Fitimi, Zhvatja (fitimi haram) dhe Kënaqësia

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Fitimi, Zhvatja (fitimi haram) dhe Kënaqësia

 

Pse thuhet: mëkati është fitim, dhe jo zhvatje?

Ne themi: Harami ka nevojë për reflektimin në të cilin ndeshen ndjenjat shpirtërore. Për këtë arsye edhe quhet zhvatje, sepse:

  • kur ti qëndron në shtëpinë tënde me bashkëshorten tënde, qëndron i qetë me të. Përderisa
  • nëse qëndron me një grua të huaj, atëherë pjesët e trupit tënd çorientohen dhe trazohen, ato ndeshen në trupin tënd, ashtu që i mbyll dritaret, nëse cingëron zilja e shtëpisë trembesh, flet me zë të ulët që të të mos dëgjoj askush. Këto ndjenja ndeshen në mes vete.

Njësoj është edhe kur është në pyetje pasuria hallall dhe haram:

  • Nëse e ke pasurinë hallall, e shfaqë para njerëzve.
  • Nëse dikujt vjedhësi i ka vjedhur diçka nga kuleta, shpirti i vjedhësit menjëherë tronditet, fillon të hulumtoj një vend të errët dhe të fshehtë ku nuk e sheh askush që të numëroj çka ka vjedhur dhe hulumton të gjej një vend qe t’i fsheh mjetet e vjedhura dhe të mos i sheh askush.

Kështu pra, në hallall ka harmonizim, e që quhet fitim, ndërsa në haram ka reflektim e që është zhvatja (harami).

Mirëpo ne e shohim se Zoti i Lartmadhëruar e përdor fjalën fitim në vend të fjalës zhvatje. Ta dish se, kur Allahu e përdor këtë term, na tregon për ata të cilët e bëjnë princip mëkatimin, sa që mëkatet nuk kanë kurrfarë rëndësie dhe kurrfarë ndikimi, madje zemrat e tyre janë lidhur ngushtë me mëkatet, sikurse ata të cilët gjatë ditës me mburrje tregojnë se çka kanë bërë natën, ata pandehin se me mëkate kanë fituar.

Njeriu i cili në zemrën e tij e ka besimin, nëse bën mëkat tronditet dhe fillon të qaj dhe frikësohet se mos po e kupton dikush tjetër për mëkatin e tij.

Kështu pra, ai i cili e bën princip me mëkate, ai është ndërlidhur me mëkate dhe (fitimin haram) e konsideron fitim dhe i shumëzon mëkatet derisa të bëhet xhehenemi vendstrehim i tij dhe derisa të bëhet banor i së keqes.

Lini një koment