Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Begatitë janë vetëm prej Allahut
Kështu pra, njeriu duhet të edukohet me cilësinë e falënderimit ndaj Krijuesit, i Cili është Bujar.
Njeriu besimtar duhet të jetë falënderues nga dhurimi i begative, ashtu që të mos barazohet me pabesimtarin, për të cilin Zoti i Lartmadhëruar thotë:
وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ٱلضُّرُّ دَعَانَا لِجَنۢبِهِۦٓ أَوۡ قَاعِدًا أَوۡ قَآئِمٗا فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُ ضُرَّهُۥ مَرَّ كَأَن لَّمۡ يَدۡعُنَآ إِلَىٰ ضُرّٖ مَّسَّهُۥۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلۡمُسۡرِفِينَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٢
“Dhe kur njeriun e kaplon e keqja, atëherë Na lutet shtrirë ose ulur ose në këmbë. E, sapo Ne ta largojmë të keqen, vazhdon rrugën, thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu u zbukurohet puna që kanë punuar atyre që i tejkalojnë kufijtë e teprimit.” (Junus : 12)
Njeriu i cili nuk beson, e kujton Krijuesin e tij vetëm atëherë kur të i ndodh diçka që i dhemb në shpirt ose pasuri, dhe, kur ta ndjen veten të dobët, atëherë i lutet Zotit në të gjitha pozitat, si duke ecur, ashtu edhe ulur, por edhe shtrirë. Që nga momenti kur Zoti i përgjigjet lutjes së tij dhe ia tejkalon vështirësinë, ai e harron begatinë e Allahut. Kështu shejtani ia zbukuron rrugën e humbjes pabesimtarit i cili nuk besonte me sinqeritet në Krijuesin Bujar.
Ai i cili nuk beson në Zotin, mendon se rruga për të arritur te begatitë bëhet duke i përshkruar Zotit idhuj dhe mendon se tjetër kush pos Zotit i dhuron të mira dhe begati. Po cili është përfundimi i tyre? Përfundimi tyre është zjarri.