Dr. Musli Vërbani
Këshilla fisnike
“ekber”, jo “egber”
Muhamedi a.s. ka thënë: “Kur të fillojë koha e namazit, le të thërras dikush prej juve ezanin…”
Në një hadith tjetër Muhammedi a.s. ka thënë: “Muez-zini në ditën e kijametit do të jetë më i gjati dhe më i larti.”
Duke pasur parasysh se ezanin (edhanin) dhe veprimet tjera gjatë namazit, i bëjnë muez-zinët (muedh-dhinët) e shtresave të ndryshme, që do të thotë muez-zinë të nivele të larta, muez-zinë të niveleve të mesme dhe fillestarë, do të sjell disa këshilla për përmirësimin e disa çështjeve të cilat në shikim të pare janë të lehta, ndërsa në esencë nuk janë të lehta.
E kemi treguar edhe më parë se gabimet ndahen në:
- Gabime të rënda: Gabimet të cilat janë gabime të patolerueshme (lehnul xhelij), që do të thotë gabim i qartë dhe i madh, dhe
- Gabime të lehta: Mund të jenë gabime të tolerueshme (lehnul hafij), që do të thotë janë gabime që shumë pak hetohen dhe nuk e prishin kuptimin e leximit, por ndryshojnë vetëm konstruktin e leximit. Këtu bëjnë pjesë gabimet në përsosmërinë e rregullave. Këtë lloj të gabimit e kuptojnë vetëm të specializuarit. P.sh., moszgjatja plotësisht e zanoreve të gjata, apo mospraktikimi plotësisht i cilësive, por praktikim i pjesshëm i cilësive të shkronjave.
Në gabime të rënda bëjnë pjesë gabimet e patolerueshme (lehnul xhelij), që do të thotë gabim i qartë dhe i madh. E prej tyre janë si në vijim:
- Të prishurit e kuptimit.
Në gabim prej gabimeve të rënda bënë pjesë gabimet e patolerueshme (lehnul xhelij), është fjala “Allahu egbeer” në vend të këndimit “All-llaahu ekber”. Këtë çështje do ta sqarojmë si në vijim:
Në gjuhën arabe kemi fjalën “kebere” dhe fjalën “gabere”.
Fjala “kebere” e ka kuptimin i madh, ndërsa
Fjale “gabere” e ka kuptimin i pluhurosur.
Superlativi i këtyre dy fjalëve është “ekber” dhe “egber”.
“Ekber” do të thotë më i madhi ndërsa
“egber” ka kuptimin më i pluhurosuri.
Kështu…
Përfundim: me rastin e e ezanit dhe të ikametit duhet pasur kujdes dhe të thuhet “Allaahu ekber” (Allahu është më i madhi) dhe asnjëherë të mos shndërrohet shkronja “k” në “g” për shkak të afërsisë apo për shkak të moskujdesit apo për shkak të padijes.