Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu. Dr. Musli Vërbani
Pse të ketë dallime në furnizime?
Dallimi ndërmjet furnizimeve është çështje të cilën e ka dëshiruar Allahu, me qëllim që njerëzit ta kërkojnë rizkun nëpërmjet rrugëve të ndryshme. Nëse një person dallohet për një çështje për furnizim, ai është veçuar nga njerëzit për atë çështje. Për këtë arsye, furnizim është çdo gjë prej së cilës përfitohet dobi. Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë:
وَٱللَّهُ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيۡرِ حِسَابٖ ٢١٢
“Allahu furnizon cilin do, pa llogari.” (El Bekare : 213)
Ne duhet t’i qasemi konceptit dhe ta kuptojmë: çka do të thotë “pa llogari”?
Fjala llogari ngërthen:
- Llogaritësin;
- Të llogariturën.
Pasi që Zoti i Lartmadhëruar e furnizon një njeri, mbi të nuk mund të ketë forcë më të lartë.
Ne themi: Pse i është dhënë?
Zoti i Lartmadhëruar jep me fuqinë e Tij absolute. I jep pabesimtarit që të mahnitet besimtari. Mirëpo, a thua pse besimtari nuk i mendon të mirat e tij të shumëfishta?!. Njeriu për të siguruar shpirtin e tij duhet ta kuptoj se:
“Allahu furnizon cilin do, pa llogari.” (El Bekare : 213)
Njeriu duhet ta kuptoj se, përveç të tjerëve edhe ai është i llogaritur në furnizim prej Allahut. Pse?
Sepse Zoti i Lartmadhëruar qartë ka thënë:
مَا عِندَكُمۡ يَنفَدُ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ بَاقٖۗ وَلَنَجۡزِيَنَّ ٱلَّذِينَ صَبَرُوٓاْ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٩٦ مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَنُحۡيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةٗ طَيِّبَةٗۖ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٩٧
“Ajo që e keni pranë vetës është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t’u japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (En Nahl : 96,97)
Njeriu, pa marrë parasysh çfarë pasurie posedon, atë pasuri ai e ka të kufizuar dhe të numërueshëm, ndërsa, sa i përket Allahut, Ai posedon pakufi dhe në masë të panumërueshme. Kur njeriu ta kuptoj këtë, duhet të bëhet i sjellshëm dhe duhet ta dijë se ata të cilët e adhurojnë Allahun shpërblehen më shumë se çfarë kanë punuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm për botën tjetër, por ka të bëjë edhe me këtë botë.