Falënderoje Zotin

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Falënderoje Zotin

 

Zoti i Lartmadhëruar ia mëson njeriut mënyrën e falënderimit, që ajo të jetë me vepra të mira, me fjalë të mira. Zoti dëshiron të mirën për njeriun. Njeriut, pa e ditur, mund t’i shtohen mirësitë dhe përgëzimet. Mund t’i ndodh ashtu siç i ka ndodhur popullit të Sebeit, të cilët janë mashtruar dhe kanë menduar se i posedojnë të gjitha shkaqet. Këtë e tregon Kur’ani kur thotë:

لَقَدۡ كَانَ لِسَبَإٖ فِي مَسۡكَنِهِمۡ ءَايَةٞۖ جَنَّتَانِ عَن يَمِينٖ وَشِمَالٖۖ كُلُواْ مِن رِّزۡقِ رَبِّكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥۚ بَلۡدَةٞ طَيِّبَةٞ وَرَبٌّ غَفُورٞ ١٥ فَأَعۡرَضُواْ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ سَيۡلَ ٱلۡعَرِمِ وَبَدَّلۡنَٰهُم بِجَنَّتَيۡهِمۡ جَنَّتَيۡنِ ذَوَاتَيۡ أُكُلٍ خَمۡطٖ وَأَثۡلٖ وَشَيۡءٖ مِّن سِدۡرٖ قَلِيلٖ ١٦ ذَٰلِكَ جَزَيۡنَٰهُم بِمَا كَفَرُواْۖ وَهَلۡ نُجَٰزِيٓ إِلَّا ٱلۡكَفُورَ ١٧

“Vendbanimi i Sebeit ishte një shenjë e qartë për banorët e tij, dy kopshte, në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre) Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj. Por ata kundërshtuan (fjalët Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e pendës, dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me frute të hidhëta marine dhe pak lotus. Ne i ndëshkuam kështu për shkak të mohimit dhe mosmirënjohjes së tyre. Vallë, a dënojmë Ne tjetërkënd përveç mosmirënjohësve.” (Sebeë : 15-17)

Vendbanimi i popullit të Sebeit ka qenë në Jemen. Kanë pasur dy plantacione të mëdha të gjelbëruara, një në anën e djathtë të tyre dhe një në anën e majtë të tyre. Kur’ani, nëpërmjet ajeteve fisnike na tregon se atyre u është përkujtuar që të hanë nga furnizimet e Zotit të tyre dhe u është kërkuar që të falënderojnë për begatitë, mirëpo ata janë zhytur thellë në detet e mashtrimeve dhe kanë menduar se begatitë të cilat i kanë poseduar janë si rezultat i shkaqeve që ata i kanë prodhuar. Ata kanë ndërtuar penda, ku është akumuluar sasi e madhe e ujit. Me këtë ata kanë menduar se ata janë prodhues të atij uji.

Duke i shfrytëzuar ato dy plantacione të mëdha prej të cilave kanë konsumuar ujin dhe janë ushqyer, këta banorë i janë nënshtruar vetmashtrimit njerëzor, e cila është rrugë e humbjes së njeriut. Ata kanë menduar se i posedojnë të gjitha shkaqet dhe nuk kanë pranuar se çdo gjë i nënshtrohet dëshirës së Zotit të Lartmadhëruar. Kështu populli i Sebeit është larguar nga të përmendurit e Allahut. Janë vetmashtruar duke u treguar mendjemëdhenj, duke u mburrur me arritjen e atyre begative, e veprat e tyre, nga veprat e mira janë shndërruar në vepra shkatërruese.

Në fillim ka shpërthyer penda dhe uji i shkapërderdhur ka shkatërruar çdo gjë që ka pasur në tokë. Dy plantacionet e mëdha janë bërë të kalbura, e që më parë kishin pasur pemë të mira. Toka prodhonte vetëm fruta të hidhëta dhe pemë të cilat nuk japin fryte. Kështu i dënon Zoti ata të cilët i mohojnë begatitë e Allahut dhe nuk e falënderojnë Krijuesin, i Cili është Bujar.

Lini një koment