaahe il-lall-llaah

 

Këshillat fisnike do të vazhdojnë

 

Lini një koment