Definicioni i ixhtihadit

Dr. Vehbetu Zuhejli
Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Definicioni i ixhtihadit

 

Ixhtihad – gjuhësisht është shprehje e harxhimit të mundit, dhe shpenzimi i çdo mundësie në realizimin e një çështje prej çështjeve, dhe ky term përdoret vetëm në kuptim të asaj që sjell lodhje dhe vështirësi. Thuhet: Është lodhur dhe është rraskapitur në bartjen e gurit të madh, dhe nuk thuhet: Është lodhur dhe rraskapitur në bartjen e kokrrës së bizeles.

Në terminologjinë e dijetarëve të usulit, në kuptimin e saj të përgjithshëm, ka shumë definicone:

  1. Amediu dhe autori i librit “Muslimu thubut” dhe një grup i dijetarëve e definojnë kështu: “Shpenzimi i të gjitha mundësive në kërkimin e një çështjeje presupozuese prej ligjeve të sheriatit, deri në atë masë sa që njeriu e ndien se nuk mundet më shumë për të arritur deri te ajo çështje. Ky është definicion i Amediut dhe autorit të librit “Muslimu thubut”, ngjashëm me të dhe i përafërt, është edhe definicioni i Ibni Haxhibit: “Shpenzimi i fuqisë nga fekihu për të përfituar ligj sheriatik jo të prerë.”

Mirëpo, definicioni është kritikuar sepse nuk i përmbledh të gjitha njësitet që e meritojnë të jenë pjesë e definicionit, pasi që nuk përfshihet dituria për ligjet, dhe se nuk ka pengesë që të përfshihen në definicion edhe termi “çështje të panjohura”, përderisa përfshirja e termit “presupozuese” nuk është e drejtë të përfshihet edhe pse nuk është argument i sheriatit.

Definicioni mund të përmirësohet me atë se qëllimi është për çështje “jo të prerë absolute” e cila përmban dituri (njohuri) dhe që qëllimi të jetë me “jo të prerë” me argument: Është ajo që të llogaritet ligj legjitim vetëm se duhet të mbetet në definicion përsëritja e pjesës “shpenzimi i energjisë” me pjesën tjetër të definicionit “në atë mënyrë që të ndihet i paaftë që të shtojë më shumë”. Definicioni duhet të mos ketë përsëritje dhe turbullti.

  1. Gazaliu, dhe disa dijetarë tjerë, e prej tyre edhe Hudarij, e definojnë kështu: Shpenzimin e energjisë dhe të gjitha mundësive duke kërkuar dituri për ligje të sheriatit.

Edhe ky definicion është kritikuar, sepse rezultati (produkti) i ixhtihadit nuk përkufizohet me ligjet e sigurta, përkundrazi, shumica e tyre janë jo të sigurta, pos nëse definicioni me fjalën “dituri” ka për qëllim diturinë më gjithëpërfshirëse se dituria e sigurt dhe dituria jo e sigurt.

  1. Disa fukaha e definojnë kështu: Ixhtihadi është kijasi. Gazaliu thotë se ky definicion është i gabuar sepse ixhtihadi është më gjithëpërfshirës se kijasi sepse ndonjëherë studiohen të përgjithshmet dhe imtësitë e fjalëve dhe të gjitha rrugët tjera të argumentimit përpos kijasit.
  2. Nga të gjitha definicionet që janë raportuar, sipas mendimit tonë definicioni më adekuat është ai të cilin e ka përmendur Bejdaviju: Ixhtihadi është zbrazja e energjisë për të perceptuar ligjet e sheriatit.

Fjala “zbrazje” nënkupton shpenzimin e mundit dhe energjisë.

Fjala “perceptim i ligjeve” është më gjithëpërfshirëse se fjala “në mënyrë të prerë”, ose jo të prerë.

I ngjashëm me këtë definicion është definicioni i Ibni Hemamit dhe disa tjerëve të cilët e definojnë si në vijim: “Ixhtihadi është harxhimi i fuqisë nga fekihu, për të përpiluar një ligj sheriatik, pa marrë parasysh a është logjik apo transmetues, i prerë apo jo i prerë.”

Definicioni përfshinë ixhtihadin në çështje logjike dhe transmetuese, qofshin të prera apo jo të prera.

Nga definicioni përjashtohen ata të cilët nuk janë fekihë, sepse nëse personi nuk është fekih, te dijetarët e usulit nuk quhet ixhtihad, siç nuk quhet hulumtimi i rregullave gjuhësore, ose rregullave logjike dhe praktike (lëndore) nga dijetari i cili nuk është fekih.

Përfundim – ixhtihadi është proces i përpilimeve të sheriatit nga argumentet parciale të saj.

Lini një koment