Të vepruarit me minimumin

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Usuli fikhu islam II"

Të vepruarit me minimumin

(Emëruesi më i vogël i përbashkët) E cila është thënë te Shafiijtë.

 

Esenca e të vepruarit me minimumin (siç e kemi përmendur) atëherë kur dijetarët ndahen për dispozitën e një çështje prej çështjeve, si f.v., mospajtimi për “DIJEN” e minorenit:

– Hanefijtë mendojnë se është i njëjtë me “DIJEN” e muslimanit.

– Malikijtë mendojnë: ajo është sa gjysma e “DIJES” së muslimanit.

– Shafiijtë thonë se është sa një e treta e “DIJES” së muslimanit, këtë e thonë duke u bazuar në emëruesin më të vogël të përbashkët të përmendur nga dijetarët duke mos shtuar më shumë, përderisa nuk paraqitet argument për shtesë.

Nëse paraqitet argument për shtesë, atëherë duhet pasuar atë argument (shtesë) sepse bazës nuk duhet qëndruar kundër. Shembull të kësaj e kemi mendimin e Shafiijut: Minimumi i xhizjes nëse nuk do të kishte argument për shtesë është një dinarë.

Me këtë ka vepruar Shafiiju dhe Ebu Bekri Bakilaniju.

Tregohet nga disa ekspert të usulit për ixhmain e analistëve se, në esencë kjo është vetëm bashkëngjitje për të vepruar me të, deri sa mos të paraqitet ndonjë argument i cili tregon për të vepruar me maksimumin.

 

Shafiijtë veprojnë edhe me emëruesin më të madh të përbashkët me rastin e numrit të pastrimeve, pasi që është thënë për pastrimin e enës prej lëpirjes së qenit, ai pastrim i enës bëhet tre herë, pesë herë ose shtatë herë, mirëpo lajmi (hadithi) i dy koleksioneve sahihë tregon se duhet pastruar shtatë herë. Në këtë rast nuk është vepruar me minimumin e thënë (por me maksimumin).

Shafiiju, Maliku dhe Ahmedi thonë se “DIJA” e idhujtarit është sa tre e dhjeta e DIJES së muslimanit, që do të thotë, dy pjesë nga tri e dhjeta pjesë e DIJES së muslimanit.

Ebu Hanife thotë se është e njëjtë me DIJEN e muslimanit dhe të pasuesit të librit.

Shumica absolute thonë se duhet të veprojnë me minimumin.

Kur Shafiiju r.a. e ka zgjedh për të vepruar me minimumin para mendimeve të dijetarëve, ai ka vepruar me më të sigurtën. Për këtë arsye ai i kushtëzon tre kushte:

E para: Që të mos gjendet ndonjë argument për specifikimin e tij.

E dyta: Që të mos jetë çështje në procesin për të cilën ka pasur mospajtime, si f.v., namazi i xhumasë është aprovuar duke kaluar në procesin në të cilën dijetarët kanë paraqitur mospajtime në lidhje me numrin e xhematit të cilët bëhen shkak i vlefshmërisë së namazit të xhumasë. Në këtë rast nuk veprohet me minimumin, argument i kësaj është peng i dënimit për të dhe dënimet nuk zbatohen kur të ketë dyshim për veprën. Për këtë arsye, Shafiiju e ka paraparë se për pranimin e xhumasë nevojiten 40 xhematë dhe ky është maksimumi i numrit të xhematit për të. Kjo do të thotë se nëse dispozita është e aprovuar në “DHIME” atëherë merret maksimumi, ky argument është për shafiijët sepse borxhi kryhet me maksimumin sipas ixhmait, ndërsa për minimumin e saj ka mospajtime.

E treta: Që minimumi të jetë në pajtueshmëri prej të gjithë protagonistëve për atë çështje.

Nëse nuk plotësohet kushti i parë dhe gjendet ndonjë argument i cili tregon për një çështje konkrete, atëherë përcaktohet të veprohet në bazë të asaj çështjeje konkrete, ashtu siç e treguam me të vepruarit me çështjen e lëpirjes së qenit.

