Obligueshmëria e besimit është permanente

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Obligueshmëria e besimit është permanente

 

 

Zoti i Lartmadhëruar i obligon besimtarët që imani i tyre të jetë i përgjithmonshëm, që të besojnë në Allahun, në të dërguarin e Tij, në librat të cilat kanë zbritur prej Tij, te pejgamberët e Tij, pra të besojmë në librat e mëhershëm qiellor të cilat u kanë zbritur pejgamberëve.

Nëse ajo e cila ekziston kërkohet, duhet ta dimë dhe ta perceptojmë se ajo e ekzistuar është permanente dhe që obligueshmëria për të besuar duhet të kaloj prej një gjenerate në një gjeneratë tjetër pandërprerë.

Ne mund ta kuptojmë lutjen e zotërisë sonë Ibrahimit s.a.v.s.:

وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِ‍ۧمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا بَلَدًا ءَامِنٗا وَٱرۡزُقۡ أَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنۡ ءَامَنَ مِنۡهُم بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ

“O Zoti im, bëje këtë vend të sigurt dhe furnizoj me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Zotin dhe në ditën e gjykimit.” (El Bekare : 126)

Lutja e zotërisë sonë Ibrahimit a.s. na sqaron se ai në lutje i ka përmbledh që të jenë të furnizuar vetëm ata të cilët besojnë në Zotin dhe në ditën e gjykimit,.

Ibrahimi a.s. bëri lutje, që furnizim të kenë fëmijët (pasardhësit) e tij besimtar dhe kërkoi që të furnizohen me pemë e perime vetëm ata. Kjo ka qenë zgjuarsia në pranimin e obligueshmërisë nga Allahu. Kjo ka qenë edukatë e kultivuar nga mësimi prej Allahut, mirëpo mëshira e Allahut nuk ndalet vetëm në këtë çështje.

Lini një koment