Të qenit i përpiktë me shkaqet

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu. Dr. Musli Vërbani

Të qenit i përpiktë me shkaqet

 

Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar çiftëzimin e hurmave, pra bashkëdyzimin e tyre. Dhe këtë e ka bazuar në atë se Zoti i Lartmadhëruar krijon çka dëshiron dhe Muhamedi s.a.v.s. ka menduar se është e mundur që edhe nëse nuk bashkëdyzohen hurmat, do të japin fryte të shumta, mirëpo ekspertiza shkencore e ka hedhur poshtë atë teori, sepse praktika e ka treguar të kundërtën sepse hurmat nuk kanë dhënë fryte. E, atëherë çfarë qëndrimi ka marrë Muhamedi s.a.v.s.?

Pas kësaj, qëndrimi i Muhamedit s.a.v.s. ka ndryshuar. Pra e ka kthyer çështjen në dhuntinë e Zotit të Lartmadhëruar dhe në pasimin e shkaqeve dhe përmbajtjes së shkaqeve në përpikëri, e kjo është të bërit ekspertiza dhe të përmbajturit në rregullat e materies, sepse pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

“Ju jeni më të ditur në çështjet e jetës suaj.”

Kjo do të thotë se, lejohet veprimi në bazë të përfundimeve që dalin prej eksperiencës, pra, në bazë të mundësisë, sepse në raste tjera si f.v., Kur është fjala për qiellin, ti nuk mund ta thyesh ligjin e tij, sepse qielli jep çdo fryt nga secili shkak dhe secili produkt. Ju angazhohuni, dhe nëse me anë të eksperimentit praktik arrini te diçka që është e dobishme dhe në interesin tuaj, atëherë veproni me të.

Pejgamberi s.a.v.s. e ka kthyer çështjen e cila ka qenë më herët ndalesa nga çiftëzimi dhe ka thënë: Kjo është çështje e ekspertizës praktike. Pejgamberi s.a.v.s. e ka marrë parasysh rezultatin e ekspertizës praktike, ashtu siç një dijetar e merr përsipër për ta rregulluar një çështje dhe vendos që së pari ta bëjë provën praktike vet, e me këtë themi se nuk ka kurrfarë pengese që ai të jetë i zgjedhur prej Allahut. Nuk ka kurrfarë pengese që ta marrin për bazë mendimin e tij, nëse veç ai është i njohur si i drejtë.

Çështja tjetër, për atë i cili dëshiron të zbulon ligj në jetën e tij, është që, teoria të përputhet me praktiken.

Lini një koment