Fjala “ekber”

Dr. Musli Vërbani

 

Këshilla fisnike

 

Fjala “Ekber”

 

Muhamedi a.s. ka thënë: “Kur të fillojë koha e namazit, le të thërras dikush prej juve ezanin…”

Në një hadith tjetër Muhammedi a.s. ka thënë: Muez-zini në ditën e kijametit do të jetë më i gjati dhe më i larti.”

Duke pasur parasysh se ezanin (edhanin) dhe veprimet tjera gjatë namazit, i bëjnë muez-zinët (muedh-dhinët) e shtresave të ndryshme, që do të thotë muez-zinë të nivele të larta, muez-zinë të niveleve të mesme dhe fillestarë, do të sjell disa këshilla për përmirësimin e disa çështjeve të cilat në shikim të pare janë të lehta, ndërsa në esencë nuk janë të lehta.

Gabimet ndahen në:

  1. Gabime të rënda: Gabimet të cilat janë gabime të patolerueshme (lehnul xhelij), që do të thotë gabim i qartë dhe i madh, dhe
  2. Gabime të lehta: Mund të jenë gabime të tolerueshme (lehnul hafij), që do të thotë janë gabime që shumë pak hetohen dhe nuk e prishin kuptimin e leximit, por ndryshojnë vetëm konstruktin e leximit. Këtu bëjnë pjesë gabimet në përsosmërinë e rregullave. Këtë lloj të gabimit e kuptojnë vetëm të specializuarit. P.sh., moszgjatja plotësisht e zanoreve të gjata, apo mospraktikimi plotësisht i cilësive, por praktikim i pjesshëm i cilësive të shkronjave.

Në  gabime të rënda bëjnë pjesë  gabimet e patolerueshme (lehnul xhelij), që do të thotë gabim i qartë dhe i madh. E prej tyre janë si në vijim:

  • Të prishurit e kuptimit,
  • moszgjatja e zanoreve të gjata,
  • mosleximi i qartë i shkronjave të qarta,
  • mosbashkëngjitja kur duhet bërë bashkëngjitja,
  • shkurtimi i Medi Lazimit,
  • këndimi i shkronjës trashë kur është e hollë, ose këndimi i shkronjës hollë kur është e trashë,
  • ndalja në vendet e ndaluara.

Një gabim prej gabimeve të rënda të patolerueshme (lehnul xhelij), është fjala “Allahu ekbeer” në vend të këndimit All-llaahu ekber”. Kështu pra Fjala “ekber” nuk këndohet “ekbeer”

Në rastin e parë fjala “ekber” ka kuptimin “më i madhi” ndërsa

Në rastin e dytë fjala “ekbeer” ka kuptimin e një lloj tupani”.

Jo vetëm në këtë rast, por gjithmonë zanorja e shkurtë është e ndaluar të këndohet gjatë.

Për këtë arsye duhet pasur kujdes që të mos zgjatet asnjëherë shkronja “e” me rastin e thënies ekber” pra të mos thuhet “Allahu ekbeer”, por të thuhet “All-llaahu ekber”.

 

Lini një koment