Autorizimi

Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Usuli fikhu islam II"

Autorizimi

 

(Me autorizim nënkuptohet) Dhënia e së drejtës për të ligjësuar prej pejgamberit a.s. ndonjë dijetari, për çështje dhe ndodhi, që të ligjësoj çka dëshiron pa argument mbështetës, e që ai ligj i tij më pastaj të jetë i drejtë dhe në përputhshmëri me ligjin e Allahut, sepse është i inspiruar prej Allahut.

Këtë burim ligjor nuk e pranon askush përpos shiitëve imamij. Për këtë arsye, Shiitët thonë se imamët e tyre janë të pagabueshëm, sepse Imamët e tyre kanë autorizim të argumentimit, dhe se çka buron prej tyret dhe çdo mendim i tyre është i saktë dhe në përputhshmëri me vendimin e Allahut.

Ehlu suneti, varësisht prej mendimeve të ndryshme të tyre – siç e kemi përmendur në temën e ixhmait dhe ixhtihadit – nuk e pranojnë se ekziston një autorizim i tillë, dhe nuk e llogaritin si argument dhe burim të sheriatit, sepse ligjet janë prej Allahut të Lartmadhëruar dhe transmetohen nëpërmjet Xhibrilit a.s. si transmetues i shpalljes.

Sa i përket inspirimit:

– mund të jetë prej Allahut të Lartmadhëruar, por mund të jetë prej shejtanit, siç thotë Zoti i Lartmadhëruar:

وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰ أَوْلِيَائِهِمْ لِيُجَادِلُوكُمْ ۖ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ

“Shejtanët i nxisin miqtë e vet, që t’ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).” (El-En’am : 121)

Por është e mundur të jetë prej imagjinatës dhe vesveseve të tij siç thotë Zoti i Lartmadhëruar:

وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ وَنَعْلَمُ مَا تُوَسْوِسُ بِهِ نَفْسُهُ ۖ وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَرِيدِ

Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rreh) i qafës së tij.” (Kaf : 16)

Pasi që ekzistojnë të gjitha këto mundësi, atëherë inspirimi nuk mund të jetë argument.

Nga ky lloj është edhe ajo të cilën e mendojnë disa sufistë, se inspirimi apo zbulimi është argument dhe duhet të veprohet me të, në konceptin të cilin e përmendin më sipër, mirëpo kjo është e papranueshme sepse inspirimi apo zbulimi nuk është argument, ashtu siç e sqarova në pjesën e replikës me shiitët.

Lini një koment