Ligji Zëvendësues

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Usuli fikhu islam II"

Ligji Zëvendësues

 

Te juristët, zëvendësimi definohet si një hallkë legjislative e cila nuk është prej burimeve të fikhut islam për muslimanët, me të cilën hallkë përpilohen ligje tjera të cilat e zëvendësojnë sheriatin islam, duke aluduar në përmirësimin dhe kompletimin e tij pas vdekjes së të dërguarit të Allahut s.a.v.s.

Përderisa, sa i përket jomuslimanëve, prej minorenëve, të cilët janë rezidentë të shtetit islam dhe llogariten banorë të shtetit islam, dispozitat ligjore nuk janë të plotfuqishme në ritet dhe adhurimet fetare të fesë së tyre, sepse jemi të urdhëruar që t’i tolerojmë e të respektojnë fenë e tyre. Për këtë ekziston edhe ixhmai i të gjithë dijetarëve islam.

Përderisa, sa i përket pos kësaj:

Shumica absolute e dijetarëve mendojnë se ata duhet t’i nënshtrohen ligjeve të sheriatit, nëse e kundërshtojnë ata detyrohen të respektojnë sheriatin, dhe edhe në mes vete ata i zbatojnë ligjet e sheriatit.

Ebu Hanife shkon në atë drejtim se, atyre nuk ju obligohet ajo çka parasheh feja e tyre në dispozita të marrëdhënieve reciproke sipas fesë së tyre, por gjykohet në mes tyre me ligjet e tyre, vetëm nëse raportet ndërnjerëzore kanë të bëjnë me ndonjë të drejtë prej të drejtave të muslimanëve, atëherë në këto raste zbatohen ligjet e sheriatit islam. Kjo zbatohet për të penguar dëmin ndaj muslimanëve, si f.v., kur një minoren martohet me një minorene të cilën e ka shkurorëzuar muslimani dhe ajo është në IDDETIN e saj, ai duhet të zbatoj ligjet e sheriatit islam, duke i ndarë në mes tyre, për të siguruar të drejtën e muslimanit dhe për të penguar dëmin i cili mund të shkaktohet duke u martuar me tjetrin gjatë fazës së shkurorëzimit, derisa është në iddet.

Studentët e Ebu Hanifes shkojnë në atë drejtim duke mos i obliguar, por në mesin e tyre gjykohet me ligjet e sheriati islam për gjërat për të cilat janë pajtuar ata, si f.v., ndalesa e të martuarit me nënën, motrën dhe vajzën, dhe të martuarit me më shumë se katër gra. Përderisa sa i përket dispozitave për të cilat nuk ekziston ixhmai i sheriatit islam, gjykohet në mes tyre në bazë të ligjeve të fesë së tyre. Kush dëshiron më shumë, le të kthehet te librat e fikhut të drejtimit hanefijë.

Nga kjo shihet se, Ebu Hanife është ai i cili thotë për zëvendësimin ligjorë (IHALE) në ligjet e minorenëve, nëse nuk e dëmtojnë asnjë musliman, por studentët e Ebu Hanifes e lejojnë zëvendësimin ligjorë (IHALE) për çështje për të cilat ekziston ixhmai në sheriatin islam, mirëpo ky zëvendësim ligjorë (IHALE) nuk është burim i fikhut islam, ose mbështetje në ligjet tjera për t’u kompletuar sheriati, por është vendosur si tolerancë me minorenët jomuslimanë, që t’u lihet liri në adhurimet e tyre dhe në kryerjen e riteve të tyre fetare dhe përdorimin e simboleve fetare të tyre dhe çka kanë për detyrë t’i zbatojnë ligjet e marrëdhënieve reciproke. Nuk ka dyshim se kjo tolerancë llogaritet prej madhështisë islame.

Përderisa sa i përket traditës dhe ligjit para nesh, këto nuk janë prej çështjes së zëvendësimit ligjorë (IHALES), sepse tradita ose ligji para nesh nuk janë të pavarura për ne, por për shkak se sheriati islam i ka aprovuar që ndonjëherë të mbështetemi te ta, për t’u bazuar në traditë për t’i plotësuar nevojat dhe për t’i realizuar interesat dhe për të mënjanuar vështirësitë dhe për të lehtësuar obligimet, përderisa ligji para nesh bazën e ka në Kur’an dhe sunet siç e kuptuam më parë.

Lini një koment