Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Usuli fikhu islam II"
Istikrai
Istikra: do të thotë atëherë kur pjesët e çështjes së tërësishme shpërndahen për të aprovuar ligjet e saj për atë çështje ose për aprovimin në çështjen e tërësishme të atyre pjesëve. Istikrai është dy llojesh:
- i plotë, dhe
- i mangët.
Istikrai i plotë – është shpërndarja e pjesëve të shumta, përpos një pjese për të cilën nuk pajtohen (dijetarët) me disa forma tjera.
Nëpërmjet Istikrait ekspertët arrijnë deri te aprovimi i ligjit te çështja mospajtuese prej rrugës së aprovimit të tërësishëm që e përfshijnë atë.
Ky aprovim i prerë ligjor aprovohet varësisht prej argumentit të zakonit dhe të atij logjik dhe kjo nëse është istikrai i plotë dhe hamendës.
Nëse istikrai është i mangët – te fukahatë është e natyrës së të barturit te individi i rrallë me atë të shumtën dhe të përgjithshmes. Raste të tilla gjenden në libra të shumtë të fikhut.
Shembull të istikrait të plotë – Nëse parashtrohet pyetja për prapaskenën e namazit të vitrit, se a është farz apo sunet, po të ishte namazi i vitrit vaxhib nuk do të ishte (lejuar) falur edhe në mjet transportues. E dyta është e pavlefshme.
Argumenti i patjetërsueshëm: Ajo çka është konfirmuar në vazhdimësi të plotë mbi të gjitha vaxhibet, qoftë falja e tyre në kohë ose kaza, përpos rastit të çështjes së mospajtimit (vitrit) ashtu që është vërtetuar se nuk ka çështje tjetër e cila kryhet në mjet transportues pos saj.
Istikrai është argument te shafiijtë, malikijtë dhe hanbelijtë.
Hanefijtë nuk e pranojnë istikrain në cilësinë si argument i pavarur për aprovimin e dispozitës, pasi që disa prej tyre shkojnë në atë drejtim të bazës së Kijasit kur tregon për një atribut i cili atribut llogaritet si pikë e bashkimit të të gjitha pjesëve të çështjes ose ata bazohen në zakonin ose në traditën.