Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Zoti është Furnizuesi
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
۞وَإِذِ ٱسۡتَسۡقَىٰ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦ فَقُلۡنَا ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡحَجَرَۖ فَٱنفَجَرَتۡ مِنۡهُ ٱثۡنَتَا عَشۡرَةَ عَيۡنٗاۖ قَدۡ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٖ مَّشۡرَبَهُمۡۖ كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ مِن رِّزۡقِ ٱللَّهِ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ٦٠
“Kur Musau kërkoi ujë për popullin e tij. Ne i thamë: Bjeri gurit me shkopin tënd! Atëherë nga guri shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe secili fis e dinte burimin e vet. (Ne thamë) Hani e pini prej begative të Allahut dhe mos u sillni keq e të bëheni prej shkatërrimtarëve.” (El Bekare : 60)
Kur ka mbetur në shkretëtirë populli i Musaut a.s., Zoti i Lartmadhëruar u dërgoi mjegulla që t’i mbrojë nga nxehtësia e diellit, pastaj Zoti i Lartmadhëruar iu përgjigj lutjes së Musaut a.s. për ujë. E frymëzoi që me shkop t’i binte gurit dhe kur i ra, nga guri shpërthyen dymbëdhjetë burime, po aq sa kishte fise populli i Musaut a.s. dhe secili fis e dinte burimin e vet dhe shkonte te burimi i vet per ujë.
Kështu, Zoti i Lartmadhëruar na sqaron se i përgjigjet lutësit të gjendjes së vështirë.
Lutja e Musaut a.s. ka qenë për shkak të gjendjes së vështirë.
Lutja e Musaut a.s. ka qenë për shkak të gjendjes së vështirë sepse në shkretëtirë nuk ka ujë. Ai i cili gjendet në situatë të vështirë e kupton se shkaqet janë harxhuar për këtë arsye i drejtohet Zotit të tij.