Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Në begatinë e Allahut ka mëshirë
Pasi që Zoti i Lartmadhëruar e ka informuar Ibrahimin a.s. se ka mundësi që mëshira e Allahut të përfshijë edhe besimtarin edhe pabesimtarin, Allahu i i ka dhënë kuptim tjetër asaj e cila ka pasur kuptim të mëhershëm:
قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلٗا ثُمَّ أَضۡطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ١٢٦
“Tha: Kush nuk beson, do ta lë që të kënaqet pak, pastaj do ta hedh në zjarr të xhehenemit. Nuk ka vendbanim më të keq.” (El Bekare : 126)
Zoti i Lartmadhëruar e ka njoftuar Ibrahimin a.s. se:
Pasardhësit e tij besimtarë do të kenë furnizim në këtë botë dhe xhenetin në botën tjetër dhe ata do të kenë udhëheqje në këtë botë nëse kanë principe dhe karakter, përderisa:
Furnizimi material siç janë ushqimi dhe pija, këto janë begati edhe për besimtarin dhe pabesimtarin, vetëm se pabesimtari do të dënohet në botën tjetër.
Kjo i bie, sikur t’i ketë thënë Ibrahimit: Unë kur i kam vendosur në këtë botë, kam vendosur edhe besimtarin edhe pabesimtarin dhe ua kam nënshtruar gjithçka ka në tokë edhe besimtarit edhe pabesimtarit. Përderisa e kam vendosur edhe besimtarin edhe pabesimtarin, patjetër që secilit prej tyre do t’ua siguroj mjetet e jetës dhe ekzistencës.