Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Usuli fikhu islam II"
A është ligji romak burim i sheriatit?
Disa orientalistë pretendojnë se fikhu islam është ndikuar nga ligji romak, saqë disa prej tyre e kanë tepruar duke deklaruar se ligji romak është burim prej burimeve të fikhut islam. Pretendimet e tyre këta i mbështesin në dy çështje:
E para: Kronologjisht, ligji romak është më i hershëm se fikhu islam.
E dyta: Ngjashmëria e ligjit romak dhe fikhut islam në disa rregulla dhe terminologji, si f.v., rregulli akuzuesi sjell fakte ndërsa i akuzuari përbetohet, është vetëm një rregull e përbashkët e dy ligjeve prej shumë rregullave. Pastaj rregulli i parimit të interesit, i cili është parim i interesit të përgjithshëm në ligjin romak, gjë që tregon se ligji romak ka ndikuar në fikhun islam. Ky ndikim ka kaluar në dy faza:
E para: Faza e zanafillës së kohës së pejgamberit s.a.v.s., kur siç pretendojnë, pejgamberi s.a.v.s. kur ka udhëtuar në Siri ka pasur mundësi të mësoj ligjin romak të Bizantit.
E dyta: Faza e zhvillimit në kohën e sehabëve, tabiinëve dhe muxhtehidinëve, të cilët kanë gërshetuar sheriatin islam me ligjin romak në vendet të cilat i kanë çliruar muslimanët, si f.v., Sirinë dhe Egjiptin.
E gjithë kjo është e pavlerë, sepse burimet e sheriatit islam janë të pavarura dhe bazën e kanë vetëm te vullneti i Krijuesit të botëve.