Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Çka është kënaqësia e Zotit?
Kënaqësia e Zotit është të qetësuarit e zemrës në një çështje me të cilën lakmon që prej saj të kesh dobi.
Kur them: “Unë jam i kënaqur me këtë çështje”, do të thotë se sasia e dobisë me të cilën e arrij prej saj, më mjafton.
Ndoshta në krahasim me atë qe ke arritur ti, ndonjë tjetër ka arritur edhe më shumë, por tjetri nuk është i kënaqur me atë çështje, mirëpo besimtari gjithmonë është i kënaqur me caktimin e Allahut, sepse ai i cili ia ka caktuar është Allahu i mëshirshëm.
Allahu i Lartmadhëruar është i mëshirshëm në çdo caktim të Tij, përkundër asaj se ne në disa raste nuk e perceptojmë atë mëshirë.
Ndoshta Allahu më pengon të kem pasuri, nga shkaku që ajo pasuri të mos kaloj në duart e fëmijëve të mi, e që ata prej asaj pasurie të kalojnë në rrugën e keqe, si p.sh., në përdorimin e drogës, në lojëra të fatit, ose në klube të natës ku veprohen haramet. Kështu, pengimi që të mos kemi pasuri është mëshirë dhe pengimi nga dhurimi është vet dhurimi. Për këtë arsye thuhet:
Nëse nuk e arrin atë që e dëshiron, kënaqu me atë që ke arritur sepse ashtu siç ka urtësi në begati, ka urtësi edhe në pengimin nga begatia.