Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Begatia dhe Kriza (fatkeqësia)
Nëse pasuria ndikon që të bëhesh kriminel, atëherë ajo pasuri është fatkeqësi dhe jo begati.
Nëse ngushtimi i gjendjes ekonomike të pengon që të bëhesh kriminel atëherë ajo gjendje është fat (begati) dhe jo fatkeqësi.
Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar thotë:
كَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ ٦ أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ ٧
“Por, vërtetë njeriu e tejkalon çdo kufi kur e konsideron veten se është i pavarur.” (El Alek : 6,7)
Zoti i Lartmadhëruar nuk dëshiron që të të jep pasuri e që pastaj të bëhesh i ‘pavarur’ nga Allahu dhe ta teprosh, sepse kjo do të të shkaktonte fatkeqësi dhe nuk do të ishte begati. Kështu pra, thënia e Zotit të Lartmadhëruar “Allahu do t’u pasuroj juve prej begative të Tij, nëse dëshiron.” tregon për fuqinë absolute të Tij në gjithësinë e Tij, ashtu që të mos jetë pasuri vetëm pasuria materiale, pra vetëm pasuria materiale, por begati të jetë edhe karakteri gjithashtu. Pasuria nuk e largon edukatën qiellore dhe as nuk e largon nga planprogrami i Allahut. Këtë e vërteton thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٢٨
“Vërtetë, Allahu është Gjithdijshëm, i Urtë.” (Et Tevbe : 28)
Me “i Gjithëdijshëm”, nënkupton se e di çështjen e dobishme për ju.
Me “i Urtë”, nënkupton se e vendos “begatinë” në vendin meritor dhe e vendos “vështirësinë” në vendin meritor.