Nëse nuk plotësohet kushti i dytë ashtu që çështja është në proces debati për të cilën ka divergjenca, përcaktohet të veprohet me shumicën sepse kjo është më e përshtatshme, siç e treguam me numrin e xhematit me të cilën pranohet namazi i xhumasë, që do të thotë: Të vepruarit me më të përshtatshmen nuk është vaxhib, vetëm po që se çështja për të cilën debatohet merr rezultat të sigurt përfundimtar. Nëse çështja për të cilën debatohet nuk është temë e debatit për atë për të cilën duhet të veprohet minimumi. Në këtë çështje bëhet obligative edhe pse ka mospajtime.

Nëse nuk plotësohet kushti i tretë: Nuk përcaktohet emëruesi më i vogël i përbashkët, për shkak të pasigurisë së saj dhe sikur shafiijtë e kanë paraparë të vepruarin me minimumin si emërues i përbashkët i ixhmait për pranimin e minimumit dhe pafajësinë esenciale (në rastin e mohimit) të cilën e dëshmon logjika sepse ajo nuk nënkupton se nuk duhet të shtohet sepse absolutisht, bazike është të mos jetë obligative, mirëpo nuk veprohet me minimumin sepse është aprovuar ixhmai (të mos veprohet) dhe çka është pas saj mbetet në bazën e saj.

Sqarim i kësaj është se, kur shafiijtë deklarojnë për “DIJEN” e minorenit, se veprohet me minimumin, ato kanë shikuar se për një të tretën janë pajtuar që të gjithë sepse ai i cili ka thënë për një të dytën, ai ka dhënë edhe për të sepse një e treta është edhe brenda një të dytës, ai i cili deklaron një të njëjtën edhe ai e ka thënë një të tretën sepse një e treta bën pjesë brenda tërësisë. Kjo i bie se, për një të tretën janë pajtuar që të gjithë, sepse në momentin kur janë pajtuar që të mos ketë shtesë tjetër, ata kanë vërejtur se baza e çështjes nuk ka më dispozitë shtuese dhe kjo është pajtueshmëria e bazës prej ixhmait.

Njësoj është edhe për shumën e XHIZJES.

Është thënë: katër dinarë.

Është thënë: dy dinarë.

Është thënë: një dinarë.

– Shafiiju vepron me shumën e një dinarit, sepse ky është emëruesi më i vogël i përbashkët.

– Të tjerët pajtohen me të (në një dinarin), por mospajtimi është për me mbi një dinarin. Këtë mendim e mbështesin me hadithin mursel nga Umer bin Abdul Azizi, të cilin e transmeton Shafiiju në Musnedin e tij, dhe hadithin e Muhamedit a.s. nga Muadhi se, pejgamberi s.a.v.s. ka urdhëruar që të merret nga një dinarë për banorët e Jemenit.

– Hanefijtë nuk e pranojnë këtë bazë juridike, ashtu siç nuk e pranon ixhmain e aprovuar në këtë mënyrë sepse te ta, ky lloj i ixhmait nuk është i plotë, pos nëse ekziston mundësia e saktësimit të mendimeve të cilat burojnë prej dijetarëve në lidhje me këtë çështje, ndërsa kjo mënyrë është e papranueshme.

Për këtë arsye Ibn Hazmi deklaron: Lejohet të veprohet me minimumin, nëse mund të mbledhim saktësisht mendimet e të gjithë dijetarëve islam, mirëpo tek kjo nuk është arritur sepse është thënë se duhet të veprohet me maksimumin e thënë, që me bindje të lirohet prej sferës së obligueshmërisë.

Hanefijtë e shtojnë edhe mendimin e tyre se, të vepruarit me të gjitha mendimet me rezervë sepse kështu kryhet obligimi në mënyrë të prerë.

Është replikuar se, të vepruarit me rezervë nuk është obligim, vetëm po që se kryerja e obligimit është obligim i sigurt si, f.v., agjërimi i muajit ramazan, obligueshmëria është e zënë përderisa agjërim tjetër në atë ditë kur nuk shihet hëna e re e muajit sheval konsiderohet veprim rezervë që automatikisht të bëhet lirimi nga ngarkesa me agjërimin e asaj dite, por kur nuk është në pyetje lirimi nga ngarkesa (detyra) që nga esenca, atëherë të vepruarit me minimunin është e sigurt dhe të vepruarit me të është rezervë.

Lini një koment